Izraeli bombardon Sirinë

foto euronewsTë dielën në mëngjes, toka është dridhur në veri të kryeqytetit sirian. Avionët izraelitë kanë bombarduar përgjatë shumë orëve Qendrën e Kërkimeve Ushtarake të Jamraya dhe një depo municionesh afër saj. Një burim  shërbimi të dhënash ushtarake perëndimore, ka rrëfyer se bëhet fjalë për rezerva raketash të fabrikuara nga Irani, ato që janë shënjestruar, raketa të destinuara për Hejzbullahun.

Qeveria ka reaguar nëpërmjet Ministrit të Informacionit duke deklaruar, se ky agresion i hap portën të gjitha mundësive, duke e bërë situatën në rajon, më të rrezikshme.

Presidenca e Egjiptit, nga ana e saj ka treguar, se sulmi izraelit, ishte ‘’një dhunim i së drejtës dhe principeve ndërkombëtare’’. Lidhja Arabe i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së OKB-së të veprojë në mënyrë të menjëhershme.

euronews

Ekzekutohet para shtëpisë bizesmeni

POLICIA_TIRANEMbrëmjen e natës së shkuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Ikmet Kotorri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në rrugën “Ali Visha”, pranë zyrave të kompanisë së tij.

Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij, por përfaqësues të kompanisë “Kotorri – SL sh.p.k.”, që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri 45 vjeç është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.

Kotorri ka themeluar në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Viktima është ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. Policia bëjnë të ditur se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës.

Juventusi shpallet kampion i Italisë

JuventusJuventusi siguron titullin kampion në Serie A tre javë përpara përfundimit të kampionatit. Bardhezinjve u ka mjaftuar një fitore minimale 1-0 me Palermon, për të festuar trofeun numër 29 sipas Federatës Italiane të Futbollit, por të 31-in sipas tyre.

Ndaj sicilianëve të besuarve të Antionio Kontes i mjaftonte edhe një barazim, por Vidal me 11-metërsh në pjesën e dytë i siguron skuadrës së tij fitoren e ndeshjes dhe në fund ka festë. Lojtarët gëzojnë së bashku me rreth 40 mijë tifozët e pranishëm në “Juventus Stadium” titullin e dytë kampion radhazi.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të rëndësishme të ditës së sotme, Milani ka mundur Fiorentinën 1-0, duke konsoliduar vendin e tretë, ndërsa Napoli mposht Interin 3-1 dhe e sheh veten të kualifikuar për në Champions League.

Politika shqiptare nderon dëshmorët e kombit

5-maji-grupNë ditën e nderimit të Dëshmoreve, krerët e politikës shqiptare kanë kryer homazhe, tek varrezat e Dëshmorëve. Presidenti i Republikës Nishani, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, anëtarë të qeverisë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, prefekti i Tiranës si dhe anëtarë të shoqatave të veteranëve.

Kryeministri Berisha, gjatë këtij homazhi ka theksuar se, çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh, para atyre vajza e djemve, burrave e grave që me sakrificat e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot, t’i nderojnë ata në liri, bënë të mundur që Shqipëria, për të cilën ata luftuan, të jetë sot anëtare e Aleancës më të fuqishme të lirisë së kohërave, bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit europian, bënë të mundur që sot, shqiptarët kudo ku janë të shfrytëzojnë lirinë, pasuritë e saj të pafundme, për të ndërtuar  një të sotme dhe të ardhme që meritojnë.

Ndërkohë dhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve. Lideri opozitar Rama, ka theksuar se, ne këtë dite se, idealet e dëshmorëve te kombit sot, janë të tradhtuara. Sot tradhtarët, janë ato që po e drejtojnë Shqipërinë dhe se ky është një vit shume i rëndësishëm për Shqipërinë. Rama theksoi gjithashtu se, në këtë 5 Maj jemi të gjithë bashkë socialistë dhe progresistë. Sipas Ramës, PS është e vendosur ti japë vendit dinjitetin, që meriton dhe so do t’a çojnë PD në opozitë, për ta rilindur.

