Cameron: Britania e Madhe mund të ndryshojë BE-në

69
David Cameron
David Cameron

Kryeministri britanik Cameron, sipas Euroactiv, ka deklaruar se ishte në gjendje të negocionte një marrëveshje më të mirë më Brukselin dhe se ishte e gabuar të thuhej, se Britania do të lërë Bashkimin Europian. Ai i përshkruan si pesimistë, ato që diskutojnë, se Britania duhet të lërë bllokun dhe thonë se, nuk ka perspektive për reformimin e BE-së.

’Unë mendoj se ato janë gabim….mendoj se është e mundur të ndryshojmë dhe të reformojmë këtë organizatë’’ ,- deklaroi Cameron gjatë një konference investimi.

Cameron këtë javë, është nën një formë të re presioni me Partinë e tij Konservatore, kur ish Ministri i Financave Nigel Lawson, propozoi një plan për të rinegociuar angazhimin e Britanisë në BE, përpara se një referendum anëtarësimi i pritshëm më 2017, të jetë i destinuar të dështojë dhe vendi të lërë bllokun.

Boris Johnson, duke folur në të njëjtën konferencë, tha se partia duhet të mblidhet rreth Cameron dhe planit të tij. Por, Johnson, i cili synon postin e Cameron si lider i Partisë Konservatore, tha gjithashtu se Britania duhet të jetë gati të ‘largohet’ nga BE, nëse dështon në ofertën rinegociuese.

’Nuk ishte Britania çështja ekzistenciale….kur ne ju bashkuam BE-së gjatë vlerësimit të luftës së ftohtë’’ tha Johnson. ‘’Ne tashmë jetojmë në një ekonomi të globalizuar, ku rritja reale e tregjeve, gjendet jashtë Bashkimit Europian.’’

Anëtarësimi në BE, ka qenë një çështje ndarëse për Konservatorët, për dekada, dhe Cameron shpreson, se referendumi do të rregullojë një herë e mirë këtë situatë. Bëhet fjalë jo vetëm për të siguruar kushte më të favorshme anëtarësimi në BE, por gjithashtu formimin e ardhshëm të qeverisë konservatore, pas zgjedhjeve të 2015.

Por, ideja se Britania duhet të shkëpusë lidhjet me Europën, në mënyrë që të rrisë lidhjet me Azinë dhe Amerikën, janë refuzuar si absurde nga eurodeputeti britanik Graham Watson, presidenti i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën.

’Nuk jam i bindur se Britania do të përfitojë një marrëveshje më të mirë, nëse përpiqet të negociojë vetëm’ ,- ka shkruar Watson, në një opinion të publikuar në Euroactiv. ‘’ Ka një arsye përse deklarimi i Obamës mbi Unionin, nuk lajmëroi  një marrëveshje të re tregtare me Britaninë- ideja, është përgjithësisht qesharake. Një marrëveshje tregtie me BE, gjithsesi është një përfitim i madh, për ekonominë botërore më të madhe, me një domethënie investimi kapitali politik.’’

Watson sfidoi gjithashtu thirrjen e Lawson, se humbja e tregut të vetëm të BE-së do të jetë e një niveli të vogël për Britaninë. ‘’Fakti është se ne eksportojmë më shumë në Hollandë, se në Kinë, Brazil, Rusi dhe Indi. Pothuajse 90% e ndërmarrjeve të vogla eksportuese varen në tregun e BE-së ’’./euroactiv/