PD e Fierit shkel ligjin, të gjithë mësuesit në miting

70

Ervin KociPavarësisht deklaratave të Berishës për mospërdorjen e administratës dhe mjeteve shtetërore për fushatë, realiteti është ndryshe. Në faqen e tij në Facebook, deputeti socialist, Ervin Koçi, ka postuar një e-mail, me anë të të cilit Drejtoria Arsimore e Fierit urdhëron drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në mitingun e PD-së të stafit të tyre. Koçi e konsideron këtë një fakt të turpshëm, për të cilin Drejtoria Arsimore e Fierit duhet të mbajë përgjegjësi penale.

From: Drejtoria Arsimore Fier <[email protected]>

To:

Përshëndetje

Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre.

Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen.