Murinjo mendon Celsin

65

murinjo1_1Edhe pse duhen edhe dy ndeshje për të mbyllur kampionatin e këtij sezoni me Realin e Madridit, mendja e Hoze Murinjos punon vetëm për Çelsin. Tekniku portugez që kërkon të rikthejë në majat e futbollit britanik blutë e Londrës, po i ndjek prej kohësh ndeshjet e skuadrës së Benitez për të caktuar edhe lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës. Lista e “Special One” ka nisur të popullohet, por këtë herë jo me yje sepse tekniku ka në projekt një skuadër të re dhe me talent. Vizioni i tij është i qartë, të ndërtojë një shoqëri që do të rezistojë gjatë, për t’u lënë brezave një trashëgimi të sigurt, ashtu siç veproi Aleks Ferguson me Mançester Junajt id. Dhe për të nisur punën me këtë vizion të qartë, Çelsi do të bazohet te talenti i 21-vjeçarit Oskar, i mbështetur nga belgu Hazard, dy lojtarë me perspektivë por që ende nuk kanë arritur të shpërthejnë në aventurën e tyre ishullore. Një tjetër emër që qarkullon në këtë orbitë është edhe Romelu Lukaku, ndërsa Kevin De Brune e Thibaut Kurtois me shumë mundësi do t’i bashkohen ekipit gjatë verës.