Bayern Munchen fiton Ligën e Kampioneve

bayernBayern Munchen ka mundur 2-1 Borusian e Dortmundit në finalen e madhe të Champions League, që u zhvillua në “Wembley” të Londrës. Fillimi i takimit ishte më i mirë për Dortmundin, i cili iou afrua dy herë golit, por pritjet e Nojer shpëtojnë bavarezët.

Duhet pritur minuta e 26-të për të parë sulmin e parë të Bayernit, por dhe mrekullinë e Wajdenfeller, që bën një pritje të vështirë pas goditjes me kokë të Mandzukic. Roben ka një tjetër rast të artë, por i vetëm përballë portierit kundërshtar gabon në gjuajtje.

Në pjesën e dytë do të shënohen tre golat e sfidës. Mandzukic në minutën e 60-të kalon Bayernin në avantazh, por 5’ më pas Gyndogan barazon me 11-metërsh. Në fundin e takimit është Roben që nuk lejon të shkojë finalja me shtesë, duke shënuar golin e fitores për kampionët e Gjermanisë, të cilët ngrenë lart dhe trofeun e Champions League për sezonin 2012-2013.

Vijon fushata, Berisha sot në Elbasan e Lushnje ndërsa Rama në Vlorë

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Kryeministri Berisha do të jetë paraditen e sotme në Elbasan ku do të inagurojë rikontruksionin e rrugës Drize-Poroçan ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me gazetarët.

Gjatë orëve të pasdites, kryeministri do të jetë në Lushnje ku do të prezantojë edhe kandidatët për deputetë.

Ndërkohë, kreu i PS-së do të jetë sot në Vlorë, në qarkun ku është kandidat për deputetë ku do të zhvillojë një takim me biznesin si dhe me studentë dhe petegogë.

“Sot në Vlorë me biznesin e vogël, në fshatrat e Lumit të Vlorës mbetur pa rrugë, pastaj përsëri në qytet me studentë e pedagogë. Vlora Forever” shkruan në Twitter kreu i PS-së Rama.

Gjithashtu kryesocialisti Rama ripërsëriti angazhimin e PS-së për mosnjohjen e asnjë gjobe të vënë gjatë këtyre 4 muajve.

“Problem i madh dyndja e xhandarve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE” shkruan më tej Rama.

 

Eksploziv në një banesë në Pogradec, s`ka të lënduar

eksploziviNjë shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit banorët e lagjes “Voluta” në qytetin e Pogradecit.

Një sasi tritoli është vendosur në katin e tretë të një pallati por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njërëz.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa ende nuk dihet identiteti I pronarit të banesës të cilës i është vendosur sasia e eksplozivit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rama nga Rrogozhina: Votoni Ps, kështu do të kuroheni falas

rama6Partia Socialiste ka udhëtuar sot drejt Rrogozhinës ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij rrethi.

Kreu i PS, Edi Rama, ka ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët, qofshin këta socialistë apo demokratë të votojnë për rilindjen, PS dhe aleancën e majtë, për ti hapur rrugë ndryshimit të vendit. Heqja e taksës së biznesit të vogël, legalizimi i shtëpive, marrja e çertifikatës për tokën, heqja e TVSH për ushqimet bazë dhe ilaçet, kanë qenë disa prej premtimeve të shefit të opozitës për qyetarët e Rrogozhinës.

“Çdo familje në Rrogozhinë që ka një njeri të sëmurë, nuk duhet të mendojë se kë duhet të votojë por të marrë fletën e votimit dhe ti vërë kryq PS-së dhe numrit 29, sepse vetëm kështu do të ketë mundësinë për tu kuruar falas. Çdo rrogëtar nuk duhet të mendojë se me kë është, por të heqi taksën e sheshtë duke votuar PS-në. duke votuar Partinë Socialiste ju keni mundësinë ti vini kryqin taksës së biznesit të vogël dhe të çoni më shumë lekë për familjet tuaja. Kush është i papunë nuk mund të rri dhe të ëndërrojë punë me Partinë Demokratike në pushtet,  por të shkojë dhe të pushojë Saliun nga puna, se vetëm kështu do të hapet rruga për punësimin.”

