Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha

Mustafa Nano
Mustafa Nano

Mustafa NANO – Letër publike Sali Berishës

Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berishë, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike (po të drejtohem në njëjës thjesht ngaqë kështu po më vjen, e jo për ndonjë shkujdesje të kërkuar etike). Kësaj letre mund t’i jepja dhe formën e një artikulli, por nuk di pse më vjen që të të drejtohem me një letër, sido që kohë më parë, me sa mbaj mend, kam bërë premtimin se nuk do të kem asnjëherë arsye për të të dërguar një letër të dytë publike. Letrën e parë, gjithnjë publike, ta kam shkruar vite më parë, dhe po aty thoja se nuk ka për të pasur një të dytë. Por nuk po e mbaj këtë premtim. Po ta dërgoj dhe një të dytë.

Të shoh që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, i përndezur dhe i eksituar si njëzet e kusur vite më parë, dhe gati-gati më duket e pabesueshme që ti je akoma aty, në krye të asaj partie që ish e para që u ngrit kundër komunizmit, që kërkoi rrëzimin e atij regjimi, e që premtoi ndërtimin e një rendi demokratik. Më kujtohet një konferencë e jashtëzakonshme e PD-së fill pasi ti u zgjodhe President i Republikës, në të cilën do të zgjidhej kryetari i ri i PD-së (u zgjodh Eduardi, që ish kanakari yt). Në atë konferencë, ku isha dhe unë, po diskutoheshin dhe disa norma statutore, e teksa po flitej për mandatin e kryetarit të partisë, ishe ti që e more fjalën dhe hodhe e mbrojte idenë që “askush nuk duhej të qëndronte në krye të një partie më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme; ne kemi dalë nga komunizmi, që dallohej më së pari për kultin e njëshit, për kultin e udhëheqësit, dhe ne duhet të ngrihemi dhe me statut kundër idesë që një njeri mund të jetë në krye të partisë më shumë se dy mandate”.

E mbaj mend mirë këtë moment, Berisha, dhe duhet të jetë me siguri në arkivat e Televizionit Publik Shqiptar, i cili, edhe sot në vitin 2013, si atëherë, i fillon lajmet me ty e i mbaron me ty. E mbaj mend edhe ngaqë nuk ish hera e parë që e dëgjoja të dilte nga goja jote një ide e tillë. Ma kishe thënë dhe në një bisedë që kemi pasur andej nga gushti i vitit 1991, në Skrapar. “Nëse ka një gjë që duhet t’i japim munxët, kjo gjë është kulti i njëshit”, më ke thënë në thelb.

E di? Kam besuar se mund të ndodhte dhe Armageddon-i këto vite, Berisha, por nuk kam besuar kurrë se njëzet vjet më pas, në vitin 2012, do të të shihja që të thoje në Parlament nga pozitat e kryetarit të PD-së e të Kryeministrit të vendit, se “edhe 35 vjet të tjera do të rrish në pushtet”. Nuk e kam besuar kurrë, se njëzet vjet më pas ti do të ishe duke drejtuar një fushatë elektorale në kërkim të një mandati të tretë kryeministror.

Përfytyroj sikur unë të isha larguar nga vendi pas asaj bisede që kemi bërë bashkë, dhe pas asaj konference partie, ku ti, medemek i velitur prej kultit të njëshit, ke mbrojtur idenë e stafetave të vazhdueshme nga njëri lider në tjetrin; përfytyroj sikur të kisha ikur pa nam e nishan, në një vend të largët, pa asnjë mundësi, apo pa asnjë dëshirë, komunikimi me Shqipërinë, dhe të kthehesha pikërisht në këto ditë e të të shihja ty në ekranin e televizorit, duke u kërkuar votat shqiptarëve. Nuk do t’u besoja syve, dhe ti i pari, madje ti më shumë se të gjithë, do mund të përfytyroje tronditjen time përballë faktit që Berishën, të cilin unë e kisha lënë President të Republikës e kryetar de facto të PD-së në vitin e largët 1992, po e shihja tani duke kërkuar mandatin e tretë për kryeministër.

