Qeveria miraton vendimin për rimbursimin e TVSH-së për fermerët

52

May-15-14-47-385Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Kryeministri Berisha tha se kjo masë fiskale merret në kuadër të reformave të shpallura për mbështetjen e fermerëve dhe nxitjen e prodhimit bujqësor, ndërsa njoftoi edhe uljen e TVSH-së për industrinë turistike.

Prodhimi bujqësor, që është rritur me shpejtësi, – u shpreh Kryeministri, –sigurisht si destinacion ka eksportin dhe eksporti i perimeve është rritur 2-3 herë, por edhe konsumin e brendshëm si një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Dhe 4.7 milionë turistë e vizitorë padiskutim nënkupton një rritje të madhe të konsumit.”

Duke prezantuar këto masa, Kryeministri Berisha u shpreh:

Në zbatim të premtimeve të dhëna, të reformave të shpallura, sot vendosim për rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Zoti Ruli, edhe hekurin për serat. Nuk duhet të krijojmë konfuzion, duhet ta kemi shumë të qartë se 70 përqind e serës është hekuri dhe ne u zotuam për gjithçka ka të bëjë me prodhimin.’’

Pasi hoqëm taksën prej 10 euro për pasagjerët që udhëtojnë me charter, si kërkesë e operatorëve turistikë, tani do të ulim TVSH-në e industrisë turistike në tërësi. Do ta bëjmë këtë jo vetëm se e premtova në takimin me operatorët turistikë, të cilët bënë diskutime shumë të përgjegjshme e dhanë mendime shumë të vyera, por  e vërteta është se kjo degë është degë kryesore e ekonomisë sot. Ky hap i rëndësishëm do të jetë një lehtësim i madh për ekonominë. Prodhimi bujqësor, që është rritur me shpejtësi, sigurisht si destinacion ka eksportin dhe eksporti i perimeve është rritur 2-3 herë, por edhe konsumin e brendshëm si një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Dhe 4.7 milionë turistë e vizitorë pa diskutim nënkupton një rritje të madhe të konsumit.”