Bumçi pret misionin e OSBE/ODIHR

52

Bumci-vezhguesit-e-ODIHR-300x224Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Costance Berryman McCormack (SHBA), si dhe Zëvendëskryetarin e këtij Misioni, Harald Jepsen (Danimarkë).

Gjate takimit, Bumçi shprehu  vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR, me anë të instrumenteve të monitorimit, në ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik të shteteve anëtare, duke respektuar kriteret themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve.

“Znj. McCornack  pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri”- thuhet ne njoftim.

Takimet

Ekipi i vëzhguesve afatgjatë, kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormak ka nisur misionin ne kryqytet per te pare nga afer përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit.

Seria e takimeve te dites se sotme nis me takimin e misionit te OSBE/ODIHR-it me ministrin e jashtëm Aldo Bumçi, e me pas, në orën 11:00 me anëtarët e KQZ-së.

Mesohet se në orën 15:00 ata do te mbajne nje konference per mediat, per te bere te njohur misionin e tyre.

Ekipi i ODIHR-it kryesohet nga zonja McCormack e cila njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, përfaqësuesi i ekipit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli.

Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ditën e zgjedhjeve ODIHR do të jetë në terren me mbi 430 vëzhgues./panorama.com.al/