“Çfarë mutin ka ndodhur në këtë vend?”, do pyesja, dhe ndonjë shqiptar, të cilin nuk e ka braktisur kujtesa (duket sikur kujtesa i ka lënë të gjithë, ç’është e vërteta), do më shpjegonte: “Kanë ndodhur shumë gjëra, pasi ike ti, i dashur. Berisha humbi një palë zgjedhje lokale vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të marsit të vitit 1992. Më pas, humbi një referendum, të cilin ai e shpiku për të miratuar një Kushtetutë të vetën. Ndërkohë, kish zënë të ndërtonte një regjim. Kontrollonte gjithçka, Partinë Demokratike, Parlamentin, qeverinë, policinë, ushtrinë, bankat, institucionet, administratën, shërbimet sekrete që u bënë një strukturë e ndyrë përndjekjeje ndaj opozitarëve, Televizionin Publik Shqiptar, improvizoi një ekonomi tregu të kontrolluar politikisht, dhe të gjithë këtë pushtet e përdori për të vjedhur zgjedhjet e vitit 1996, të 26 majit, e për të rrahur deputetët opozitarë në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 maj; e kështu e trashi zullumin; u desh dhe falimentimi i firmave piramidale, që bota të fillonte t’i rrëshqiste nën këmbë. Për të shpëtuar veten, futi vendin në luftë, provokoi kaosin, hapi depot e armëve të ushtrisë, dhe pas kësaj, … gjeti strehë në opozitë, ku nuk la gjë pa bërë për tetë vjet me radhë. Dhe pas tetë vitesh, shfrytëzoi lodhjen e shqiptarëve prej një qeverie të korruptuar, shfrytëzoi dhe përçarjen e kundërshtarëve, dhe rierdhi në pushtet, për ta rindërtuar nga e para atë që nuk e lanë ta çonte deri në fund herën e parë. Por këtë radhë, rierdhi me idenë e përkohshmërisë, e prandaj iu fut plaçkitjes, mobilizoi dhe gruan e fëmijët për të bërë pará, e duke qenë se gjërat i dolën nga kontrolli (djali ‘i rezultoi’ ortak në një biznes ilegal, i cili ia bëri ‘buuum’ një ditë, dhe … la 26 të vdekur), ai zuri të riprojektonte, dhe këtë herë jo me maskën e një idealisti putativ (si në vitin 1992), por me fytyrën, dhe nga nevoja, e një horri 24 karatësh (siç është gjithë ditën e ditës), zuri të riprojektonte pra idenë e pushtetit të përjetshëm. Dhe një ditë s’e pati për gjë të vriste në bulevard katër qytetarë të pambrojtur, të parrezikshëm, për fajin e vetëm se nuk e donin qeverinë dhe se kishin dalë të protestonin kundër tij. Dhe pikërisht ky njeri po kërkon tani mandatin e tretë kryeministor”.

Për fat të keq, Berisha, këto bëma të tuat nuk është se m’i ka thënë ndokush. I kam jetuar vetë, një e nga një, e prandaj mezi po pres fundin tënd. Dhe këtë herë është njimend fundi. Nuk është se e di. Thjesht e parandiej. Nuk ke se ç’bën më. Nuk do të hyjnë në punë armët që ke në dorë, paratë, policia, SHIK-u, gjykatat, KQZ-ja, miqtë ndërkombëtarë, që i ke blerë me paratë tona, ca kolegë të mitë që i shoh po aq të përkushtuar sa ty në këtë betejë të fundit tënden, bandat e militantëve-gangsterë që do të pushtojnë rrugët e qyteteve të Shqipërisë, apo dhe rrjetet sociale, blogjet e gazetat online, etj., etj.

E në këtë pikë, nuk di pse më vjen të të jap një këshillë: Mos i prek zgjedhjet! Ke ardhur në politikë me ndihmën e zgjedhjeve të lira të bëra nga komunistët, dhe do të të duhej veç minimumi i minimumit të cipës, të skrupujve, e të ndjenjës së detyrës (e ke këtë minimum të minimumit?) që “të mos ikje nga politika me zgjedhje të vjedhura e të prishura, të cilat ti na i fute si flamë në praktikën tonë politike”. E di që s’varet gjithçka nga ty, pasi strukturat e institucionet i ke ndërtuar me frymën e me logjikën e ndërtimit të një bande, e rrjedhimisht mund të të dalin dhe duarsh, por bëj çmos t’ua mbash dorën (pasi të mbash tënden, në radhë të parë). Nuk duhet ta mbyllësh këtë punë “duke vjedhur dhe një herë zgjedhjet”, pasi nuk është se kështu e shmang fundin. Përkundrazi, e bën fundin shumë më dramatik. Mund ta shtysh pak në kohë, ca muaj ndoshta, por me vjedhjen e zgjedhjeve nuk ke për të zgjidhur asgjë.

Njerëz që të njohin mirë po më thonë se edhe pas humbjes, ti do të mbetesh në politikë, do të qëndrosh në krye të PD-së. Por unë nuk e besoj se do të rrish. Nuk e di se ç’zgjidhje ke menduar, por nuk besoj se e sheh si opsion qëndrimin në krye të PD-së. Jo se s’mund të rrish. E kush do të të pengonte? Por ti nuk do rrish, ngaqë nuk është një gjë që të vlen. Përsëris: s’e kam idenë se çfarë do bësh, dhe unë vetë, sikur të të kisha mik, s’do isha në gjendje të të jepja ndonjë këshillë. Por ky është problemi yt. Se ç’do ndodhë me ty pas ikjes nuk është problemi ynë. Problemi ynë do të mbetet kjo Shqipëri që ti na lë trashëgim, kjo Shqipëri që ka fytyrën dhe frymën tënde në çdo qoshe, kjo Shqipëri e përçarë në të gjitha pikëpamjet. Problemi ynë është dhe klasa politike që do vijë pas teje, e që do të marrë në dorë fatet e kësaj Shqipërie. Por le t’i marrim gjërat me radhë e me sërë. Të mbyllim hesapet me ty njëherë. Për të tjerat kemi kohë.

*Marre nga e perditshmja “Shqip”

Rama nënës: Je pikë referimi për mua

rama-8-marsNë aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e “Ditës së Nënës”, lideri i opozitës, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe prekës. Madje pjesë e fjalës së tij janë bërë dhe nëna e gruaja e tij.

Kreu i PS-së tha se nëna e tij ka pasur peshë të rëndë për shkak të akuzave që politika ka bërë për djalin e saj.  Rama është shprehur se me PS-në në pushtet ky model i të bërit politikë do të ndryshojë dhe nënat dhe bashkëshortet nuk do të lëndohen.

Rama ka falënderuar nënën e tij, Anetën, duke thënë se ajo është pikë referimi për të. Vetë Aneta, u shpreh se ndihej e emocionuar për fjalët e Ramës në drejtim të saj. Ajo e në emocion e sipër është shprehur: Te dua Edi! Pas kësaj Rama ftoi të fliste edhe bashkëshortja e tij, Linda.

Në këtë takim ishin të ftuar deputetë, kandidatë dhe funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët shoqëroheshin nga nënat e tyre, bashkëshortja apo bashkëshorti.

Cameron: Britania e Madhe mund të ndryshojë BE-në

David Cameron
David Cameron

Kryeministri britanik Cameron, sipas Euroactiv, ka deklaruar se ishte në gjendje të negocionte një marrëveshje më të mirë më Brukselin dhe se ishte e gabuar të thuhej, se Britania do të lërë Bashkimin Europian. Ai i përshkruan si pesimistë, ato që diskutojnë, se Britania duhet të lërë bllokun dhe thonë se, nuk ka perspektive për reformimin e BE-së.

‘’Unë mendoj se ato janë gabim….mendoj se është e mundur të ndryshojmë dhe të reformojmë këtë organizatë’’ ,- deklaroi Cameron gjatë një konference investimi.

Cameron këtë javë, është nën një formë të re presioni me Partinë e tij Konservatore, kur ish Ministri i Financave Nigel Lawson, propozoi një plan për të rinegociuar angazhimin e Britanisë në BE, përpara se një referendum anëtarësimi i pritshëm më 2017, të jetë i destinuar të dështojë dhe vendi të lërë bllokun.

Boris Johnson, duke folur në të njëjtën konferencë, tha se partia duhet të mblidhet rreth Cameron dhe planit të tij. Por, Johnson, i cili synon postin e Cameron si lider i Partisë Konservatore, tha gjithashtu se Britania duhet të jetë gati të ‘largohet’ nga BE, nëse dështon në ofertën rinegociuese.

‘’Nuk ishte Britania çështja ekzistenciale….kur ne ju bashkuam BE-së gjatë vlerësimit të luftës së ftohtë’’ tha Johnson. ‘’Ne tashmë jetojmë në një ekonomi të globalizuar, ku rritja reale e tregjeve, gjendet jashtë Bashkimit Europian.’’

