BE luftë mashtrimit fiskal

79

KJOMinistrat e Financës së Eurozonës janë mbledhur në Bruksel, në një axhendë të ngjeshur mbi diskutimet, që mbulojnë çështjet ekonomike dhe financiare të Bashkimit Europian. Diskutimet kanë prekur nivele të ndjeshme të aktualiteteve ekonomike, si çështja e krizës në Greqi, kriza ekonomike në Qipro, një fokus i përqendruar mbi Spanjën, si edhe diskutime mbi situatën ekonomike në Slloveni.

Në fokus ka qenë dhe një nga temat më të diskutueshme në BE, parandalimi i evazionit fiskal nëpërmjet marrëveshjeve, të cilat do të detyrojnë institucionet bankare të shkëmbejnë informacioneve automatike mbi identitetin e depozituesit.

Mbledhja e Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, vendosi  dhënien e një mandati Komisionit për të negociuar amendamente të marrëveshjeve të BE-së me 5 shtete: Zvicrën, Litenshtein, Monakon, Andorrën dhe San Marinon, në lidhje me taksimin e sistemit të kursimit.

Ky vendim prezanton një hap të rëndësishëm në përpjekjet e BE-së, për të parandaluar evazionin fiskal.

Synimi është të bëhet e sigurt, se këto 5 vende do të vazhdojnë të aplikojnë masat, që janë ekuivalente me direktivat e BE-së, që kanë të bëjnë me taksimin mbi sistemin e kursimit, i cili është azhurnuar. Komisioni do të negociojë mbi bazën e një draft direktive, që amendon direktivat mbi sistemin e kursimit (2003/48/EC), me synim përmirësimin e efikasitetit të tij dhe mbylljen e disa pikave problematike si dhe parandalimin e shmangieve ligjore.

Draft amendimet e direktivës, reflektojnë ndryshimet në sistemin e kursimit dhe zhvillime në sjelljen e investitorit që prej hyrjes në fuqi, më 2005. Ato synojnë zgjerimin e qëllimit të direktivës për përfshirjen e të gjitha llojeve të të ardhurave prej kursimeve, si edhe produktet që gjenerojnë interes ose të ardhura ekuivalente, dhe që sigurisht ofrojnë një ‘lexim të shpejtë’ për identifikimin e identitetit të tyre.

Direktiva 2003/48/EC, i kërkon Shteteve Anëtare të shkëmbejnë informacion në forma automatike, në mënyrë që të bëjnë të mundur, që pagesat e interesit të bëra në një shtet anëtar ndaj rezidentit të shteteve të tjera anëtare, të taksohen në përputhje me ligjet e shtetit të rezidencës fiskale të personit. Gjatë një periudhe transitore, Luksemburgu dhe Austria mund të imponojnë një taksë mbi të ardhurat e depozituara të klientëve, që banojnë në shtetet e tjera evropiane, në vend që të ofrojnë identitetin e tyre autoriteteve shtetërore. Luksemburgu, psh. ka lajmëruar, se që prej 1 janarit 2015, do t’i shkëmbejë automatikisht informacionet, në bazë të direktivës 2003/48/EC.

Sipas marrëveshjeve të BE-së, të nënshkruara më 2004, Zvicra, Litenshtejni, Monako, Andorra dhe San Marino, aplikojnë masa ekuivalente, me ato të ofruara në këtë direktivë. Po ashtu, nën të njëjtën logjikë funksionojnë edhe në territoret, që janë nën varësinë ose të lidhura me Hollandën dhe Anglinë, si Guernsey, Jersey, Isle of Man dhe shtatë territoret e Karaibeve, nën marrëveshje bilaterale të vendosura me secilin nga Shtetet Anëtare.

Masat ekuivalente nën marrëveshjet ekzistuese përfshijnë ose shkëmbim automatik të informacionit ose mbajtjen e një takse mbi interesat e depozituara të depozituesve rezident në BE. Një përqindje e shumës, që mbahet nga kjo taksë i transferohet vendit të rezidencës fiskale të depozituesit.

Të gjithë këto masa, pavarësisht se shfaqen, nën një kuadër prezantues të shmangieve ligjore dhe evazioneve fiskale, si epiqendër të tyre duket të kenë hapjen e mundësive drejt opsioneve të cilat, mund të gjenerojnë prurje financiare drejt Shteteve Anëtare, sidomos në periudha të ndjeshme luhatjeje nga kriza ekonomike.