Grindje me thikë, vdes i riu

70

Vrasje-me-thikaNjë grindje mes adoleshentësh është mbyllur me vdekjen e një 15-vjeçari në qytetin e Durrësit. Xhulio Leka, që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, raportohet të jetë autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Fatos Daci.  Ngjarja e rëndë ndodhi në sektorin ”Iliria” të zonë se plazhit.

Nga hetimet e para ka rezultuar se krimi ka ndodhur për motive banale gjatë një grindjeje të çastit mes adoleshentëve.

Të dy, adoleshentët kanë qenë në një internet kafe të zonës, ku dhe kanë nisur të grinden. Autori e ka goditur disa herë me thikë në sherr e sipër 15-vjeçarin Daci. Vetëm pak çaste pas mbërritjes në Spitalin rajonal të Durrësit, ai është ndarë nga jeta, ndërsa autori ishte larguar nga vendngjarja.

Në kohë rekord, shërbimet e policisë të ndihmuara nga dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë bërë identifikimin e të dyshuarit dhe kapjen e tij. Muajin e kaluar, një 17-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në zonën e plazhit, gjate nje tjeter konflikti mes te rinjsh në një internet kafe të plazhit.