Tension mes Tajvanit dhe Filipineve për vrasjen e një peshkatari

61

Taiwan filiphineTajvani ka ftohur marrëdhëniet me Filipinet për shkak të vrasjes së një peshkatari pak ditë më parë.

Qeveria tajvaneze ka vendosur të tërheqë të dërguarin e saj në Manila dhe të ndërpresë punësimin e punëtorëve filipinas.

Ndërsa Tajvani ka deklaruar se lëvizja në fjalë tregon pakënaqësinë e presidentit Ma Ying Jeou ndaj mënyrës se si Manila zyrtare po menaxhon çështjen.

Peshkatari tajvanez u qëllua nga roja bregdetare filipinase javën e kaluar në ujëra territoriale që pretendohen nga të dyja palët.

Antonio Basilio, shef i zyrës përfaqësuese të Filipineve në Tajvan, deklaroi se qeveria e vendit të tij ka rënë dakord për dëmshpërblimin e familjes së peshkatarit dhe kryerjen e një hetimi mbi vrasjen e tij.

“Populli dhe qeveria filipinase e kuptojnë lëndimin dhe irritimin që populli tajvanez ndjen pas vrasjes së peshkatarit”, deklaroi zoti Basilio.

Por lideri tajvanez reagoi i zhgënjyer duke thënë se falja nuk ka ardhur nga autoritetet e larta dhe vuri në dyshim sinqeritetin e fjalëve të diplomatit.

Ai i kërkoi zotit Bazilio që të kthehet në Filipine dhe të ndihmojë në menaxhimin e hetimeve, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë tajvaneze.