Pakistan: bombë grave që votojnë dhe kandidatit laik

photo_1368264927514-1-0Në Pakistan janë shënuar 11 të vdekur dhe 50 të plagosur, vetëm disa orë përpara fillimit të votimit për zgjedhjet legjislative. Në Karachi, atentati i parë, synonte një kandidat laik. Një trupëroje dhe një fëmijë 3-vjeçar kanë vdekur. Disa minuta më vonë në Peshawar, një shpërthim i dytë ka plagosur të paktën 8 persona. Janë femrat të cilat janë shënjestruar, kësaj here, përpara një zyre votimi, e caktuar enkas për to.

Vendosja e një bombë të tretë, jo larg prej të tjerave, arrin të plagos 4 persona. Atentatet janë marrë përsipër nga islamistët e Lëvizjes së Talibanëve në Pakistan, TTP.

Që prej muajit prill, akte terroriste të kësaj lëvizje i kanë marrë jetën 130 personave dhe ia kanë dalë të zmbrapsin shumë kandidatë për të kryer një fushatë të hapur. Por, sot Pakistanezët u duhet gjithsesi të shkojnë ne votime, për te zgjedhur 342 deputetët e tyre dhe përfaqësuesit e katër asambleve provinciale. Partia fituese do të zgjedhë qeverinë e ardhshme. Ish kryeministri Nawaz Sharif, i partisë së opozitës Lidhja Myslimane, është favoriti kryesor për këto zgjedhje./euronews/al.bl/

Autobuz elektoral në Pakistan

Autobuz elektoral  në Lahore, Pakistan. (Damir Sagolj, Reuters/Contrasto)
Autobuz elektoral në Lahore, Pakistan. (Damir Sagolj, Reuters/Contrasto)

Rama në Vlorë: Prej këtu nis rruga e Rilindjes

rama-ne-vloreKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u prezantua sot zyrtarisht si kandidat për deputet në Vlorë nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, gjatë ceremonisë së organizuar në kuadër të çeljes së sezonit turistik.

Në fjalën e tij, kryetari i PS-së renditi premtimet për Vlorën, ndërsa akuzoi qeverinë se ka izoluar “kryeqytetin e pavarësisë” dhe ka penguar zhvillimin e saj. Kryesocialisti premtoi se qeveria e tij do të bëjë për Vlorën në katër vitet që vijnë “aq sa nuk është bërë për 20 vite me radhë.

“Sot është dita për fushatën e bashkisë së Vlorës për sezonin turistik. Vlora në këto vite ka ndryshuar shumë, por të gjithë e dinë se do kishte ndryshuar shumë më tepër nëse në Tiranë do kishte një qeveri që ta shihte me sytë e zemrës, të kishte sy për të parë qoftë historinë e lavdishme, qoftë të ardhmen e vendit tonë që nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e Vlorës. Ka pasur një qeveri për që vite me radhë e ka lënë të izoluar, pa një rrugë që ta lidhë me Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit dhe Kosovën, se edhe Kosova e sheh Vlorën si gjithë Shqipëria, si kryeqytetin e shtetit shqiptar, të pavarësisë, të historisë. Pas 23 qershorit, Vlora do të ketë në Tiranë qeverinë që i duhet për të qenë në lartësinë e gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë, për Vlorën e Qemalit, të qytetarëve evropianë. Berisha ka bërë çmos për të penguar Vlorën të bëjë përpara. Ka penguar projektet e Bashkisë, ka bërë çmos që Vlora të mbetet e izoluar. Ne do ta heqim izolimin nga Vlora. Ne kemi qëllim ndërtimin e infrastrukturës me qëllim bashkimin e këtij qyteti me të gjithë qytetet e Shqipërisë. Ne do të bëjmë me urgjencë një plan urbanistik për Vlorën, do të rindërtojmë Sheshin e Pavarësisë dhe do të realizojmë një sërë projektesh.”- u shpreh Rama.

Sipas Ramës, “PS-ja do ta nisë nga Vlora rrugën drejt rilindjes shqiptare. Pas 23 qershorit Vlora do fillojë të vrapojë drejt realizimit të ëndrrave dhe shpresave që deri më sot i janë bërë të pamundura. Asgjë nuk është e pamundur tani që jemi bashkë.”

Ndërkohë në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka theksuar se dyert e këtij qyteti mbeten të hapura për të gjithë turistët, vendas e të huaj. Në aktivitet mori pjesë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, ambasadori Eugen Ëollfarth.

