Keni ankth të çuditshëm? Kujdes, se pas saj fshihen sëmundje të rrezikshme….

101
foto doctissiomo
foto doctissimo

Një krizë ankthi s’vjen kurrë vetëm. Ajo është shpesh shenja e shqetësimeve dhe çrregullimeve psikologjike, shumë më të rëndësishme. Është e nevojshme të zbulohet, çfarë fshihet prapa këtyre anktheve të panikut, me qëllim trajtimin pa u gënjyer nga shenjat. Krizat e ankthit, janë shumë të përhapura. Por, shpesh ato fshehin sëmundje të tjera, që janë shumë të nevojshme të kurohen.

Shkaqe psikologjike

Sipas psikologut Jean- François Borel-Ferrenq, përballë një krize ankthi, tre shkaqe psikologjike duhen përmendur. Nga njëra anë, kriza e ankthit mund të fillojë pas një ‘procesi nevrotik’, që do të thotë nga konflikti, që gjeneron ekzistenca në të njëjtën kohë e një dëshire dhe një ndalimi ndaj të njëjtit objekt. Nga ana tjetër, ajo mund të ketë në origjinë një fobi, që korrespondon me një frikë të lidhur më një kujtim negativ. Së fundmi kriza e ankthit është një nga manifestimet që hasim më shpesh në procesin depresiv. Në këtë rast, ajo ndodh gjithmonë në mëngjes dhe vjen nga ndjesia, se nuk do të jemi në lartësinë e duhur, për te kryer detyra të cilat, do të na kërkohen përgjatë ditës. Domethënë ajo është në marrëdhënie me energjinë, që ne zotërojmë. Krizat e ankthit i gjejmë gjithashtu edhe në procesin e ‘shkatërrimit psikik’ (depresionit shkatërrues apo ankthit të përgjithësuar), por në këto raste, ajo shfaqet kryesisht në fund të ditës.

Sëmundje në origjinë të ankthit…

Sipas psikologut, përballë një krize ankthi, është e nevojshme të eliminojmë patologjitë organike me ndihmën e një ekzaminimi klinik dhe biologjik. Në fakt disa prej tyre, mund të jenë të shoqëruara ose të filluara nga një krizë ankthi. Patologjia koronare dhe kryesisht kriza e kraharorit e quajtur shpesh angina e kraharorit është më e shpeshta e këtyre sëmundjeve. Kjo shkakton një dhimbje tipike e krahasuar me dhimbjen e kraharorit, por që shoqërohet me një ndjesi të fortë ankthi.

Lodhja dhe ankthi : gara për sëmundje…

Si rregull i përgjithshëm, të gjithë fenomenet ‘ të shtrenjtë në energji’ mund të gjenerojnë manifestime ankthi, kryesisht në zgjim, me të njëjtin ndjesi, se s’do të arrijmë t’ia dalim sot. Ndërmjet këtyre fenomeneve, mund të citohet hepatiti, çrregullimet e tiroides, dhe të gjitha format filluese të kancerit. Në të gjithë këto procese, perceptimi i lodhjes ekziston. Në këtë mënyrë, krizat e ankthit e shoqëruar me një manifestim lodhjeje mund të jetë e orientuar drejt një patologjie organike.

Midis trupit dhe kokës

Fenomenet e ankthit, lidhin ngjarje fizike me ato psikike. Një shembull : “Pata një dobësi që u shoqërua më shqetësime trupore. Ndërsa gjendem në një moment të dhënë në një situatë që kërkon ‘memorien biologjike’, kujtimi i kësaj dobësie apo dhimbjeje më shfaq një krizë ankth”i….Çka mund të quhet një fobi të përsëritjes, që ka një origjinë organike.

Së fundmi, të gjithë fenomenet të lidhura me dobësimin e funksioneve superiore mund të gjenden në origjinë të krizave të ankthit. E njëjta situatë ndodh me instalimin e një gjendje çrregullimi mendor, etj.

Në të gjitha këto raste, duhet në mënyrë absolute të konsultohemi kur kemi të bëjmë me raste krizash ankthi, që përsëriten. Mjeku është pikërisht ai, që do të zbulojë një shqetësim të lidhur më diçka tjetër dhe t’ju ndihmojë për të kaluar këtë situatë dhe për të rigjetur sërish qetësinë./doctissimmo/al.bl/