Qeveria miraton vendimin për rimbursimin e TVSH-së për fermerët

May-15-14-47-385Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Kryeministri Berisha tha se kjo masë fiskale merret në kuadër të reformave të shpallura për mbështetjen e fermerëve dhe nxitjen e prodhimit bujqësor, ndërsa njoftoi edhe uljen e TVSH-së për industrinë turistike.

“Prodhimi bujqësor, që është rritur me shpejtësi, – u shpreh Kryeministri, –sigurisht si destinacion ka eksportin dhe eksporti i perimeve është rritur 2-3 herë, por edhe konsumin e brendshëm si një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Dhe 4.7 milionë turistë e vizitorë padiskutim nënkupton një rritje të madhe të konsumit.”

Duke prezantuar këto masa, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Në zbatim të premtimeve të dhëna, të reformave të shpallura, sot vendosim për rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Zoti Ruli, edhe hekurin për serat. Nuk duhet të krijojmë konfuzion, duhet ta kemi shumë të qartë se 70 përqind e serës është hekuri dhe ne u zotuam për gjithçka ka të bëjë me prodhimin.’’

Pasi hoqëm taksën prej 10 euro për pasagjerët që udhëtojnë me charter, si kërkesë e operatorëve turistikë, tani do të ulim TVSH-në e industrisë turistike në tërësi. Do ta bëjmë këtë jo vetëm se e premtova në takimin me operatorët turistikë, të cilët bënë diskutime shumë të përgjegjshme e dhanë mendime shumë të vyera, por  e vërteta është se kjo degë është degë kryesore e ekonomisë sot. Ky hap i rëndësishëm do të jetë një lehtësim i madh për ekonominë. Prodhimi bujqësor, që është rritur me shpejtësi, sigurisht si destinacion ka eksportin dhe eksporti i perimeve është rritur 2-3 herë, por edhe konsumin e brendshëm si një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Dhe 4.7 milionë turistë e vizitorë pa diskutim nënkupton një rritje të madhe të konsumit.”

 

Bumçi pret misionin e OSBE/ODIHR

Bumci-vezhguesit-e-ODIHR-300x224Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Costance Berryman McCormack (SHBA), si dhe Zëvendëskryetarin e këtij Misioni, Harald Jepsen (Danimarkë).

Gjate takimit, Bumçi shprehu  vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR, me anë të instrumenteve të monitorimit, në ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik të shteteve anëtare, duke respektuar kriteret themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve.

“Znj. McCornack  pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri”- thuhet ne njoftim.

Takimet

Ekipi i vëzhguesve afatgjatë, kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormak ka nisur misionin ne kryqytet per te pare nga afer përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit.

Seria e takimeve te dites se sotme nis me takimin e misionit te OSBE/ODIHR-it me ministrin e jashtëm Aldo Bumçi, e me pas, në orën 11:00 me anëtarët e KQZ-së.

Mesohet se në orën 15:00 ata do te mbajne nje konference per mediat, per te bere te njohur misionin e tyre.

Ekipi i ODIHR-it kryesohet nga zonja McCormack e cila njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, përfaqësuesi i ekipit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli.

Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ditën e zgjedhjeve ODIHR do të jetë në terren me mbi 430 vëzhgues./panorama.com.al/

Bukuritë në ruajtje të UNESCO-s

Këto janë disa nga bukuritë më të veçanta të ruajtura nga UNESCO në Europë.

 

 

Bryzh Belgjike- fotoWolfgang Staudt
Bryzh Belgjike- fotoWolfgang Staudt

 

Cordoba Spanje, foto clspeace
Cordoba Spanje, foto clspeace/stumbleupon/

 

Itali
Itali /stumbleupon/

 

Alahambra Spanje
Alahambra Spanje/stumbleupon/

 

Gjermani foto dave-f
Gjermani foto dave-f/stumbleupon/

 

Loire Valley, France photo Michal Osmenda
Loire Valley, France photo Michal Osmenda/stubleupon/

 

Irlande, foto regienbb
Irlande, foto regienbb/stumbleupon/

 

Angli foto Cristiano Betta
Angli foto Cristiano Betta/stumbleupon/

 

Asisi, Itali, foto Roby Ferrari
Asisi, Itali, foto Roby Ferrari/stumbleupon/

 

Venecja Itali, foto Flackjack
Venecja Itali, foto Flackjack/stumbleupon/

 

Pallati i Versajes France- foto Panoramas
Pallati i Versajes France- foto Panoramas/stumbleupon/

 

Pallati i Versajes France- foto Panoramas
Pallati i Versajes France- foto Panoramas/stumbleupon/

 

Pallati i Versajes France- foto Panoramas
Pallati i Versajes France- foto Panoramas/stubleupon/

 

Norvegji
Norvegji/stumbleupon/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kombëtarja rrezikon, mungesa në mbrojtje

de biasi 3Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Bazi, është mjaft i shqetësuar për mungesat në ndeshjen me Norvegjinë. Kjo konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme për të përcaktuar ecurinë e kombëtares tonë. Një ndeshje për për ëndërënr “Brazilin 2014”.

De Biazi. ka bërë të ditur se Lorik Cana nuk do të jetë i gatshëm sepse u ndëshkua me karton të verdhë, Andi Lila gjithashtu mori karton të kuq. E djathta do të ketë vërtet probleme.

 Ndërkohë ai ka nisur turin nëpër Evropë për të zëvendësuar siç duhet lojtarët që do të mungojnë. De Biazi ka shkuar në Turqi për të parë nga afër paraqitjen e Debatik Currit, i cili është aktivizua 45 minuta në humbjen e ekipit të tij Genclerbirligi. Mesfushori me origjinë kosovare mund të jetë alternativë mjaft e mirë për të zëvendësuar Lorik Canën në qendrën e mbrojtjes.

Gjithashtu De biasi ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit për të parë nga afër Asi Agolin dhe Admir Telin. Ky i fundit mund të rikthehet në kombëtare pas disa kohësh mungesë. Teli u aktivizua disa ndeshje kur në drejtimin e kuqezinjve ishte trajneri Kuzhe.

Mbrojtja deri tani ka qenë pika jonë më e forte por rrezikon të shndërrohet në pikën e dobët, për ndeshjen e 7 qershorit. Si të mos mjaftojë reparti i mbrojtjes, nuk do të jenë as mesfushoët Roshi, Meha dhe Kukeli. Dy të fundit janë të dëmtuar, ndërsa Roshi do të mungojë për shkak kartonësh.

F.M

Dokle në Facebook: Berisha i 21 janarit dhe Gërdecit do heqë vizat me SHBA?!

DOKLEDeputeti socialist, Namik Dokle, ka komentuar në Facebook mitingun e djeshëm të PD-së në Durrës. Dokle shkruan se Berisha nuk mund të flasë për heqjen e vizave me SHBA-në, pas 21 janarit, Gërdecit dhe thyerjes së embargos me OKB-në.

“Në mitingun me njerëz të paguar dhe të tjerë të kërcënuar me copën e bukës e vendin e punës që Sali B. organizoi në Durrës, u tha të mbledhurve aty se ai, pra Sali B. do të heqë vizat me SHBA. Dhe kush?! Ai…ai që urdhëroi vrasjet e 21 janarit dhe shpërfilli ekspertizën e FBI-së dhe na vuri përpara “ekspertizën e Ndocit”, ai që ngriti fabrikën e vdekjes në Gërdec dhe shkaktarët i mban ministra e deputetë, ndërkohë që në SHBA drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Dhe kush?! Ai…ai që organizmat ndërkombëtare dhe amerikane e kanë cilësuar si kryeministër që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë. Ai që theu embargon e OKB-së dhe furnizoi kasapin e Ballkanit me karburant kontrabandë. Ai…ai që kur SHBA-ja dhe partnerët e tjerë të NATO-s vendosën të sulmojnë monstrën për të çliruar njëherë e përgjithmonë Kosovën, iu kundërvu marrëveshjes së Rambujesë dhe bojkotoi ligjin për vënien në dispozicion të NATO-s të hapësirave tona tokësore, detare dhe ajrore. Dhe kush?! Ai…ai pra Sali B. “O tempora, o mores”, thoshin latinët”, përfundon Dokle në Facebook.

