Në Pakistan janë shënuar 11 të vdekur dhe 50 të plagosur, vetëm disa orë përpara fillimit të votimit për zgjedhjet legjislative. Në Karachi, atentati i parë, synonte një kandidat laik. Një trupëroje dhe një fëmijë 3-vjeçar kanë vdekur. Disa minuta më vonë në Peshawar, një shpërthim i dytë ka plagosur të paktën 8 persona. Janë femrat të cilat janë shënjestruar, kësaj here, përpara një zyre votimi, e caktuar enkas për to.
Vendosja e një bombë të tretë, jo larg prej të tjerave, arrin të plagos 4 persona. Atentatet janë marrë përsipër nga islamistët e Lëvizjes së Talibanëve në Pakistan, TTP.
Që prej muajit prill, akte terroriste të kësaj lëvizje i kanë marrë jetën 130 personave dhe ia kanë dalë të zmbrapsin shumë kandidatë për të kryer një fushatë të hapur. Por, sot Pakistanezët u duhet gjithsesi të shkojnë ne votime, për te zgjedhur 342 deputetët e tyre dhe përfaqësuesit e katër asambleve provinciale. Partia fituese do të zgjedhë qeverinë e ardhshme. Ish kryeministri Nawaz Sharif, i partisë së opozitës Lidhja Myslimane, është favoriti kryesor për këto zgjedhje./euronews/al.bl/