Homazhe në nderim të 5 Majit, ka kryer edhe LSI. Kryetari i LSI-së Meta ka theksuar se 5 Maji, është një kujtesë dhe nderim.

Ndërkohë edhe Aleanca Kuq e Zi, ka kryer homazhe. Ato kanë vendosur nga një flamur  kombëtar për çdo dëshmor.

Përse meshkujt adhurojnë gjinjtë femërore: arsye biologjike, kulturore, apo emocionale?

foto 7sur7
foto 7sur7

Larry Young dhe Brian Alexander, autorë të ‘’Kimia midis nesh: Dashuria, Seksi dhe Shkenca e Tërheqjes’’ kanë shqyrtuar arsyet biologjike, kulturore dhe emocionale, që nënkuptojnë dashurinë mashkullore, për gjinjtë femëror. Sipas tyre, kjo tërheqje vjen nga të ushqyerit me qumësht nga gjinjtë femërore, kur ato kanë qenë fëmijë.

Qenia njerëzore, është specia e vetme, që kryen një masazh apo simulim, në kuadrin e parapërgatitjeve të aktit seksual. Pse gjinjtë femërore, shkaktojnë tek meshkujt një obsesion të tillë? Pa dallim madhësie apo forme, Larry Young dhe Brian Alexander, japin një shpjegim që e çon mashkullin në natyrën e tij të thellë dhe në lidhjen e tij të ndërthurur midis fëmijërisë dhe gjirit të nënës, në origjinën e sjelljeve unike tek një qenie njerëzore.

Simulim unik

Në ‘’Kultin e Gjinjve’’, shumë psikiatër ose seksologë e konsiderojnë ‘gjirin si të mbivlerësuar dhe të adhuruar, pasi gjendet afër zemrës, afër fytyrës, afër të menduarit dhe shpirtit. Por, lidhja jonë me gjinjtë, a nuk shfaq përfundimisht, vështirësinë tonë të shkëputemi nga pjesa jonë, kafshërore ?’’ Young dhe Alexander, sjellin një përgjigje më precize, edhe pse nuk e kundërshtojnë vëzhgimin e mësipërm. ‘’Nga një pikëpamje biologjike, obsesioni mashkullor përballë kraharorit femëror, është i pazakonshëm. Meshkujt janë të vetmit qenie të gjalla, që kanë një tërheqje seksuale, për gjinjtë femërore. Në të njëjtën mënyrë, ne jemi specia e vetme, që kryejmë një simulim në kuadrin e përgatitjeve para seksuale, ose gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale’’, – thuhet në version anglofon të Huffington-it.

foto 7sur7
foto 7sur7

Një i sapo lindur, trajtohet më një kontakt gjinjsh intensiv. Ky simulim, çon një sinjal në trurin femëror, duke çliruar në këtë mënyrë oksitocinën, hormonin e dashurisë.’’

Urtësia pastorale

Suksesi i revistave erotike siç është Playboy, ose ekspozimi i lakuriqësisë artistike të femrave përgjatë epokave, janë prova që mbështesin studimin e dy kërkuesve.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një tërheqje natyrale, e shkarkuar nga çfarëdolloj aspekti edukativ.

Kjo nuk mësohet. Tërheqja e mashkullit është qartësisht organike dhe thellësisht e fiksuar në trurin e tij. Një vështrim i thjeshtë mbi gjinjtë femëror ose çfarëdolloj përfaqësimi i lidhur me to, siç janë të brendshmet femërore, janë simuluese. Young dhe Alexander kanë arritur të gjejnë një lidhje të shkak-pasojës, duke vëzhguar sjelljen e subjekteve mashkullorë, heteroseksualë, të cilëve ju propozua, që ose do ju jepej një shumë parash menjëherë, ose do ju jepnin këtë shumë, në një fazë të mëvonshme. Nga studimi rezultoi, se meshkujt që u përballuan me skena pastorale, preferuan të presin për marrjen e parave, ndërkohë që ato që iu nënshtruan imazheve të ngadalësuara të zhveshjeve femërore, i kërkonin paratë menjëherë.

