Arratisen 5 të burgosur në Zvicër, mes tyre 1 shqiptar

69

carcere_fuga5 të burgosur mes tyre 1 shtetas shqiptar dhe 1 kosovar kanë mundur të arratisen në mënyrë spektakolare nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës, në Zvicër.

4 nga të burgosurit janë dënuar për rrëmbim, vjedhje, trafik droge dhe armësh apo krime të tjera. Ndërsa i pesti është një 35-vjeçar serb, i cili bën pjesë në grupin famëkeq “Pantera Rozë”, një bandë hajdutësh ndërkombëtarë të bizhuterive.

Ikja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Albinfo.ch mëson se tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes ku kishte mjete si një imitim të revoles, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje të metalit.

I gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë.

Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve. 20 patrulla policore janë vënë në veprim dhe janë bllokuar një numër rrugësh.