Socialistë dhe demokratë që keni ndërtuar një shtëpi, keni mundësi që përmes votimit të PS ti jepni vetes dokumentin që e bën shpinë tuaj pasuri të patundahme për ju. Dua të vazhdoj me ata njerëz të thjeshtë, të lodhur nga puna rraskapitëse në fshat që duke votuar PS ti jepni vetes çertifikatën e tokës. Dua të vazhdoj me të gjithë ata që janë të pafuqishëm përballë rritjes së çmimeve me votën pro PS bëni zero taksën për produktet ushqimore bazë dhe ilaçet. Të gjithë ata që punojnë me tokën do heqin akcizën e naftës, heqin taksën e qarkullimit, përgjysmojnë atë të farave. Në fund fare duke vendosur një kryq aty ku shkruhet PS, çdo njeri nga ju që jeton me një rrogë do ti ulë vetes taksën mbi fitimin dhe do vërë në jetë taksimin tonë të ndershëm që sjell më shumë se një rrogë në fund të vitit për policët, infermierët, mësuesit. PS do ulë taksat për 95% të shqiptarëve” deklaroi Rama.

Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes  edhe sigurinë, ku ka ripërsëritur betejën 300 ditore për të kthyer në normalitet  gjendjen.

“Krimi ka dalë nga zinxhirrët dhe ka marrë rrugët duke kërcënuar çdo individ, prandaj me votën për Partinë Socialiste ju votoni për Policinë e Shtetit, për ndryshimin, për sigurinë e individit dhe pronës, pasi ato do të jenë objektivi jonë kryesor. 23 Qershori është dita kur shqiptarët do të vendosin mes Shqipërisë së rrënuar apo rilindjes”, u shpreh Rama.

Al Bano Carrisi nderohet me Urdhërin “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”

albano carrisiAmbasada Shqiptare në Romë i dorëzon Al Bano Carrisi urdhërin “Gjergj Kastriot Skenderbeu”. Çmimi u dorëzua nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Arben Idrizi. Evenimenti u organizua në një nga hotelet prestigjozë në Romë dhe u shoqërua me një koktejl.

Ambasadori Neritan Ceka, i cili ishte dhe iniciatori për këtë eveniment, fillimisht informoi mbi zhvillimet e fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, njohjet ndërkombëtare dhe progresin që Shqipëria po njeh çdo ditë e më shumë.

Al Bano, një nga figurat më të shquara në repertoin e muzikës italiane, falënderoi ambasadorin Ceka dhe i shprehu mirënjohjen e tij. Gjatë fjalimit të tij kujtoi babanë e tij Carmelo Carrisi që ka qenë ushtar në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore.

“Është nder për mua të marr medaljen ‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu’”, tha Al Bano Carrisi për Albaniaplus, duke shtuar: “E kam vizituar personalisht Shqipërinë dhe më ka pëlqyer kultura e juaj. Tashmë marrëdhëniet italo-shqiptare po rriten çdo ditë dhe në Itali ndodhen  shumë artistë shqiptarë, të cilët me talentin e tyre kanë ditur t’i imponohen publikut italian dhe të jenë personazhe të njohura mediatike të spektaklit italian. Ndoshta këtë ndjenjë e kam të trashëguar nga im atë, i cili e donte popullin shqiptar, mikpritjen e tyre dhe bujarinë”.

Pjesmarrës në eveniment ishin  figura të njohura italiane edhe disa artistët shqiptarë, si balerini dhe aktori i njohur në Itali Kledi Kadiu dhe Olen Cesari violinist i shquar.

Këngëtari Al Bano Carrisi është një nga figurat më të njohura të televizionit italian, i cili ka trashëguar nga e ëma Iolanda një zë të jashtëzakonshëm. Një nga këngët e tij më të njohura “Nel Sole” e kënduar për herë të parë në vitin 1967, vazhdon të jetë e sot një nga këngët më të përzemërta për publikun italian. Albumet e Al Banos kanë fituar vendin e parë jo vetëm në Itali, por edhe në: Austri, Francë, Belgjikë, Gjermani etj. Al Bano ka marrë shumë çmime të rëndësishme, ku në Tokio ka fituar “Kawakami Award”, në Gjermani “Golden Europe”, çmin i cili i jepet artistit që ka mbajtur rekordin në shitjen e disqeve. Në vitin 1984 fitoi Festivalin e Sanremo me këngen “Ci sarà”,të cilën e këndoi me gruan e tij Romina Poëer. Pas tragjedisë së bijës së tij Ylenia, humbja e së cilës akoma është mister, Al Bano dhe Romina futen në një krizë që çoi në ndarjen e tyre në mars 1999, “Askush nuk mund ta imagjinojë se sa ishim të lumtur për 26 vjet”, deklaron Albano.

Al Bano vazhdon me karrierrën e tij dhe në vitet në vazhdim.  Merr pjesë në Festivalin e Sanremos në vitin 2009 me këngën “L’amore è sempre amore” dhe në Festivalin e Sanremo në vitin 2011 me këngën “Amanda è libera”, e cila mori vendin e tretë. Në muajin prill 2012 del libri i tij “ Io ci credo”, ku përshkruan jetën e tij fetare.

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

2012_report___french_large

Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012.  Mes të tjerash, Amnesty shpreh shqetësimin për dhunën në familje dhe diskriminimin e disa grupeve në Shqipëri, si edhe për faktin që në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë marrë parasysh të drejtat e njeriut.

Mes problemeve kryesore që përmenden në pjesën për Shqipërinë janë tortura dhe keqtrajtimi në burgje, dhuna në familje, diskriminimi i pakicës rome dhe komunitetit homoseksual.  Zëvendës drejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani thotë nga Londra se organizata e saj vazhdon të ketë të njëjtat shqetësime për  të drejtat e njeriut në Shqipëri.

“Vazhdojnë të raportohen shumë incidente të dhunës në familje. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 2526 incidente të dhunës në familje, 345 më tepër sesa vitin e mëparshëm. Kjo do të thotë se dhuna në familje vazhdon të jetë një problematikë në Shqipëri”.

Një shqetësim tjetër i madh në raport është vazhdimi i diskriminimit të komunitetit rom.

“Ka pasur disa raste vitin e kaluar kur komuniteti rom është larguar me forcë nga tendat e tyre dhe u është dashur të gjejnë mënyra të tjera, apo të sajojnë strehime të tjera ku janë zhvendosur familjet e tyre dhe disa nga këto zhvendosje kanë ndodhur gjatë temperaturave të ulëta të dimrit dhe qeveria ka marrë shumë pak masa për të akomoduar në një farë mënyre këtë komunitet”.

Zonja Tigani përmend gjithashtu diskriminimin ndaj komunitetit gay në Shqipëri, një problematikë që thotë ajo nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por që duhet trajtuar më shumë. Ajo thotë se

“Parada e parë për të drejtat e këtij grupi në Tiranë vitin e kaluar ishte një hap i rëndësishëm. Shpresojmë që këtë vit përsëri parada e Tiranës të zhvillohet”.

Në raportin e Amnesty International ngrihet shqetësimi për mungesën e kujdesit për të rinjtë jetimë që duan të strehohen dhe nuk kanë mundësi. Një çështje tjetër janë torturat dhe keqtrajtimet në burgje dhe stacione policie.

“Është një fatkeqësi që akoma raste të tilla torture dhe keqtrajtimi, akoma ndodhin në Shqipëri”.

Në raport, përmendet edhe rasti i ish komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe ish-oficerit të gardës Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Për organizatën e të drejtave të njeriut kjo çështje nuk është e mbyllur megjithëse gjyqi përfundoi vitin e kaluar.

“Ne si organizatë akoma vazhdojmë të mendojmë se ky nuk duhet të jetë fundi i një incidenti të tillë. U vranë katër persona dhe nuk besojmë se gjyqi i majit jep drejtësinë e duhur”.

Një problem gjithëpërshirës në Shqipëri, sipas zonjës Tigani është se shoqëria e sheh veten ende si homogjene dhe për këtë arsye i sheh si të veçuara komunitetet rome dhe gay.

“Aty është roli i qeverisë shqiptare, për t’i pranuar dhe angazhuar këto komunitete që të flasin më hapur dhe që të kenë të drejtën e tyre të fjalës dje të shprehjes dhe të ndihen që janë pjesë e kësaj shoqërie shqiptare”.

Kosova: Shqetësim për mungesën e të drejtave të njeriut në marrëveshje 

Duke folur për Kosovën, zonja Tigani shpreh shqetësimin se marrëveshja me Serbinë nuk përmend të drejtat e njeriut.

“Nuk ka asnjë pikë në këtë marrëveshje që të përfshijë të drejtat e njeriut, apo të përfshijë disa pika kryesore të cilat gjithmonë kanë qenë dhe duhet të jenë në vëmendjen e Serbisë dhe Kosovës”.

Duke iu referuar edhe takimit të fundit mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, Amnesty bën thirrje:

“Amnesty International u kërkon përsëri këtyre autoriteteve dhe komunitetit evropian t’i thërrasë këto autoritete përsëri në tryezë dhe të bisedojmë këtë plan veprimi, por të marrin parasysh pikat kyçe për respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe të flasim vetëm për një kufi”.

Zonja Tigani thotë se për shembull as Serbia, dhe as Kosova nuk kanë marrë përgjegjësinë për shumë krime të luftës, në bazë të së drejtps ndërkombëtare që ajo thotë duhet të njihen dhe t’i kalojnë organit të caktuar të drejtësisë.

“Zhdukjet dhe grabitjet me forcë që janë kryer në Serbi dhe Kosovë, duhet të jenë një pikë, një pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

Zonja Tigani thotë se këtë Amnesty International ia ka kërkuar edhe komunitetit evropian.

Nga shqetësimet e tjera për të drejtat e njeriut në Kosovë, zonja Tigani përmend ato për të drejtën e shprehjes dhe rastet e dhunëse ndaj gazetarëve. Ajo gjithashtu përmendi si shumë shqetësues rastin e sulmit fizik ndaj aktivistes së njohur Nazlie Bala, e cila është angazhuar me rastet e dhunës kundër grave gjatë luftës./VOA/

Rama nga Durrësi: PS do të fillojë menjëherë procesin e legalizimit

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Gjatë takimit me banorë të zonës së Kënetës në Durrës, Kryesocialisti Rama deklaroi, se Berisha në gjithë këto vite ka bërë vetëm 8% të gjithë legalizimeve dhe se me këtë ritëm njerëzit duhet të presin 165 vjet, që ky proces të mbarojë. Rama premtoi se pas 23 qershorit do fillojë menjëherë procesi i legalizimit.

‘’ Pas 23 qershorit ne do fillojmë menjëherë procesin e legalizimit. Ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë do marrin titullin e pronësisë. Shtëpia e tyre do kthehet përgjithmonë në një pasuri të patundshme të familjes”- deklaroi Rama.

Lideri socialist, në përgjigje të pyetje vlerësoi edhe njëherë ne lidhje me procesin e legalizimeve :

“Edhe sa akoma do hani rrenën e Saliut që do ju legalizojë dhe pse nuk ju ka legalizuar gjithë këto vite? 8 vjet kishte mundësi t’ju legalizonte. S’po ja quajmë ato 5 të parat kur ishte president se ishte i ri atëherë dhe s’kishte eksperiencë. Po këto 8 vjet, si ka mundësi që nuk bëri asgjë? E gjeti Shqipërinë me 250 mijë ndërtime pa leje, po e lë me 400 e ca mijë ndërtime pa leje dhe absolutisht asgjë nuk bëri. Ndërkohë që, në 23 qershor kush do legalizojë shtëpinë e vet me një kryq tek kutia e Partisë Socialiste i hap vetes dhe familjes së vet rrugën e legalizimit”, -deklaroi Rama.

Lideri opozitar Rama, ritheksoi në lidhje me këtë çështje se ky është zotimi i PS, dhënia fund e procesit të legalizimeve të shtëpive. Ai shtoi gjithashtu, se kush ka ndërtuar një shtëpi me gjakun dhe me sakrificat e veta, me kursimet e emigrantëve brenda familjes, me kursimet nga puna këtu, atëherë shteti është në borxh për të bërë legalizimet dhe se PS do t’i bëjë legalizimet.

 

 

 

Negociatat SHBA-BE, implikojnë PE në proces

EP pleniereNë një bashkëpunim dypalësh, SHBA dhe BE synojnë rilançim të ekonomisë në të dy anët e Atlantikut. Kjo marrëveshje ekonomike globale, bëhet në kuadrin e shfrytëzimit të plotë të potencialit të bashkëpunimit ekonomik. Impakti i kësaj strategjie, konsiderohet të ndjehet mbi rritjen e PBB të BE-së, si edhe mbi mundësinë e heqjes së shumë barrierave ekonomike, që ekzistojnë midis SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Europian ka votuar në seancën plenare të së enjtes, Rezolutën e cila synonte  implikimin e PE në negociata me SHBA, mbi atë çka mund të shndërrohet në zonën më të rëndësishme të  shkëmbimit të lirë. Deputetët mbështesin fuqishëm fillimin e negociatave, por shprehën gjithashtu, pritjet e tyre në lidhje me hapjen e tregjeve publike amerikane dhe mbrojtjen e shërbimeve kulturore dhe audiovizive.

“Një marrëveshje ambicioze dhe globale, që do t’i japë një impuls të nevojshëm dhe me kosto të ulët ekonomive tona’’,- ka deklaruar raportuesi portugez, demokrat-socialist, Vital Moreira përpara votës mbi kontributin e Parlamentit, në negociatat përkatëse ndaj partneritetit transatlantik mbi tregëtinë dhe investimin.

Deputetët i hapën dritën jeshile, fillimeve të bisedimeve (460 vota pro, 105 kundër dhe 28 abstenime). Gjithsesi, ato i kujtojnë negociatorëve, detyrën për të mbajtur  parlamentin ‘ të informuar në mënyrë të shpejtë dhe me detaje’ për të gjitha stadet e negocimit. Ato nënvizojnë, se asnjë marrëveshje nuk mund të marrë efekt pa miratimin e PE dhe se ‘ këto pozicione si rrjedhojë, duhet të merren parasysh totalisht, në të gjitha stadet’.

Deputetët dëshirojnë që marrëveshja të hapë mundësi të reja, ndaj ndërmarrjeve të BE-së, në veçanti ndaj atyre të vogla dhe të mesme. Për shembull, ato shpresojnë se Komisioni Europian do të kërkojë të ketë akses të plotë në tregjet publike amerikane dhe do të kërkojë heqjen e shtrëngesave, që aplikohen aktualisht ndaj shërbimeve të transportit detar dhe ajror dhe ndaj furnizuesve të shërbimeve financiare.

Por, deputetët kanë përcaktuar edhe disa ‘linja të kuqe’ që synojnë mbrojtjen e vlerave europiane në këto negociata. Kjo bëhet për arsye, se negociatat, përqendrohen mbi diferencat midis legjislacioneve dhe normave të të dyja palëve, që përbëjnë barrierat më të rëndësishme në tregtinë transatlantike. Këto vlera përfshijnë principet e kujdesit në fushën e sigurisë ushqimore, siç janë organizmat gjenetikë të modifikuar (OMGJ), klonimi, e drejta e pronës intelektuale, sistemi i indikatorëve gjeografikë dhe një nivel i lartë mbrojtje të dhënash. Deputetët kërkojnë gjithashtu që normat sociale dhe mjedisore të BE-së, të mos komprometohen.

