Raporti: Shqipëria ka shkelur vijën e kuqe, zgjedhjet larg standardeve ndërkombëtare

56

420771_10151657127947122_369132173_nIniciativa Europiane për Stabilitet, ka publikuar raportin e saj mbi Shqipërinë. Ky raport nënvizon rrezikun, se zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, nuk do t’i plotësojnë standardet ndërkombëtare. Kjo do të sjellë si pasojë edhe humbjen e perspektivës drejt integrimit Europian, duke shkaktuar një spirale rënie të kuadrit politik, social dhe ekonomik në Shqipëri.

Për të parandaluar këtë rrezik, raporti argumenton se Komuniteti Ndërkombëtar, duhet të mbajë një qëndrim të fortë dhe të pa kompromis mbi parimet demokratike, që duhet të respektohen. Ai duhet të marrë, një qasje jo-partizane duke mbështetur në këtë mënyrë, sundimin e fortë të shtetit të së drejtës.

Dokumenti analizon gjithashtu situatën e zgjedhjeve të kaluara, duke theksuar se Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të gjenerojë një konsensus politik, duke i cilësuar zgjedhjet e kaluara si zgjedhje, që kanë prodhuar polarizim të thellë dhe destabilitet politik. Zgjedhjet e 2009 u kontestuan  duke çuar në një bojkot opozitar. Situata ka qenë e destabilizuar dhe Shqipëria u përball me protesta popullore dhe përleshje të dhunshme.

Raporti thekson, se kjo është logjika e mosmarrjes së përgjigjes pozitive për Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Mesazhi kryesor nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe në veçanti nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë që të gjitha institucionet shqiptare duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze ligjet, që ata vetë i kanë përshtatur.

Udhëheqësit shqiptarë, thekson raporti, duhet ta dinë se bota është duke vëzhguar. Ka disa linja të kuqe, që nuk duhet të kalohen:

1-Anëtarët e administratës zgjedhore, nuk mund të hiqen për arsye të papërcaktuara, në Kodin Zgjedhor.

2-Numërimi dhe gjykimi i ankesave dhe parashtresave, duhet të bëhet përmes vëzhgimit të rreptë të procedurave të Kodit Zgjedhor.

Raporti thekson në konkluzionet e tij se, këto zgjedhje jo vetëm që do të testojnë demokracinë e Shqipërisë, por edhe shtetin e së drejtës. Ata do të tregojnë, nëse institucionet shqiptare mund të respektojnë shtetin e së drejtës mjaftueshëm, për të siguruar përhapjen e parimeve demokratike në vend.

Inciativa Europiane për Stabilitet, beson se pozicioni i BE-së duhet të bëhet shumë i qartë tani, për të shmangur konfrontimet e përkeqësuara më vonë.  BE duhet të deklarojë pa ambiguitet, se përderisa KQZ u rimodelua përpara fillimit të fushatës zgjedhore më 23 Maj 2013, në të njëjtën linjë me Kodin Elektoral dhe derisa të jetë e aftë të funksionojë profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme, deri në fund të procesit elektoral, BE nuk do t’i konsiderojë këto zgjedhje ‘’të kryera në të njëjtën linjë me standardet Europiane dhe Ndërkombëtare ‘’. Kjo pastaj do të bllokojë Shqipërinë, që të bëjë ndonjë progres, drejt aderimit në BE.

Raporti është pesimist në lidhje me faktin, se këto zgjedhje mund të ishin ndryshe nga ato të 2009-s, duke shpresuar se mesazhet në kohë të komunitetit ndërkombëtar, duhet të kishin kontribuar.

Raporti nënvizon se, këto zgjedhje ngelen të një interesi vital ndërkombëtar për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të dilet me një qeveri postzgjedhore, legjitime, në Shqipëri. Është një çështje e një interesi vital për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për pjesën tjetër të Europës, përfundon raporti./al.bl/