Edhe pse, nuk u bë asnjë dallim midis gjinjve të mëdhenj dhe atyre të vegjël (që, sipas tyre nuk tregojnë nëse femra është në shëndet të mirë ose jo, dhe mundësinë për të qenë një mama e mirë ose jo), ato i akorduan dashurisë së gjinjve, një dimension neurologjik, që vinte nga marrëdhënia midis fëmijës dhe mamasë, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht gjiri. ’’Një i sapolindur trajtohet me një kontakt gjinjsh intensiv. Ky simulim dërgon një sinjal në trurin e femrës, duke çliruar oksitocinën, hormonin e dashurisë’’.

Edhe nëse kjo teori, do diskutohet pa dyshim në një rreth ku qarkullojnë teori të tilla, ky studim lë një çështje pezull: po ato të sapolindur meshkuj, që nuk janë ushqyer me gjinj femëror ?

 

Marrë nga: 7sur7

Përgatiti: Alban Blushi

 

Gishtat magjikë të Judith Ann Braun

Judith Ann Braun, ndryshe nga piktorët e tjerë nuk përdor furçat për pikturim, por përdor gishtat e saj. Ajo është e fokusuar më tepër tek simetria në punimet që bën, por imagjinata e saj, shkon dhe në pikturimin e peisazheve të ndryshme natyrore.

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings13

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings12

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings8

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings9

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

finger-paintings-1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings6

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

judith-ann-braun-fingerings-finger-paintings5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

marrë nga stumbleupon

BMV-ja përplas dy policë rrugorë, njëri humbet jetën

policia-rrugoreNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.  Burime nga polica bëjnë të ditur se patrulla është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe është larguar nga vendngjarja. Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke në rrugën e Kamzës. Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Koleci ka përplasur të dy policët.

Policia ka vendosur 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta mbi autorin e ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë në orët e para të mëngjesit në Durrës. Edmir Koleci është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale.

Presidenti Nishani harron Pashkët, flet për zgjedhjet

Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Në fjalën e tij Nishani ka ftuar besimtarët të bashkëpunojnë për zgjedhje sa më të qeta.

“Pas pak kemi zgjedhjet parlamentare. Ftoj me këtë rast, ju dhe komunitetet e tjera besimtare, në një bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet në të mirë të zhvillimit të qetë të zgjedhjeve”, tha Nishani.

“Është ndjesi dhe kënaqësi nga më të veçantat dhe më të rrallat për mua, si njeri, si qytetar, si President, t’ju uroj juve Pashkët. Jo çdo President ka privilegjin, nderin, rastin, sigurisht dhe fatin, si dhe padyshim kënaqësinë, të urojë eventet rituale të disa besimeve. Presidenti i Shqipërisë është nga të rrallët që e ka këtë privilegj. Shqipëria është një vend i vogël me disa besime. Diçka e rrallë dhe e veçantë kjo që, nga pikëpamja e mësipërme, mua si President i Shqipërisë, më vë në një pozitë fatlume. Lejomëni të dashur besimtarë kristianë-ortodoksë, t’ju them shumë sinqerisht dhe shumë dashamirësisht se ushqej ndaj jush një simpati, një respekt dhe një stimë individuale të veçantë. Për një numër arsyesh. Së pari për marrëdhënien e ngushtë bashkëpunuese mes besimit tuaj, kishës suaj, përfaqësuesve të saj, besimtarëve dhe Rilindjes sonë Kombëtare. Kanë qenë, janë dhe do të mbeten përgjithmonë të pashlyeshme nga kujtesa jonë kombëtare lodhjet dhe sakrificat e pafundme që të parët tuaj mëmëdhetarë, me pushkë e me penë, bënë për çështjen kombëtare shqiptare gjatë shumë e shumë viteve brenda e jashtë Shqipërisë”, është shprehur Bujar Nishani.

AI: 10 mënyra për t’i mbyllur gojën një gazetari

foto press freedom
foto press freedom

Sipas Amnesty International, qeveritë dhe organizma të tjerë në mbarë botën, kanë perfeksionuar teknikat e destinuara ndaj gazetarëve, që kërkojnë të ekspozojnë shkeljen dhe dhunimin e të drejtave të njeriut. Akuza të rreme, heqje e lejeve të punës, vrasje, etj.

Ja kush janë 10 mënyrat për t’ia mbyllur gojën një gazetari :

Sulmet fizike

Në disa vende si Siri, Turkmenistan dhe Somali, qeveritë, forcat ushtarake dhe grupet e armatosura, sulmojnë dhe arrijnë dhe të vrasin gazetarë që janë kritikë, përballë politikave dhe praktikave të tyre.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kameramani Hussam Salameh dhe gazetari Mahmoud al Koumi, dy palestinian të televizionit Al Aqsa TV (që i përket Hamasit), janë ekzekutuar nga një raketë izraelite që shënjestroi veturën e tyre në qytetin e Gazës. Për Amnesty International, viktimat ishin civilë, edhe pse autoritetet ushtarake izraelite kishin konfirmuar, se këto dy persona ishin agjentë të Hamasit.

Në maj të 2012, një snajper ekzekutoi Abd al Ghani Kaake, një gazetar 18-vjeçar, ndërkohë që ai filmonte një manifestim në Alep të Sirisë. Grupe të opozitës, të armatosur, kanë sulmuar dhe vrarë po ashtu gazetarë.

Gazetari Miguel Ángel López Velasco, gruaja dhe djali i tyre, janë rrahur në shtëpinë e tyre në Verakruz, në Meksikë, nga njerëz të armatosur, të paidentifikuar, në qershor 2011. Ato kishin marrë edhe kërcënime me vdekje.

Abdihared Osman Aden, nga Somalia, është rrahur nga të panjohur, ndërkohë që po kthehej nga puna më 19 janar 2013. Ai është një nga 23 gazetarët e vrarë në vend, që prej 2011.

Kërcënimet me burg

Gazetarët rrezikojnë gjithashtu të akuzohen në kuadrin e një legjislacioni, që penalizon shprehjen paqësore të opinioneve, ose elementëve të fabrikuara për synime politike, me synim pengimin e lirisë së shprehjes.

Më 12 mars Avaz Zeynal, u deklarua fajtor për korrupsion, kërcënim, refuzim të aplikimit të një vendimi drejtësie dhe për evazion fiskal. Ai u dënua me 9 vite burg në Ajzerbaxhan. Ky gazetar mbulonte çështjet e korrupsionit dhe kritikonte shtypjen e presidentit mbi mediet dhe militantët.

Në Iran, 18 gazetarë janë arrestuar që prej janarit 2013 dhe akuzuar për bashkëpunim me mediet ‘antirevolucionare’ të bazuara jashtë shtetit. Me dhjetëra gazetarë dhe blogues, janë pas hekurave aktualisht në Iran.

Më 5 shkurt 2013, Abdiaziz Abdnur Ibrahim, është dënuar me një vit burg në Mogadiscio, në Somali, pasi kishte ‘fyer’ një institucion kombëtar, pas intervistimit të një gruaje, e cila kishte deklaruar se, ishte përdhunuar nga forcat qeveritare. Gjykata Supreme e anuloi çështjen në mars.

Në janar 2012, gazetarët Reyot Alemu dhe Woubshet Taye,  u shpallën fajtorë për aktivitete terroriste në Etiopi. Përgjatë këtij procesi, ndërhyrja e avokatëve ishte e kufizuar, të akuzuarit nuk kishin të drejtë për një interpretim adekuat dhe elementët e provës, që ishin marrë nën shtrëngesa, ishin konsideruar si të vlefshme.

Kërcënimet

Shumë qeveri vlerësojnë, se të kërcënosh gazetarët ose anëtarë të familjeve të tyre, mundëson krijimin e heshtjes. 

Të afërm të gazetarit Negar Mohammadi (Zëri i Amerikës) u është ndaluar të udhëtojnë dhe pasaporta e njërit prej tyre është konfiskuar, në shkurt 2012.

Në Jemen, Abdul Karim al Khaiwani,  pësoi kërcënime që prej fillimit të vitit 2013, pasi kishte shkruar artikuj mbi qendrat e mbajtjes sekrete dhe torturës nga Divizioni i Parë i Blinduar. Është qëlluar dy herë mbi shtëpinë e tij. Ai, ka marrë gjithashtu telefonata kërcënuese anonime, duke e pyetur, nëse i dëgjonte të shtënat.

Shërbimet e Sigurisë kanë ndaluar Musa Mohammad Auwal në shtëpinë e tij në Kaduna, në Nigeri, në shkurtin e kaluar. I mbajtur për rreth 8 ditë, ai është pyetur në lidhje me organin e tij të shtypit dhe për situatën e redaktorit të gazetës ( i cili kishte kaluar në ilegalitet për shkak të frikës ndaj jetës). Ai u lirua me kusht.

Survejimi

Në vendet si Kuba dhe Kina, militantët dhe gazetarët pohojnë, se është veçanërisht e vështirë mbulimi i çështjeve, që kanë lidhje me të drejtat e njeriut, pasi komunikimet e tyre mund të survejohen nga funksionarët e shtetit.

Në mars 2012, bloguesja dhe gazetarja kubaneze, Yoani Sànchez, nuk ka mundur të marrë sms, apo thirrje telefonike gjatë vizitës së papës në vend.

Në Kinë, shumë persona janë dënuar më burg më 2012 për arsye blogimi apo dërgesash informacionesh të gjykuara si ‘të ndjeshme’

Në mars 2013, autoritetet e Arabisë Saudite kishin kërcënuar se do bllokonin hyrjen në Skype, WhatsApp, Viber et Line, nëse ndërmarrjet e telekomunikimit përkatëse nuk lejonin survejimin e komunikimeve të kriptuara.

Ndalimi i hyrjes në Internet

Disa regjime shtypëse, kërkojnë të kontrollojnë hyrjen në internet, me synim, survejimin e aktiviteteve të gazetarëve.

Autoritetet kineze, kanë bllokuar përkohësisht hyrjen në sitet e New York Times dhe Bloomberg, kryesisht pasi New York Times  kishte publikuar disa informacione mbi aktivitetet financiare të disa drejtuesve të lartë kinez.

Përdorimi i tepruar i ligjeve ndaj shpifjes 

Ligjet mbi shpifjen mund të përdoren për pengimin e gazetarëve, që kritikojnë përgjegjësit qeveritarë apo personat që gjenden në pushtet.

Në Timorin Lindor, Oscar Maria Salsinha dhe Raimundo Oki,  janë akuzuar për ‘ denoncime shpifëse’ pasi kishin publikuar artikuj mbi një prokuror distrikti, i cili kishte marrë një ryshfet, në një çështje aksidenti rrugor, i ndodhur më 18 tetor 2011.

Më gusht 2012, Islam Affifi,  kryeredaktor i gazetës egjiptiane Al Dostour, u thirr para drejtësisë për publikim të informacioneve të rreme ‘ fyese për presidentin’. Procesi është në vazhdim.

Forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez në Cisjordani dhe Sigurimi i Brendshëm i Hamasit në Rripin e Gazës, janë të njohur për pyetjen dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Në mars 2013, palestinezi Mamdouh Hamamreh, është dënuar me një vit burg për ‘shpifje’ kundrejt presidentit Mahmoud Abbas. Ai u lirua pas faljes së presidentit.

Heqja e vizave dhe lejeve të punës

Në disa vende, si Siria, qeveritë refuzojnë t’i akordojnë viza gazetarëve të huaj, për ti penguar në hetimin mbi shkeljet e të drejtave njerëzore. Gazetarët kombëtarë përballen me të njëjtin rrezik, për sa u përket lejeve të punës.

Më 2012, leja e punës e Ayad Shabi u hoq në Siri, pasi ai nuk ishte konform direktiva zyrtare të Ministrisë së Informacionit mbi mënyrën, se si raportonte mbi manifestimet.