Në një votim të veçantë, deputetët kanë vendosur gjithashtu, ‘të përjashtojnë shërbimet kulturore dhe audiovizive nga mandati i negocimit’, konkretisht, shërbimet në linjë, me synim ruajtjen e diversitetit kulturor dhe linguistik të vendeve të BE-së (381 vota pro, 191 kundër dhe 17 abstenime).

Këshilli i Ministrave të BE-së, projekton të autorizojë hapjen e negociatave dhe të aprovojë direktivat në qershor. Negociatorët mund të fillojnë diskutimet në korrik dhe Komisioni Europian, shpreson mbylljen e këtyre negocimeve nga fundi i vitit 2014.

 

Murinjo mendon Celsin

murinjo1_1Edhe pse duhen edhe dy ndeshje për të mbyllur kampionatin e këtij sezoni me Realin e Madridit, mendja e Hoze Murinjos punon vetëm për Çelsin. Tekniku portugez që kërkon të rikthejë në majat e futbollit britanik blutë e Londrës, po i ndjek prej kohësh ndeshjet e skuadrës së Benitez për të caktuar edhe lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës. Lista e “Special One” ka nisur të popullohet, por këtë herë jo me yje sepse tekniku ka në projekt një skuadër të re dhe me talent. Vizioni i tij është i qartë, të ndërtojë një shoqëri që do të rezistojë gjatë, për t’u lënë brezave një trashëgimi të sigurt, ashtu siç veproi Aleks Ferguson me Mançester Junajt id. Dhe për të nisur punën me këtë vizion të qartë, Çelsi do të bazohet te talenti i 21-vjeçarit Oskar, i mbështetur nga belgu Hazard, dy lojtarë me perspektivë por që ende nuk kanë arritur të shpërthejnë në aventurën e tyre ishullore. Një tjetër emër që qarkullon në këtë orbitë është edhe Romelu Lukaku, ndërsa Kevin De Brune e Thibaut Kurtois me shumë mundësi do t’i bashkohen ekipit gjatë verës.

Rama çon Rilindjen në Paskuqan dhe Kamëz

rama-meta-aleatetKreu i PS, Edi Rama, në rrjetin e tij social twitter bën me dije se paraditja e sotme do ta gjejë PS ne Kamëz e Paskuqan, aty ku sipas tij gënjeshtra njëzetvjecare u ka marrë të ardhurve votat për t’i lënë më pas me gisht në gojë.

Një ditë më parë PS prezantoi kandidatët e saj për Krujën e Fushë Krujën, përkatësisht Namik Doklen dhe Artur Bushin, si pjesë e listës së kandidatëve për qarkun e Durrësit.

Gjatë takimit Rama u ndal kryesisht në çështjet, që lidhen me legalizimet e pronave dhe taksimin.

Kryesocialisti apeloi edhe njëherë drejtuesit e shkollave dhe mësuesit po ashtu të distancohen nga fushatat elektorale, pasi në kundërt pas 23 qershorit do të përballen me ligjin.

“Lëreni Saliun se nuk e mbani dot më në majë të fikut, shikoni interesin tuaj. Cdo drejtor shkolle që do përzihet në fushatën elektorale, ashtu dhe cdo mësues do përballen me ligjin pas 23 qershorit. Këta janë duke ikur dhe si i mbyturi që mundohet të kapet pas fijes së barit, fantazmes së frikës. Një nga mënyrat më të ulëta është gjobitja për tua lënë mbi kokë gjobat duke i kushtëzuar me votat. S’do njohim asnjë gjobë nga 1 marsi, nuk do e njohim, mbajeni si certifikatë të opozitarizimit, lëreni pushtetin të marrë fund” tha Rama.