E pabesueshme, por kjo është pishina më e populluar ne botë

Fotografi Michael Yamashita,  ka kryer këto foto të pabesueshme në pishinën me dallgë Summerland, në Tokio të Japonisë. Nga fotot, rezulton të jetë pishina më e populluar në botë, ku është e pamundur të notosh. Nxehtësia në verë, në Tokio është e papërballueshme, duke bërë që të gjithë njerëzit të vrapojnë drejt pishinave. Dhe për këtë japonezët, e kanë gjetur zgjidhjen, duke vënë në lëvizje më shumë ujin, duke krijuar dallgë të larta dhe duke i rrotulluar njerëzit në një drejtim sipas një rryme uji të caktuar, duke mos pasur fare nevojë të notosh./stumbleupon/

Crowded-Swimming-Pool-Tokyo-1
Tokio

 

Crowded-Swimming-Pool-Tokyo-2
Tokio

 

Tokio
Tokio

 

Tokio
Tokio

 

Crowded-Swimming-Pool-Tokyo-5
Tokio

 

Crowded-Swimming-Pool-Tokyo-6
Tokio

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Raporti: Shqipëria ka shkelur vijën e kuqe, zgjedhjet larg standardeve ndërkombëtare

420771_10151657127947122_369132173_nIniciativa Europiane për Stabilitet, ka publikuar raportin e saj mbi Shqipërinë. Ky raport nënvizon rrezikun, se zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, nuk do t’i plotësojnë standardet ndërkombëtare. Kjo do të sjellë si pasojë edhe humbjen e perspektivës drejt integrimit Europian, duke shkaktuar një spirale rënie të kuadrit politik, social dhe ekonomik në Shqipëri.

Për të parandaluar këtë rrezik, raporti argumenton se Komuniteti Ndërkombëtar, duhet të mbajë një qëndrim të fortë dhe të pa kompromis mbi parimet demokratike, që duhet të respektohen. Ai duhet të marrë, një qasje jo-partizane duke mbështetur në këtë mënyrë, sundimin e fortë të shtetit të së drejtës.

Dokumenti analizon gjithashtu situatën e zgjedhjeve të kaluara, duke theksuar se Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të gjenerojë një konsensus politik, duke i cilësuar zgjedhjet e kaluara si zgjedhje, që kanë prodhuar polarizim të thellë dhe destabilitet politik. Zgjedhjet e 2009 u kontestuan  duke çuar në një bojkot opozitar. Situata ka qenë e destabilizuar dhe Shqipëria u përball me protesta popullore dhe përleshje të dhunshme.

Raporti thekson, se kjo është logjika e mosmarrjes së përgjigjes pozitive për Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Mesazhi kryesor nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe në veçanti nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë që të gjitha institucionet shqiptare duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze ligjet, që ata vetë i kanë përshtatur.

Udhëheqësit shqiptarë, thekson raporti, duhet ta dinë se bota është duke vëzhguar. Ka disa linja të kuqe, që nuk duhet të kalohen:

1-Anëtarët e administratës zgjedhore, nuk mund të hiqen për arsye të papërcaktuara, në Kodin Zgjedhor.

2-Numërimi dhe gjykimi i ankesave dhe parashtresave, duhet të bëhet përmes vëzhgimit të rreptë të procedurave të Kodit Zgjedhor.

Raporti thekson në konkluzionet e tij se, këto zgjedhje jo vetëm që do të testojnë demokracinë e Shqipërisë, por edhe shtetin e së drejtës. Ata do të tregojnë, nëse institucionet shqiptare mund të respektojnë shtetin e së drejtës mjaftueshëm, për të siguruar përhapjen e parimeve demokratike në vend.

Inciativa Europiane për Stabilitet, beson se pozicioni i BE-së duhet të bëhet shumë i qartë tani, për të shmangur konfrontimet e përkeqësuara më vonë.  BE duhet të deklarojë pa ambiguitet, se përderisa KQZ u rimodelua përpara fillimit të fushatës zgjedhore më 23 Maj 2013, në të njëjtën linjë me Kodin Elektoral dhe derisa të jetë e aftë të funksionojë profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme, deri në fund të procesit elektoral, BE nuk do t’i konsiderojë këto zgjedhje ‘’të kryera në të njëjtën linjë me standardet Europiane dhe Ndërkombëtare ‘’. Kjo pastaj do të bllokojë Shqipërinë, që të bëjë ndonjë progres, drejt aderimit në BE.

Raporti është pesimist në lidhje me faktin, se këto zgjedhje mund të ishin ndryshe nga ato të 2009-s, duke shpresuar se mesazhet në kohë të komunitetit ndërkombëtar, duhet të kishin kontribuar.