Andrei Poczobout,  po vuan dënimin prej tre vitesh burg, të shpallur më 5 korrik 2011 për ‘shpifje ndaj presidentit’ pasi kishte publikuar artikuj mbi të burgosurit e opinionit, në Bjellorusi. Ai nuk mund të lerë vendin dhe duhet të prezantohet rregullisht në një rajon policor.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një gazetar i BBC-së i cili kishte udhëtuar në Gambia, për të mbuluar rifillimin e ekzekutimeve, u ndalua në aeroport dhe u detyrua të lerë vendin, ndërkohë që kishte leje për të qëndruar.

Në maj të 2012, Al Jazira në anglisht, mbylli zyrën e saj në Pekin, pasi autoritetet kishin refuzuar të rinovonin vizën e Melissa Chan, artikujt e së cilës kishin të bënin me burgjet sekrete dhe abortimet e detyruara.

Mungesa e hetimeve mbi sulmet kundër gazetarëve

Duke mos i çuar përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve ndaj gazetarëve, qeveritë mendojnë, se autorizojnë neutralizimin e informacionet, që prekin çështje të ‘’ndjeshme’’.

Një nga personat e akuzuar se kishte torturuar gazetarin  Nazeeha Saeed, të ndaluar në Bahrein më 2011, është shpallur i pafajshëm, pavarësisht provave mjeko-ligjore të torturës. Nazeeha Saeed u arrestua dhe torturua pasi kishte folur për vrasje të një manifestuesi, ku ajo ishte dëshmitare, tek sheshi i Perlës.

Ne prill 2012, në Ajzerbaxhan, Idrak Abbassov dhe vëllai i tij Adalet Abbassov, janë shtruar në spital pasi u sulmuan nga rreth 25 funksionarë policie. Ato ishin përpjekur të filmonin shembjen e shtëpive ilegale, në periferi të Baku-së. Ky sulm nuk u shoqërua kurrë me ndonjë hetim.

Askush nuk është sjellë para drejtësisë në Pakistan, për rrëmbimin dhe vrasjen e Saleem Shahzad,  në maj 2011. Dy ditë përpara vdekjes së saj, ajo kishte publikuar një artikull mbi të pretenduarin infiltrim të ushtrisë nga Al Kaeda, një nga subjektet më të ndjeshme dhe tabu të vendit.

Mbyllja e medieve

Autoritete të shumë vendeve, mbyllin gazeta dhe stacionet e radiove, të cilat i gjykojnë si kritike përballë tyre.

Përgjatë muajve të parë të 2012, autoritetet e Sudanit kanë mbyllur tre gazeta, duke përdorur ligje të cilat i lejojnë të ndalojnë çfarëdolloj publikimi, që përmban informacione të konsideruara si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në shtatorin e kaluar, njerëz të veshur civil, të dyshuar se i përkisnin NIA ( agjencisë së informacionit) hynë në zyrat e The Standard dhe të Daily News, dhe i urdhëruan dy gazetave të pezullonin aktivitetin e tyre.

Në Somali, në prill 2013, autoritetet e Puntland-it, bllokuan tre stacione radio përpara zgjedhjeve lokale.

Denigrimi

Në shumë vende, qeveritë favorizojnë sulme shpifëse kundër gazetarëve, që janë kritikë përballë qeverive.

Në Sri Lanka, një sulm i këtij tipi e detyroi Gnanasiri Kottegoda,  të arratiset nga banesa e tij dhe të shkojë në ekzil, pasi siguria e tij ishte kompromentuar.

Në Venezuelë, Rayma Suprani, ka marrë kërcënime dhe fyerje me sms dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo mendon, se është viktimë e një sulmi të koordinuar, për arsye të punës së saj si karikaturiste politike dhe gazetare.

 

Përgatiti: Alban Blushi

Manipulime fotosh nga më interesantet

Keto janë disa foto, të cilat janë kosideruar si nga më interesantet, për sa i përket manipulimit të tyre, me programe përkatëse.

24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

39

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

17

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

11

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

stumbleupon