Anëtarësimi në BE, ka qenë një çështje ndarëse për Konservatorët, për dekada, dhe Cameron shpreson, se referendumi do të rregullojë një herë e mirë këtë situatë. Bëhet fjalë jo vetëm për të siguruar kushte më të favorshme anëtarësimi në BE, por gjithashtu formimin e ardhshëm të qeverisë konservatore, pas zgjedhjeve të 2015.

Por, ideja se Britania duhet të shkëpusë lidhjet me Europën, në mënyrë që të rrisë lidhjet me Azinë dhe Amerikën, janë refuzuar si absurde nga eurodeputeti britanik Graham Watson, presidenti i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën.

‘’Nuk jam i bindur se Britania do të përfitojë një marrëveshje më të mirë, nëse përpiqet të negociojë vetëm’ ,- ka shkruar Watson, në një opinion të publikuar në Euroactiv. ‘’ Ka një arsye përse deklarimi i Obamës mbi Unionin, nuk lajmëroi  një marrëveshje të re tregtare me Britaninë- ideja, është përgjithësisht qesharake. Një marrëveshje tregtie me BE, gjithsesi është një përfitim i madh, për ekonominë botërore më të madhe, me një domethënie investimi kapitali politik.’’

Watson sfidoi gjithashtu thirrjen e Lawson, se humbja e tregut të vetëm të BE-së do të jetë e një niveli të vogël për Britaninë. ‘’Fakti është se ne eksportojmë më shumë në Hollandë, se në Kinë, Brazil, Rusi dhe Indi. Pothuajse 90% e ndërmarrjeve të vogla eksportuese varen në tregun e BE-së ’’./euroactiv/

 

Shkruajnë një libër pa u njohur

libriShkruajnë një roman pa u takim ndonjëherë deri në momentin e botimit të librit. Duket si komplot i një film Hollivudian, por është një histori e vërtetë dhe të dy protagonistët janë italianë. Jessica dhe Marcello Mastroianni, 23 dhe 24 vjeç, dy të rinjtë ishin pak më shumë se tetëmbëdhjetë vjeç kur ata vendosën një mbrëmje për të realizuar ëndrrën e tyre, të shkruanin një libër së bashku …!

Çifti, i cili u takua në internet përmes Spaces MSN, kanë ndërmarrë këtë udhëtim në dhomat e tyre 350 km larg njëri-tjetrit. Në fakt, ai është nga Napoli, kurse ajo nga Lamezia Terme. “Një hap larg teje” (Editions Lines Infinit) është emri i librit të tyre. I shkruar dhe prodhuar duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin si: Telefonin, Facebook-un, adresë e-mail etj.

Zgjedhja për të mos u takuar, fillimisht ishte shtyrë kryesisht nga një seri rastësish, por më pas , kur ata ishin duke përfunduar romanin, vendosën vetë të takoheshin në përfundim.

Vetëm 3 vjet bisedë dhe 255 faqe të shkruara, dy të rinjtë u përqafuan, për herë të parë me rastin e prezantimit të mbajtur në Napoli.

Një roman brenda romanit që përfaqëson mirë kohën tonë të vështirë, në të cilat të rinjtë e sotëm e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të bisedojnë dhe shkëmbejnë fotografi në kompiuter. Jo në këtë rast, megjithatë, shpresa e një përdorim konstruktiv dhe inteligjent e internetit mbetet ende. Fatkeqësisht ky është një rast i izoluar dhe  nuk ka shpesh raporte me histori të ngjashme.

*Video

 

Tenton të takojë Berishën, dhunohet nga badigardët

Badigardet e Berishes
Badigardet e Berishes

Ka kohë që kryeministri Berisha nuk e heq jelekun antiplumb. Pavarësisht kësaj mase sigurie, një numër i madh truprojash e shoqërojnë atë në çdo takim me qytetarët, madje edhe në daljet private me familjen. Dy ditë më parë, një incident me truprojat e kryeministrit i ka kushtuat shtrenjtë një lypësi.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, dy ditë më parë, Berisha ka qenë në një klinikë dentare, për të kuruar një dhëmballë. Pas daljes së saj, shtë përpjekur t’i afrohet një lypës që njihet në Tiranë me emrin “Taku i Lemes”. Por, badigardët e Berishës e kanë goditur dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë. Më pas “Taku i Lemes”, ose Spartak Boshani, që është emri i tij i vërtetë, është çuar në autombulancë nga forcat e policisë, por nuk është kuruar nga mjekët, me arsyen se është lypës.

Rama: qeveria e ka izoluar Vlorën

11-maj-Edi-Rama-ne-VloreKryetari i PS, Edi Rama ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara nga Bashkia e Vlorës me rastin e çeljes së sezonit të ri turistik. Kryetari Rama ka përshkruar në këmbë bulevardin Vlorë-Skelë duke takuar dhe përshëndetur banorë të Vlorës, të cilët i  kanë shprehur mirënjohjen për faktin që ka zgjedhur Vlorën për të kandiduar në zgjedhjet e 23 qershorit. Në hyrje të Skelës, aty ku nis edhe rruga e re, shëtitorja e sapo përfunduar nga Bashkia e Vlorës, Rama është bashkuar me qytetarët vlonjatë dhe grupet popullore të ardhura nga gjithë vendet e rajonit, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, madje edhe nga Polonia e Bullgaria për të qenë në këtë festë për qytetin bregdetar. Me gjithë mungesën e buxhetit nga qeveria qendrore Bashkia e Vlorës ka arritur të sigurojë financimet e duhura dhe të përfundojë në kohë rikonstruksionin e hapësirave publike në qendër të qytetit, të cilat do jenë shërbim të turistëve që do t’i drejtohen bregut të Jonit dhe qytetit të Vlorës për të pushuar këtë vit.

Në fjalën e tij Rama tha se Vlora nuk ka pasur një qeveri që të mendojë për të në Tiranë, përkundrazi, ka pasur një qeveri që për vite me radhë e ka lënë Vlorën të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë.

‘’E ka lënë Vlorën ende pa rrugë që ta lidhë atë me Tiranën, me pjesën tjetër të Shqipërisë dhe me Kosovën. Sepse edhe Kosova e sheh Vlorën, ashtu siç e shikon gjithë Shqipëria, si kryeqytetin e shtetit shqiptar, si Kryeqytetin e Pavarësisë, si kryeqytetin e historisë, si kryeqytetin e atyre vlerave dhe atyre parimeve, e atyre idealeve dhe ideve që bën të nisë rrugëtimi i Shqipërisë së pavarur, i Shqipërisë së lirë, i Shqipërisë Europiane’’,- ka deklaruar Rama.

Lideri opozitar Rama theksoi gjithashtu, se do të bëjnë gjithçka që Vlora të kthehet në një pikë referimi për çdo turist, që të bëhet një vend ku të rinjtë dhe të rejat mos të kërkojnë të ikin për shkak të pamundësive jetësore. Se do të bëjnë ç’është e mundur për ta shpëtuar Vlorën nga izolimi qeveritar.

‘’Për t’i mbajtur këtu të rejat dhe të rinjtë që kanë pasur fatin të lindin në Vlorë, por që fatkeqësisht më shumë mendojnë sesi të ikin nga Vlora sesa ta ndërtojnë jetën këtu në Vlorë, për shkak të një mijë e një vështirësive, të një mijë e një kufizimeve, të një mijë e një pengesave që Vlorës i vijnë për vite me radhë nga qeveria e Tiranës. E cila, i ka kthyer shpinën Vlorës dhe jo vetëm kaq, por ka bërë çmos për ta penguar Vlorën që të shkojë përpara. Ka bërë çmos për të penguar që dhe ato projekte të bashkisë, edhe ato vepra të nisura nga Bashkia të vonohen sa më shumë. Ka bërë çmos që Vlora të vazhdojë të mbetet e izoluar. Ne do ta heqim izolimin nga Vlora’’,- deklaroi Rama.

Rama premtoi gjithashtu krijimin e një rruge që do të mundësojë lidhjen e Kryeqytetit të Pavarësisë me Tiranën. Ngritjen e një Plan Zhvillimi urban për Vlorën, rindërtimin e Sheshit të Pavarësisë, rrugën lidhëse me këtë shesh me shëtitoren, hapjen e kantierit te madh, i shëtitores që do të lidhë Skelën deri poshtë te Uji i Ftohtë. Heqjen e makinave nga bregu i Vlorës, duke u ndërtuar by-pass-in për të kaluar njerëzit, në mënyrë që të shëtisin kalimtarët. Mbjelljen vetëm në 4 vitet e ardhshme te 10 mijë pemëve të reja në Vlorë. Ndertimin e hapësirave publike, që Vlorës i mungojnë. Vlora do të shndërrohet në hapësirën e aktiviteteve kulturore jo thjesht shqiptare, por aktiviteteve kulturore ndërkombëtare. Do të caktohen ditë të posaçme kulture në Vlorë; kulture ballkanike, kulture mesdhetare, kulture europiane. Po projektohet që Vlora të shndërrohet në portën e Shqipërisë ndaj Mesdheut dhe Europës. Ndërtimet pa leje do të marrin fund gjithashtu në Vlorë, si edhe procesi i bathorizimit të Adriatikut dhe Jonit./al.bl/