Raporti nënvizon se, këto zgjedhje ngelen të një interesi vital ndërkombëtar për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të dilet me një qeveri postzgjedhore, legjitime, në Shqipëri. Është një çështje e një interesi vital për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për pjesën tjetër të Europës, përfundon raporti./al.bl/

 

 

PS: Berisha në ikje, po nxjerr në shitje Monumentet e Kulturës

auron-tare-281x200Partia Socialiste në një Konferencë për shtyp, përmes deputetit të saj Auron Tare denoncoi nxjerrjen në treg të Monumenteve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare. PS, ritheksoi edhe njëherë akuzat për Berishën, për shitje të çdo pasurie shpirtërore të shqiptarëve, në momentet e fundit të ikjes së tij.

“Ky kryeministër në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore dhe në tetë vitet e qeverisjes së tij as nuk janë ruajtur pasuritë tona kulturore e natyrore, por përkundrazi, gjithshka është bërë për t’i rrënuar e shkatërruar ato. Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet Ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

Kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qera të pasurive shpirtërore të shqiptareve përkon tashmë me ikjen nga pushtetit të partisë familjare të Berishës. Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore; Pasi shiti çdo pyll për qymyr; Pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare”,- deklaroi deputeti Tare.

“Për këto 8 vjet të qeverisjes së Sali Berishës, Fondi i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare ka njohur një bjerrje të paprecedent duke i zhdukur kulturës sonë një numër të madh monumentesh dhe qendrash historike. Mjafton t’i hedhim sytë nga qyteti i Krujës, i cili sot po shkatërrohet me ritme galopante duke zhdukur një herë e mirë qendrën e pelegrinazhit kombëtar të shqiptarëve. Ky akt i kryer vetëm një muaj para ikjes nga pushtetit të qeverisë së Berishës, kërkon t’u japë klientëve të Familjes edhe vlerat e fundit të pasurive kombëtare. Ashtu siç ju ka dhënë deri më tani të gjitha fondet e buxhetit për restaurime të paqena. Partia Socialiste ju bën thirrje të gjithë atyre që të joshur nga këto orvatje të fundit të Qeverisë për të blerë një grusht votash edhe me Monumentet Kombëtare, se pas fitores së datës 23 qershor nuk do të njohim asnjë Marrëveshje të lidhur në dëm të interesave të Trashëgimisë Kulturore. Ne nuk do t’i njohim askujt,  asnjë koncesion, qera marrje apo forme tjetër ndaj Monumenteve të Kulturës’’,- përfundoi deklaratën në emër të PS-së deputeti Auron Tare./al.bl/

 

 

Akuza: Dënim me vdekje për monstrën e Cleveland

Monstra“Unë do të përpiqem që Arielit Castro të marrë dënimin me vdekje për rrëmbimin dhe ndërprerjen e disa shtatëzanive. Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp prokurori Timothy McGinty, i cili është në krye të ndjekjes penale kundër rrëmbyesit Ariel Castro.

“Ndëshkimi Capital – tha prokurori – duhet të jetë i rezervuar për ato krime që janë me të vërtetë shembujt më të këqinj të sjelljes njerëzore.Realiteti është që ne ende kemi mes nesh kriminelët brutale, të cilët nuk kanë respekt për ligjin, ose më saktë për jetën e njeriut dhe ligjin. Ohio parashikon dënimin me vdekje për ata që kryejnë krime të rënda gjatë një rrëmbimi. “

Referenca është kryesisht për dëshminë e keqtrajtimin e vajzave dhe lindjeve të ndërprera për shkak të kequshqyerjes. Castro akuzohet për shtatë vepra penale, katër rrëmbime dhe tre përdhunime. 52 vjeçari nuk ka bërë ndonjë deklaratë gjatë marrjs në pyetje, madje ai është kufizuar duke qëndruar në këmbë, ndërsa gjykata i ka vendosur një gjobë prej dy milionë dollarë (1 milion e gjysmë euro) për secilën nga viktimat: tre gra dhe një fëmijë i lindur gjatë robërisë së tyre.

Keni ankth të çuditshëm? Kujdes, se pas saj fshihen sëmundje të rrezikshme….

foto doctissiomo
foto doctissimo

Një krizë ankthi s’vjen kurrë vetëm. Ajo është shpesh shenja e shqetësimeve dhe çrregullimeve psikologjike, shumë më të rëndësishme. Është e nevojshme të zbulohet, çfarë fshihet prapa këtyre anktheve të panikut, me qëllim trajtimin pa u gënjyer nga shenjat. Krizat e ankthit, janë shumë të përhapura. Por, shpesh ato fshehin sëmundje të tjera, që janë shumë të nevojshme të kurohen.