BE luftë mashtrimit fiskal

KJOMinistrat e Financës së Eurozonës janë mbledhur në Bruksel, në një axhendë të ngjeshur mbi diskutimet, që mbulojnë çështjet ekonomike dhe financiare të Bashkimit Europian. Diskutimet kanë prekur nivele të ndjeshme të aktualiteteve ekonomike, si çështja e krizës në Greqi, kriza ekonomike në Qipro, një fokus i përqendruar mbi Spanjën, si edhe diskutime mbi situatën ekonomike në Slloveni.

Në fokus ka qenë dhe një nga temat më të diskutueshme në BE, parandalimi i evazionit fiskal nëpërmjet marrëveshjeve, të cilat do të detyrojnë institucionet bankare të shkëmbejnë informacioneve automatike mbi identitetin e depozituesit.

Mbledhja e Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, vendosi  dhënien e një mandati Komisionit për të negociuar amendamente të marrëveshjeve të BE-së me 5 shtete: Zvicrën, Litenshtein, Monakon, Andorrën dhe San Marinon, në lidhje me taksimin e sistemit të kursimit.

Ky vendim prezanton një hap të rëndësishëm në përpjekjet e BE-së, për të parandaluar evazionin fiskal.

Synimi është të bëhet e sigurt, se këto 5 vende do të vazhdojnë të aplikojnë masat, që janë ekuivalente me direktivat e BE-së, që kanë të bëjnë me taksimin mbi sistemin e kursimit, i cili është azhurnuar. Komisioni do të negociojë mbi bazën e një draft direktive, që amendon direktivat mbi sistemin e kursimit (2003/48/EC), me synim përmirësimin e efikasitetit të tij dhe mbylljen e disa pikave problematike si dhe parandalimin e shmangieve ligjore.

Draft amendimet e direktivës, reflektojnë ndryshimet në sistemin e kursimit dhe zhvillime në sjelljen e investitorit që prej hyrjes në fuqi, më 2005. Ato synojnë zgjerimin e qëllimit të direktivës për përfshirjen e të gjitha llojeve të të ardhurave prej kursimeve, si edhe produktet që gjenerojnë interes ose të ardhura ekuivalente, dhe që sigurisht ofrojnë një ‘lexim të shpejtë’ për identifikimin e identitetit të tyre.

Direktiva 2003/48/EC, i kërkon Shteteve Anëtare të shkëmbejnë informacion në forma automatike, në mënyrë që të bëjnë të mundur, që pagesat e interesit të bëra në një shtet anëtar ndaj rezidentit të shteteve të tjera anëtare, të taksohen në përputhje me ligjet e shtetit të rezidencës fiskale të personit. Gjatë një periudhe transitore, Luksemburgu dhe Austria mund të imponojnë një taksë mbi të ardhurat e depozituara të klientëve, që banojnë në shtetet e tjera evropiane, në vend që të ofrojnë identitetin e tyre autoriteteve shtetërore. Luksemburgu, psh. ka lajmëruar, se që prej 1 janarit 2015, do t’i shkëmbejë automatikisht informacionet, në bazë të direktivës 2003/48/EC.

Sipas marrëveshjeve të BE-së, të nënshkruara më 2004, Zvicra, Litenshtejni, Monako, Andorra dhe San Marino, aplikojnë masa ekuivalente, me ato të ofruara në këtë direktivë. Po ashtu, nën të njëjtën logjikë funksionojnë edhe në territoret, që janë nën varësinë ose të lidhura me Hollandën dhe Anglinë, si Guernsey, Jersey, Isle of Man dhe shtatë territoret e Karaibeve, nën marrëveshje bilaterale të vendosura me secilin nga Shtetet Anëtare.

Masat ekuivalente nën marrëveshjet ekzistuese përfshijnë ose shkëmbim automatik të informacionit ose mbajtjen e një takse mbi interesat e depozituara të depozituesve rezident në BE. Një përqindje e shumës, që mbahet nga kjo taksë i transferohet vendit të rezidencës fiskale të depozituesit.