 

 

 

 

Mahnitese,shtëpitë më unike të planetit

Që nga kohërat e hershme, njerëzit janë përpjekur t’i ndërtojnë banesat e tyre sipas nevojave sociale, psikologjike dhe fizike. Këto janë disa nga shtëpitë e cilësuara si më uniket në stilin e tyre, pasi janë gati sureale, të çuditshme dhe më interesantet në planet. Ndoshta ato mund të shërbejnë si frymëzim, për idetë tuaja të ardhshme./stumbleupon/

Indiana/ foto Serge Melki
Indiana/ foto Serge Melki 
Crazy House, Vietnam/ foto upyernoz
Crazy House, Vietnam/ foto upyernoz

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Shtepi guacke, jepet me qera per pushime
ka pamje 180° nga oqeani-
Ishulli Mujeros ne Meksike-/ foto sarunas/

 

Shtepi kokembrapsht ne Gjermani, edhe mobiliet jane te ngulura ne tavan/foto Backkratze/
Shtepi kokembrapsht ne Gjermani,
edhe mobiliet jane te ngulura ne tavan
/foto Backkratze/

 

Shtepi prej guri, e nderuar ne nje shkenb, Portugali/foto  Feliciano GuimarÃes/
Shtepi prej guri, e ndertuar ne nje shkemb
Portugali/foto Feliciano GuimarÃes/

 

Shtepi stil UFO, e ndertuar ne pyll, ka dhe nje shkalle avioni qe te con direkt ne bar/ foto Heavybluesman/
Shtepi stil UFO, e ndertuar ne pyll,
ka dhe nje shkalle avioni qe te con
direkt ne bar/ foto Heavybluesman/

 

Shtepi stil UFO, Karoline e Veriut/ foto Runder/
Shtepi stil UFO, Karoline e Veriut
/ foto Runder/

 

Shtepi me nje hyrje si nje vorbull hapesinore. Nje shtepi qe ishte ne pritje per tu shembur dhe fatkeqesisht eshte shembur, Hjuston/foto Michael Cote/
Shtepi me nje hyrje si nje vorbull hapesinore,
ne pritje per tu shembur dhe fatkeqesisht
eshte shembur, Hjuston/foto Michael Cote/

 

Shtepi qe ka qene e ndertuar fillimisht si kulle uji me 1923, Angli/foto Christine Matthews/
Shtepi qe ka qene e ndertuar
fillimisht si kulle uji me 1923,
Angli/foto Christine Matthews/

 

Shtepia me çati pate, qe ka 8 dritare vezake dhe si sy pate dy prozhektore makine/foto Cindy Seigle/
Shtepia me çati pate, qe ka 8 dritare
vezake dhe si sy pate dy prozhektore
makine/foto Cindy Seigle/

 

Kompleks banimi ne Montreal, Kanade e diznjuar per nje teze Masteri, me synim demonstrimin e stilit te ri te jeteses/Ryan Dickey/
Kompleks banimi ne Montreal,
Kanade e dizenjuar per nje teze Masteri,
me synim demonstrimin e stilit te ri te
jeteses/Ryan Dickey/

 

Rezidencat ne forme kubesh, Roterdam, te dizenjuara me 1984 dhe jane 38 kube me dy super kube te ngjitura njera pas tjetres/foto Andrea De Poda/
Rezidencat ne forme kubesh, Roterdam,
te dizenjuara me 1984 dhe jane 38 kube
me dy super kube te ngjitura njera pas tjetres
/foto Andrea De Poda/

 

Shtepi e ndertuar mbi nje ure te rrenuar te Senes /foto Shellorz/
Shtepi e ndertuar mbi nje ure
te rrenuar te Senes /foto Shellorz/

 

