Dokle në Facebook: Berisha i 21 janarit dhe Gërdecit do heqë vizat me SHBA?!

58

DOKLEDeputeti socialist, Namik Dokle, ka komentuar në Facebook mitingun e djeshëm të PD-së në Durrës. Dokle shkruan se Berisha nuk mund të flasë për heqjen e vizave me SHBA-në, pas 21 janarit, Gërdecit dhe thyerjes së embargos me OKB-në.

“Në mitingun me njerëz të paguar dhe të tjerë të kërcënuar me copën e bukës e vendin e punës që Sali B. organizoi në Durrës, u tha të mbledhurve aty se ai, pra Sali B. do të heqë vizat me SHBA. Dhe kush?! Ai…ai që urdhëroi vrasjet e 21 janarit dhe shpërfilli ekspertizën e FBI-së dhe na vuri përpara “ekspertizën e Ndocit”, ai që ngriti fabrikën e vdekjes në Gërdec dhe shkaktarët i mban ministra e deputetë, ndërkohë që në SHBA drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Dhe kush?! Ai…ai që organizmat ndërkombëtare dhe amerikane e kanë cilësuar si kryeministër që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë. Ai që theu embargon e OKB-së dhe furnizoi kasapin e Ballkanit me karburant kontrabandë. Ai…ai që kur SHBA-ja dhe partnerët e tjerë të NATO-s vendosën të sulmojnë monstrën për të çliruar njëherë e përgjithmonë Kosovën, iu kundërvu marrëveshjes së Rambujesë dhe bojkotoi ligjin për vënien në dispozicion të NATO-s të hapësirave tona tokësore, detare dhe ajrore. Dhe kush?! Ai…ai pra Sali B. “O tempora, o mores”, thoshin latinët”, përfundon Dokle në Facebook.