PD vazhdon akuzat ndaj Ramës dhe Kokëdhimës

50

Jorida Tabaku ABC-2Jorida Tabaku, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, akuzoi liderin e opozitës Socialiste Edi Rama, se gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë ka futur në thesin e Koço Kokëdhimës, miliona dollarë. Ajo e akuzoi Ramën, se i ka dhënë Kokëdhimës shumicën e tenderave të Tiranës. Akuzat ndaj Ramës dhe Kokëdhimës janë të përsëritura, që prej momentit kur Kryeministri demokrat Berisha e cilësoi të pafalshme zgjedhjen e Vlorës nga Rama dhe caktimin e Kokëdhimës, po në qarkun Vlorë.

Dje të gjithë shqiptarët filluan të lexojnë fletët e para të librit “R-K, ku shkruhet qarte modeli Rama – Kokëdhima”. Taksapaguesit e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë u shokuan kur panë nëpërmjet dokumenteve zyrtarë, se si shumica dërrmuese e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë, kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës. Ky model futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë. Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama – Kokëdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Koços, si t’i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës. Por kjo është vetëm pjesa e pare. Sot, do t’ju tregojmë një anë tjetër të këtij modeli.

Kjo është një leje ndërtimi, e dhënë nga Rama, unike në llojin e vet, ku ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë, si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit. Por pse duhej përfshire unaza e madhe e qytetit ne shesh ndertimi te pallatit te Kristaq Kokdhimës. Sepse vetëm ne këtë mënyrë duke shpallur edhe te gjithë gjerësinë e unazës ne shesh ndërtimi Koço mund te dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit, e cila ne përputhje me normat e urbanistikes pa sipërfaqen e unazës duhet te ishte dy here me e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Koços del edhe përtej kësaj sipërfaqe dhe shtrihet në pronat e fqinjit. Ne po ju vëmë në dispozicion këtë kopje të planimetrisë së objektit dhe të sheshit të ndërtimit. Si kjo leje e kundraligjshme, Koço ka marre 4 nga Rama me 25,000 m2 ndërtime dhe betonizim te qytetit” theksoi Tabaku./al.bl/