Shtepi e ndertuar me kanaçe bosh birre, vetem fasada ka rreth 50.000 kanaçe. Hjuston/ foto Litandmore/
Shtepi e ndertuar me kanaçe bosh birre
vetem fasada ka rreth 50.000 kanaçe.
Hjuston/ foto Litandmore/

 

Shtepi si guç turshish e dizenjuar ne baze te nje filmi me animacione, Miçingan/foto kristina5/
Shtepi si guç turshish e dizenjuar
ne baze te nje filmi me animacione,
Miçingan/foto kristina5/ 
Nje fotografi e vjeter e nje shtepie ne forme kepuce, e ndertuar ne Pensilvani , 1948 /foto jamesdale10/
Nje fotografi e vjeter e nje shtepie
ne forme kepuce, e ndertuar ne Pensilvani
1948 /foto jamesdale10/

 

 

 

PS: 28.5% të kontingjentit të punëtorëve janë fëmijë

eglantina-gjermeniNë një Konferencë për shtyp, Partia Socialiste përmes deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, akuzoi Kryeministrin Berisha, se ka dështuar me punësimin, luftën ndaj varfërisë dhe me politikat për mbrojtjen e fëmijve. PS deklaroi se në Shqipëri pavarësisht, se puna e fëmijëve është e ndaluar me ligj, fëmijët përbëjnë 28.5% të kontingjentit të punëtorëve të mitur.

‘’Berisha dështoi me politikat sociale për familjen dhe fëmijët, sepse dështoi me punësimin, dështoi me luftën kundër varfërisë, dështoi me politikat në mbrojtje të fëmijëve, sepse sot fëmijët shqiptarë  janë më të varfër, më të pambrojtur, më të  dhunuar. Një në katër fëmijë në Shqipëri është i varfër. Një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta e tyre përfitojnë shërbime përkujdesjeje. Në familjet që janë në varfëri dhe trajtohen me ndihmë ekonomike, jetojnë rreth 160 mijë fëmijë. Ndërkohë që 25 % e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri, çka do të thotë që ata janë të paushqyer, janë shëndetligë, nuk e kanë luksin për jetë normale fëminore, dhe s’kanë akses në arsim e shërbime’’– theksoi Gjermeni.

PS deklaroi, se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve janë në pamundësi të ndjekin shkollën, nuk janë të rregistruar në gjendjen civile dhe janë shumë larg kushteve të ofrimit të shërbimeve në lidhje me standartet e zhvillimit normal të fëmijëve.

‘’54,3% e fëmijëve të varfër në grupmoshën nga 6-18 vjeç nuk e ndjekin shkollën, sepse nuk përballojnë dot shpenzimet, kjo nuk është një akuzë për qeverisjen që vjen nga opozita, por nga studimi i UNICEF. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, çka do të thotë që ata nuk arsimohen e nuk përfitojnë nga asnjë shërbim e asnjë skeme ndihme. Edhe ato pak Shërbime që ofrohen sot, plotësojnë vetëm më pak se gjysmën e nevojave të fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve për kujdes shëndetësor, mbrojtje shoqërore, arsim e zhvillim janë larg kushteve dhe standardeve të zhvillimit normal të fëmijëve. Qeveria shqiptare dështoi në luftën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka thuajse asnjë lloj shërbimi social shtetëror për të ndihmuar fëmijët viktima të dhunës’’ deklaroi Gjermeni.

PS denoncoi dhe faktin, se megjithëse puna është e ndaluar me ligj për fëmijët në Shqipëri, ato përbëjnë 28% të kontigjentit të punëtorëve të mitur.

‘’Instituti i Statistikës, INSTAT, raporton se në Shqipërinë e sotme  54 mijë fëmijë të moshës 5-17 vjeç,  pra 7.7 për qind e fëmijëve shqiptarë, janë fëmijë punëtorë. Këta fëmijë janë të punësuar në miniera, në ndërtim, punojnë në kushte çnjerëzore dhe për pak qindarka, me të cilat u duhet të përballojnë jetesën apo u duhet të kontribuojnë në buxhetet e urisë të familjeve të rrënuara në këto 8 vite. Këta fëmijë janë të braktisur, rrezikojnë jetën ditën për diell, rrezikojnë shëndetin, dëmtohen, sëmuren dhe sikur të ishin skllevër shfrytëzohen në indiferencën dhe heshtjen absolute të shtetit të tyre. Pavarësisht, se në Shqipëri puna e fëmijëve është  ndaluar me ligj, fëmijët në Shqipërinë e Sali Berishës përbëjnë 28.5% të kontingjentit të punëtorëve të mitur. Historia e shfrytëzimit skllavërues të punës së fëmijëve është bërë tashmë fenomen tek ne, edhe akoma më keq në sipërmarrje të mbikëqyrura nga shteti si në Gërdec ku katastrofa i kaloi kufijtë e dhimbjes’’,- përfundon deklarata e PS-së. /al.bl/

 

 

PD vazhdon akuzat ndaj Ramës dhe Kokëdhimës

Jorida Tabaku ABC-2Jorida Tabaku, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, akuzoi liderin e opozitës Socialiste Edi Rama, se gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë ka futur në thesin e Koço Kokëdhimës, miliona dollarë. Ajo e akuzoi Ramën, se i ka dhënë Kokëdhimës shumicën e tenderave të Tiranës. Akuzat ndaj Ramës dhe Kokëdhimës janë të përsëritura, që prej momentit kur Kryeministri demokrat Berisha e cilësoi të pafalshme zgjedhjen e Vlorës nga Rama dhe caktimin e Kokëdhimës, po në qarkun Vlorë.

“Dje të gjithë shqiptarët filluan të lexojnë fletët e para të librit “R-K, ku shkruhet qarte modeli Rama – Kokëdhima”. Taksapaguesit e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u shokuan kur panë nëpërmjet dokumenteve zyrtarë, se si shumica dërrmuese e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë, kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës. Ky model futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë. Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama – Kokëdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Koços, si t’i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës. Por kjo është vetëm pjesa e pare. Sot, do t’ju tregojmë një anë tjetër të këtij modeli.

Kjo është një leje ndërtimi, e dhënë nga Rama, unike në llojin e vet, ku ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë, si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit. Por pse duhej përfshire unaza e madhe e qytetit ne shesh ndertimi te pallatit te Kristaq Kokdhimës. Sepse vetëm ne këtë mënyrë duke shpallur edhe te gjithë gjerësinë e unazës ne shesh ndërtimi Koço mund te dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit, e cila ne përputhje me normat e urbanistikes pa sipërfaqen e unazës duhet te ishte dy here me e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Koços del edhe përtej kësaj sipërfaqe dhe shtrihet në pronat e fqinjit. Ne po ju vëmë në dispozicion këtë kopje të planimetrisë së objektit dhe të sheshit të ndërtimit. Si kjo leje e kundraligjshme, Koço ka marre 4 nga Rama me 25,000 m2 ndërtime dhe betonizim te qytetit” theksoi Tabaku./al.bl/

Tendencë e re vjedhjeje me diapazan qetësues

diapazanAndi Mekrizvani 25 vjeç dhe Mentor Dunga 33 vjeç janë arrestuar nga komisariati numër 2 i Tiranës, pasi disa ditë më parë kanë vjedhur, duke vënë në gjumë me medikamentin Diazepam, shtetasin A.Mehmeti të cilit i kane marrë 3500 euro dhe një varëse floriri, dhe shtetasin M .Pashollari të cilit i kanë marrë në dyqanin e tij 40.000 lekë të reja mall dhe rreth 100 mijë lekë të reja në sirtar.

Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia disa ditë më parë nën akuzën e vjedhjes së pronës  me një mekanizëm të ri. Pa dhunë, pa presion, pa kërcënim, një metodë e re e cila po aplikohet nëpërmjet pijeve energjike dhe medikamentin diazepam qetësues, i cili përdoret si pluhur duke ua ofruar biznesmenëve të ndryshëm, taksistëve dhe qytetarëve.

E aplikuar për herë të parë në qytetin e Barit në Itali, në vitin 1993, kjo formë grabitjeje po aplikohet dhe në Shqipëri, ku dy persona, njëri me origjinë nga Lezha dhe tjetri me origjine nga Kruja, kanë përdorur diazepamin, medikament ky që gjendet lehtësisht në farmacitë e kryeqytetit.

Pavarësisht faktit që ky medikament duhet të shërbehet me recetë mjekësore, në farmacitë e Tiranës, por dhe në periferi, mund të blihet lehtësisht kundrejt një shumë prej 100 lekësh. Në rast përdorimi në sasi të mëdha shkakton gjumë, gjendje kome, arrest kardiak apo dhe aritmi.