Të gjithë këto masa, pavarësisht se shfaqen, nën një kuadër prezantues të shmangieve ligjore dhe evazioneve fiskale, si epiqendër të tyre duket të kenë hapjen e mundësive drejt opsioneve të cilat, mund të gjenerojnë prurje financiare drejt Shteteve Anëtare, sidomos në periudha të ndjeshme luhatjeje nga kriza ekonomike.

 

 

Arratisen 5 të burgosur në Zvicër, mes tyre 1 shqiptar

carcere_fuga5 të burgosur mes tyre 1 shtetas shqiptar dhe 1 kosovar kanë mundur të arratisen në mënyrë spektakolare nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës, në Zvicër.

4 nga të burgosurit janë dënuar për rrëmbim, vjedhje, trafik droge dhe armësh apo krime të tjera. Ndërsa i pesti është një 35-vjeçar serb, i cili bën pjesë në grupin famëkeq “Pantera Rozë”, një bandë hajdutësh ndërkombëtarë të bizhuterive.

Ikja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Albinfo.ch mëson se tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes ku kishte mjete si një imitim të revoles, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje të metalit.

I gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë.

Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve. 20 patrulla policore janë vënë në veprim dhe janë bllokuar një numër rrugësh.

Punëtorë në rrënojat e një pallati të shembur në Nyagatare

Punëtorë në rrënojat e një pallati të shembur në Nyagatare, Ruandë. (Mark Darrough, Ap/Lapresse)
Punëtorë në rrënojat e një pallati të shembur në Nyagatare, Ruandë. (Mark Darrough, Ap/Lapresse)

 

Tension mes Tajvanit dhe Filipineve për vrasjen e një peshkatari

Taiwan filiphineTajvani ka ftohur marrëdhëniet me Filipinet për shkak të vrasjes së një peshkatari pak ditë më parë.

Qeveria tajvaneze ka vendosur të tërheqë të dërguarin e saj në Manila dhe të ndërpresë punësimin e punëtorëve filipinas.

Ndërsa Tajvani ka deklaruar se lëvizja në fjalë tregon pakënaqësinë e presidentit Ma Ying Jeou ndaj mënyrës se si Manila zyrtare po menaxhon çështjen.

Peshkatari tajvanez u qëllua nga roja bregdetare filipinase javën e kaluar në ujëra territoriale që pretendohen nga të dyja palët.

Antonio Basilio, shef i zyrës përfaqësuese të Filipineve në Tajvan, deklaroi se qeveria e vendit të tij ka rënë dakord për dëmshpërblimin e familjes së peshkatarit dhe kryerjen e një hetimi mbi vrasjen e tij.

“Populli dhe qeveria filipinase e kuptojnë lëndimin dhe irritimin që populli tajvanez ndjen pas vrasjes së peshkatarit”, deklaroi zoti Basilio.

Por lideri tajvanez reagoi i zhgënjyer duke thënë se falja nuk ka ardhur nga autoritetet e larta dhe vuri në dyshim sinqeritetin e fjalëve të diplomatit.

Ai i kërkoi zotit Bazilio që të kthehet në Filipine dhe të ndihmojë në menaxhimin e hetimeve, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë tajvaneze.

PD e Fierit shkel ligjin, të gjithë mësuesit në miting

Ervin KociPavarësisht deklaratave të Berishës për mospërdorjen e administratës dhe mjeteve shtetërore për fushatë, realiteti është ndryshe. Në faqen e tij në Facebook, deputeti socialist, Ervin Koçi, ka postuar një e-mail, me anë të të cilit Drejtoria Arsimore e Fierit urdhëron drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në mitingun e PD-së të stafit të tyre. Koçi e konsideron këtë një fakt të turpshëm, për të cilin Drejtoria Arsimore e Fierit duhet të mbajë përgjegjësi penale.

From: Drejtoria Arsimore Fier <[email protected]>

To:

Përshëndetje

Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre.

Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen.