Dule: PBDNJ bashkëpunim me PPD, KQZ akt arbitrar e përjashtoi nga konkurimi në zgjedhje

69

timthumbKryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shpallur sot bashkëpunimin në zgjedhje me Partinë e Prosperitetit Demokratik, e cila sipas Dules është përjashtuar nga konkurimi në zgjedhje në mënyrë arbitrare.

Dëshiroj të shpreh kënaqësinë që në këtë konfrencë dal me zotin Hyzei Fetahu arsyeja është se sot denoncojmë aktin arbitrar të KQZ dhe të kolegjit zgjedhor, që përjashton nga konkurimi Partinë e Prosperitetit Demokratik. Kjo prati ka konkuruar edhe në procese zgjedhore të mëparshme”, tha Dule ndërsa shtoi se arsyet e mospranimit të saj janë krejt absurde dhe të papranueshme.

Kreu i PBDNJ-së tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi zoti Fetahu që është edhe kreu i kësaj partie do të jetë kandidat në listat e PBDNJ-së për qarkun e Elbasanit.

Ne kemi marrë vendim për bashkëpunim në këto zgjedhje politike. PPD që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar gollobordas do të bashkëpunojmë me ne në këto zgjedhje. Synimet tona janë të përbashkëta, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i minoriteteve. Zoti Fetahu kryeson listën tonë në qarkun e Elbasanit”, tha më tej Dule’’,- përfundon deklarata për shtyp e PBDNJ.