Shkaqe psikologjike

Sipas psikologut Jean- François Borel-Ferrenq, përballë një krize ankthi, tre shkaqe psikologjike duhen përmendur. Nga njëra anë, kriza e ankthit mund të fillojë pas një ‘procesi nevrotik’, që do të thotë nga konflikti, që gjeneron ekzistenca në të njëjtën kohë e një dëshire dhe një ndalimi ndaj të njëjtit objekt. Nga ana tjetër, ajo mund të ketë në origjinë një fobi, që korrespondon me një frikë të lidhur më një kujtim negativ. Së fundmi kriza e ankthit është një nga manifestimet që hasim më shpesh në procesin depresiv. Në këtë rast, ajo ndodh gjithmonë në mëngjes dhe vjen nga ndjesia, se nuk do të jemi në lartësinë e duhur, për te kryer detyra të cilat, do të na kërkohen përgjatë ditës. Domethënë ajo është në marrëdhënie me energjinë, që ne zotërojmë. Krizat e ankthit i gjejmë gjithashtu edhe në procesin e ‘shkatërrimit psikik’ (depresionit shkatërrues apo ankthit të përgjithësuar), por në këto raste, ajo shfaqet kryesisht në fund të ditës.

Sëmundje në origjinë të ankthit…

Sipas psikologut, përballë një krize ankthi, është e nevojshme të eliminojmë patologjitë organike me ndihmën e një ekzaminimi klinik dhe biologjik. Në fakt disa prej tyre, mund të jenë të shoqëruara ose të filluara nga një krizë ankthi. Patologjia koronare dhe kryesisht kriza e kraharorit e quajtur shpesh angina e kraharorit është më e shpeshta e këtyre sëmundjeve. Kjo shkakton një dhimbje tipike e krahasuar me dhimbjen e kraharorit, por që shoqërohet me një ndjesi të fortë ankthi.

Lodhja dhe ankthi : gara për sëmundje…

Si rregull i përgjithshëm, të gjithë fenomenet ‘ të shtrenjtë në energji’ mund të gjenerojnë manifestime ankthi, kryesisht në zgjim, me të njëjtin ndjesi, se s’do të arrijmë t’ia dalim sot. Ndërmjet këtyre fenomeneve, mund të citohet hepatiti, çrregullimet e tiroides, dhe të gjitha format filluese të kancerit. Në të gjithë këto procese, perceptimi i lodhjes ekziston. Në këtë mënyrë, krizat e ankthit e shoqëruar me një manifestim lodhjeje mund të jetë e orientuar drejt një patologjie organike.

Midis trupit dhe kokës

Fenomenet e ankthit, lidhin ngjarje fizike me ato psikike. Një shembull : “Pata një dobësi që u shoqërua më shqetësime trupore. Ndërsa gjendem në një moment të dhënë në një situatë që kërkon ‘memorien biologjike’, kujtimi i kësaj dobësie apo dhimbjeje më shfaq një krizë ankth”i….Çka mund të quhet një fobi të përsëritjes, që ka një origjinë organike.

Së fundmi, të gjithë fenomenet të lidhura me dobësimin e funksioneve superiore mund të gjenden në origjinë të krizave të ankthit. E njëjta situatë ndodh me instalimin e një gjendje çrregullimi mendor, etj.

Në të gjitha këto raste, duhet në mënyrë absolute të konsultohemi kur kemi të bëjmë me raste krizash ankthi, që përsëriten. Mjeku është pikërisht ai, që do të zbulojë një shqetësim të lidhur më diçka tjetër dhe t’ju ndihmojë për të kaluar këtë situatë dhe për të rigjetur sërish qetësinë./doctissimmo/al.bl/

Argjentinë, rikthehet pas 20 vjtetësh qyteti i mbytur

 Qyeti i mbytur, del në sipërfaqe pas 20 vjetësh (AP Photo/Natacha Pisarenko)
Qyeti i mbytur, del në sipërfaqe pas 20 vjetësh (AP Photo/Natacha Pisarenko)

Ettore Sequi: Shqiptarët meritojnë Europën

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, në qendrën për informim të Bashkimit Europian ka theksuar nevojën që axhenda evropiane e vendit të konsiderohet si prioritet nga partitë politike. Tashmë mungojnë vetëm pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale, ndaj ai ka bërë thirrje pëe ti dhënë prioritet pasi hyrja e Shqipërisë në BE është përgjegjësi e të gjithëve.

Duke folur në qendrën për informim të Bashkimit Europian, ambasadori Sequi ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithëve, ai ka nënvizuar se Shqiptaret e meritojnë Europën.

“Integrimi varet nga angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve. Besoj se shqiptaret e meritojnë Evropën dhe Shqipëria ka gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar këtë. Shqiptarët janë shumë pro-europianë dhe e duan Europën.” –u shpreh ambasadori Sequi.