Rama nënës: Je pikë referimi për mua

60

rama-8-marsNë aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e “Ditës së Nënës”, lideri i opozitës, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe prekës. Madje pjesë e fjalës së tij janë bërë dhe nëna e gruaja e tij.

Kreu i PS-së tha se nëna e tij ka pasur peshë të rëndë për shkak të akuzave që politika ka bërë për djalin e saj.  Rama është shprehur se me PS-në në pushtet ky model i të bërit politikë do të ndryshojë dhe nënat dhe bashkëshortet nuk do të lëndohen.

Rama ka falënderuar nënën e tij, Anetën, duke thënë se ajo është pikë referimi për të. Vetë Aneta, u shpreh se ndihej e emocionuar për fjalët e Ramës në drejtim të saj. Ajo e në emocion e sipër është shprehur: Te dua Edi! Pas kësaj Rama ftoi të fliste edhe bashkëshortja e tij, Linda.

Në këtë takim ishin të ftuar deputetë, kandidatë dhe funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët shoqëroheshin nga nënat e tyre, bashkëshortja apo bashkëshorti.