Jeni super të ndjeshëm? Kjo mund t’ju shndërrojë në gjeni

115
awesome_people6
Foto ilustruese

Jeni shumë të ndjeshëm: të turpshëm, skuqeni shpejt, prekeni shpejt ? Nëse ndjeshmëria e lartë, prezanton shumë anë, ajo përcakton gjithmonë, një mënyrë të tepruar reagimi, mbi një situatë të caktuar, një mënyrë ‘printimi’ të ngjarjeve të parëndësishme, më fuqishëm, se të tjerët. Saverio Tomasella, që u ka kushtuar një libër personave me ndjeshmëri të lartë. ‘’Shumë i ndjeshëm për të qenë të lumtur ‘’ shpjegon se, ‘’lëkura’’ e super të ndjeshmëve, mbështjella e tyre është shumë e hollë, e përshkueshme. Shkurt, ato janë më të disponueshëm të futen në lëkurën e tjetrit dhe të përjetojnë atë çka të tjerët përjetojnë dhe janë po ashtu më të brishtë përballë të tjerëve.

Kjo gjallëri perceptimi, jashtë normales i brishtëson dhe shpeshherë i izolon ato. Hipersensibilët ndjehen shpesh herë të ndryshëm, se nuk arrijnë të kuptohen nga të tjerët. A mund të jemi të lumtur në këto kushte ? ‘’Sigurisht që po. Është sigurisht më e vështirë në një epokë, ku do të donim të ishim administrues perfektë të emocioneve tona….por hipersensibiliteti është cilësia numër një, tek humanët’’  insiston psikologu. Dhe të listosh gjithë cilësitë e tyre: më të ndjeshëm ndaj muzikës, ndaj pikturës, ndaj të tjerëve…shkurt, janë më të gjallë !

Për më tepër, një ndjeshmëri shumë e madhe do të ishte porta drejt inteligjencës, perceptimet tona na nxisin për të reflektuar, me më shumë finesë. Ngelet thjesht të shfrytëzojmë këtë super ndjeshmëri, për ta shndërruar në një forcë origjinale dhe krijuese.

Aline, 43 vjeç, një ndjeshmëri e ankthshme

‘’ Ndjej thellë brenda meje një lloj ankthi të shpërndarë. E kam kaluar adoleshencën time dhe fillimin e moshës së rritur, duke shkuar nga mjeku në mjek, me frikën mos kisha kancer, sidën….Jam shumë e ndjeshme ndaj kohës, një kohë gri më shkatërron gjithë ditën dhe një gjë pa vlerë më pengon të fle : reflektimi i zakonshëm i një shoqeje, një mbledhje pak stresuese ose edhe  një cicërimë zogu ! ‘’

Analiza: një numër i madh personash të ankthshëm super të ndjeshëm, vuajnë një mungesë sigurie të brendshme, janë rritur pa shikimin mbrojtës dhe mikpritës të të rriturit. Disa janë shumë të dhënë pas vetvetes.

Këshilla e psikologëve: këto persona super të ndjeshëm me tendencë të ankthshme, kanë nevojë t’i çlirojnë emocionet e tyre: sport tre herë në javë, kurs teatri dhe ditarë intimë, janë më se të rekomandueshëm !

Sophie, 37 vjeç, super e ndjeshme.

’Në çift jam më se e ndjeshme, vërejtja më e vogël dhe bëhem e pakontrollueshme. Përfundoj duke u futur në kriza të mëdha acarimi, gjatë së cilës përfundoj duke fluturuar objekte dhe duke i përplasur ato. Sigurisht më vonë bëhem pishman.’’

Analiza: Këto personalitete super reagues, janë sa të dashur aq edhe kolerikë, por të pajisur me një zemër shumë te madhe dhe nuk e durojnë dot padrejtësinë. Janë shpeshherë të përshkruar nga revoltat e tyre.

Këshilla e psikologut : më e mira është të mësojmë të kuptojmë fillimin e ngritjes së acarimit dhe kur niveli i acarimit ngrihet, të largohemi me shpejtësi për disa sekonda, ose thjesht të mbyllim sytë dhe të marrim frymë thellë. Për të kontrolluar këtë super-ndjeshmëri, duhet të kujtohemi nga vjen kjo kritike….nuk jemi ne, që jemi subjekt, është tjetri që formulon një nevojë apo një përqasje! 

Annick, 50 vjeç, kompleksi i kameleonit

’Super i ndjeshëm, i urrej konfliktet më shumë se gjithçka. Kjo është arsyeja, pse jam tërë kohës i qeshur dhe gjatë një darke, jam dakord gjithmonë me idenë e personit të fundit, që ka marrë fjalën. Herë pas here, përqendrohem mbi vetveten, duke bërë pyetjen: Kush jam me të vërtetë dhe se, çfarë mendoj realisht….?’’

Analiza: Këto personalitete kameleoni, kanë luftuar kundër ndjeshmërisë, duke ju mbi përshtatur realitetit dhe të tjerëve. Ato kanë një lloj ’guaske të padukshme’ që i mbështjell në një personalitet fallco. Rreth të dyzetave, ato përjetojnë shpesh një krizë ekzistenciale: Kush jam unë me të vërtetë?

Këshilla e psikologut: Përgjatë një darke ose një mbledhjeje, duhet të sforcoheni të shpreheni që në minutat e para, ose ndryshe do të dominohemi nga të tjerët. Nëse jetojmë me një kameleon, na bie ne barra që ta përqendrojmë atë, mbi vetveten: ’’ Çfarë mendon? Çfarë ke dëshirë të bësh këtë fundjavë?

Félix, 18 vjeç, një iriq i mbyllur në vetvete

’’Djali im është i heshtur me ne. Ka shumë pak shokë, ka qenë një fëmijë i ndjeshëm por është bërë shumë i ftohtë sot, sikur e gjithë ndjeshmëria e tij, të ketë fluturuar. Mendoj se është bërë edhe cinik. Dhe kur përpiqem ta ndihmoj, bëhet super agresiv. Si të sillem? Ta lë vetëm në qoshen e tij? (Marianne, 49 vjeç)

Analiza: Félix ilustron më së miri ‘kompleksin e iriqit’, të mbështjellë rreth vetvetes. Kjo sjellje vjen prej së hershmi: kur ka qenë fëmijë, ka shprehur ndjeshmërinë e tij, duke kuptuar se ato, që e rrethojnë nuk e kanë kuptuar. Ndoshta ka pasur turp nga emocionet e tij dhe i ka shtypur shumë thellë ato. Kur shkojmë ta kërkojmë, ai nxjerr gjembat, për të evituar ripërjetimin e ndjesisë së kaluar. Ju duket i pandjeshëm, ndërkohë që është në fakt e kundërta që ndodh….

Këshilla e psikologut : duhet ti afrohemi për ta ndihmuar, të hapet, por pa u nxituar. Duhet t’i propozojmë ndihmë, jo direkt, por në forma indirekte, me shumë takt dhe përkujdesi ( lëri një libër mbi tavolinën e tij, vetëm me një fjalë të vetme, në vend që t’i thuash: ‘’Shiko, ti që je super i ndjeshëm, mendoj se kjo do të bëjë mirë!’’. Një marrëdhënie dashurie e hapur, ndihmon gjithmonë kapërcimin e kësaj sindrome.

Paul, 38 vjeç, një kuti magnetike

‘’Jam si kuti magnetike….kërcej me zhurmën me të vogël dhe jam në ekstrem shumë i ndjeshëm, ndaj ‘’rrezatimit negativ’’ dhe ambienteve të tendosura. Më ka ndodhur të lë mbledhjen, kur ndodhte një përplasje mes dy kolegësh. Është e rëndë !

Analiza: Paul vuan, si të gjithë super të ndjeshmit, nga një intensitet shumë i gjallë i të gjitha shqisave. Themi shpesh për to, që janë si ‘sfungjer emocionesh’. Disa janë shumë të ndjeshëm ndaj aromave, dritës, tingujve….çka i predisponon të jenë shpesh të pasionuar pas muzikës.

Këshilla e psikologut ; duhen menaxhuar disa pushime gjatë ditës, dhe sidomos nëse punojmë në hapësira të hapura ; mbyllni sytë, merrni frymë thellë, dhe mësoni gradualisht të ‘ripozicionoheni’. 

3 pyetje për Saverio Tomasella:

1- A lindim super të ndjeshëm ? Kjo fillon që në 6 mujorin e parë të jetës, bile edhe më përpara. Një shtatëzani e vështirë, mund të çojë fetusin në një ‘ turbullirë emocionale’’, duke krijuar një ndjeshmëri të madhe.

2- Si ta evitojmë këtë fakt, në mënyrë që të mos vuajmë ? Duke ‘ zbritur nga manovrat emocionale’ duke marrë frymë thellë, për të mos u pushtuar nga një transmetim emocionesh. Nëse u bie shkurt marrëdhënieve, ose i injoron ato, përkundrazi kjo nuk të shërben për asgjë. Nëse u ikën gjërave që të ‘mbysin’ mund të biesh kollaj në sjellje vartësie ( lojëra bixhozi, kanabis…etj)

3-A është kjo, një forcë? Sigurisht që, po. Super të ndjeshmit janë super-intuitivë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme krijues. Aftësia e tyre për tu futur në lëkurën e tjetrit dhe për të përjetuar emocionet e tyre, i lejon të kuptojnë më mirë marrëdhëniet midis individëve, me shokët, në çift, në ndërmarrje…. I ftoj të frekuentojnë artet, që jo vetëm propozojnë një kuadër, për të njohur më mirë vetveten dhe për te shprehur emocionet, por lejojnë edhe pasurimin e platformës…..duke u përqendruar rregullisht, mbi një aktivitet që na pëlqen (artistik, fizik…) zhvillojmë besimin në vetvete dhe bëhemi më të pandjeshëm ndaj kritikave./femina/en.ko/