Braçe: Berisha, nuk pritet veçse gjykimi yt

49

erion_braceErjon Braçe ka reaguar pas deklarimit të Berishës sot, gjatë inagurimit së rikonstruksionit të rrugës Koterr- Manastiri i Karmelitaneve, komuna Hajmel, në Shkodër.

Berisha gjatë fjalës së inaugurimit ka deklaruar : ‘’A mund të më pyesni ju sot, çdo socialist kudo që të jetë, a mund të imagjinonte njeri që në tetor të vitit 2012 të mos votonte tre ligjet për të marrë statusin dhe statusi nënkuptonte qindra milion euro më shumë investime, qindra milion euro rrugë më shumë , qindra ujësjellës më shumë, dhjetëra mijëra vende pune. A mundet që një njeri normal të thoshte se nuk i votoj. Askush nuk e besonte, por ja që ndodhi dhe në mënyrën më cinike më të shpërlarë, aleanca e 1 prillit i përdori ato për pazare, por 23 qershori po vjen, është dita e gjykimit.’’

Braçe nëpërmjet rrjetit social Facebook, i bën të ditur Kryeministrit, se dita e gjykimit pritet pikërisht ndaj Berishës dhe jo ndaj Partisë Socialiste. Më poshtë do të gjeni deklaratën e plotë të Braçes.

‘’Si-si? 23 qershori qenka “dita e gjykimit per Partine socialiste”?

Sali Berisha, dëgjo edhe një herë:

Ti ke vrare për të mbajtur pushtetin;

e bëre kur vrave Remzi Hoxhen, e bëre kur vrave disa mijëra shqiptare ne ngjarjet e pranverës se 97-tës, e bëre me 21 Janar-dite kur vrave Hekuran Deden, Faik Myrtaj, Aleks Niken, Ziver Veizin;

Ti ke vrarë për te vjedhur;

e bëre kur vrave 26 shqiptare, burra e gra, fëmijë e foshnja ne bark te nënës ne fabrikën tënde ne Gërdec;

Ti ke shitur një Atdhe te tërë;

e bere kur shite Armo, Shperndarjen e energjisë, Albpetrolin, Bulqizën, 4 hidrocentrale etj etj;

Ti ke privatizuar çdo shërbim dhe shqiptaret e paguajnë shume shtrenjte;

për kartën e identitetit e pasaportën, për kontrollin e makinës, për kasat fiskale, për pullat fiskale, për llotarinë kombëtare, etj etj për çdo gjë.

E kupton se gjykimi i kujt pritet?  Gjykimi yt Sali Berisha,- ka deklaruar Braçe.