Moore në Tiranë, takime me krerët e politikës

jonathan-moore-Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore viziton sot Tiranën ku pritet të takohet me krerët e politikës shqiptare.

Diplomati amerikan rikthehet në Tiranë, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit ndërsa pritet që në fokus të takimeve të tij të jetë situata në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërsa është pyetur dje nga gazetarët në lidhje me apelin e ambasadorit të SHBA-së për riformatimin e KQZ-së në seancën e radhës së Parlamentit e cila pritet të mblidhet të enjten, kryeministri Berisha theksoi se askush nuk ka mandat dhe të drejtë të intepretojë ligjet e një vendi tjetër.

I pyetur në lidhje me vizitën e drejtorit të DASH, Moore në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se diplomati amerikan vjen në Tiranë si dëshmi  e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian.

Funksionimi i cunguar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i mbetur që prej një muaji me katër anëtarë vazhdon të jetë një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në KQZ e pasojat mbi procesin zgjedhor.

Koha në dispozicion për arritjen e një kompromisi për KQZ duket e shkurtër aq më tepër kur pak ditë më parë, vetë zoti Arvizu pranoi se qëndrimet e palëve janë shumë larg njëra tjetrës.

Socialistët janë shprehur se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin.

Meta në Kukës: 23 qershori dita e ndryshimit

metaNë fjalën e mbajtur në Kukës, kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se në 23 qershor opozita do të ketë një fitore plebishitare jo vetëm për të bërë të mundur rrotacionin por edhe për ndryshim in dhe punësimin e shqiptarëve.

“Unë jam i bindur që Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë vendosur të ecin më shpejt për të dalë nga kjo krizë ekonomike, nga ky ngërç, nga kjo mungesë prespektive që preket qartë nga shumica juaj në jetën e përditshme përmes papunësisë, rritjes së çmimeve, cetralizimit të shërbime publike, përmes arrogancës së drejtuesve, përmes mungesës së gjithëpërfshirjes.  Jam i bindur që në 23 qershor Kukësi, Hasid he Tropoja do të votojnë LSI-në si një forcë garantuese jo vetëm për rrotacionin  por edhe për ndryshimin që ju prisni” tha Meta.

Sipas Metës, zgjedhjet e 23 qershorit janë mjaft të rëndësishme pasi sipas tij ato nuk janë zgjedhjet e radhës por ato do t`i japin fund periudhës së trazicionit dhe do ti hapin rrugën integrimit, progresit ekonomik dhe social.

“Edhe pse dikush çdo ditë e më shumë në televizione thotë me zë të lartë se ekonomia jonë edhe më e forta se asnjë tjetër ju vetë e ndjeni se si ajo çdo ditë prek xhepin e familjes suaj dhe ju ul kokën kur vjen fjala për një shkollimin e fëmijëve tuaj, prandaj duhet ti japim fund kësaj euforie jashtë realitetit të kësaj qeverie ndërkohë që ju nuk keni as të ardhurat minimale për të përballuar faturat dhe liatat e borxheve zgjeten çdo ditë. Shqiptarët përmes këtyre zgjedhjeve do të përcaktojnë një rrugë për ekonominë tonë” shtoi Meta.

Berisha: Do ta bëjmë Lushnjën europiane

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOANë fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhet gjithçka për të zhvilluar jo vetëm Lushnjen por edhe të gjithë Shqipërinë.

“Ne na bashkojnë shumë gjëra, pavarësisht mendimeve të ndyshme, Do të bëjmë gjithçka për Lushnjen e zhvilluar, për Lushnjen europiane, për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Lushnja dhe shqiptarët sëbashku e bën Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, së bashku ne ia dolëm që të firmosim marrëveshjen e MSA-së, së bashku ne ia dolëm të ecim vizat dhe të lëvizim të lirë në mbarë Europën, sëbashku ne merituam statusin e vendit kandidat. Këto vite u rritën rrogat më shumë se kurrë. Ju sot e ndjeni dhe e prekni që Lushnja sot prodhon sa kurrë në historinë e saj. Ju e dini se në vitet e krizës ekonomike, mundi dhe djersa juaj bëri të mundur që ky vend dhe kjo ekonomi të eci përpara. Ju tani udhëtoni në rrugë që nuk i kishit më parë. Pra mundi dhe djersa juaj i shndërruan këto vite në integrim të Shqipërisë” tha Berisha.

Shefi i qeverisë mbrëmjen e sotme nuk u ka kërkuar votat qytetarëve për ato që janë bërë deri tani por për ato që do të bëhen në të ardhmen

“E shkuara ju duhet për të projektuar të ardhmen që ju meritoni. E ardhmja më e ndritur është Shqipëria anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. Para qytetarëve të çdo bindje ne kemi faktuar se proçesin e integrimit ne e konsiderojmë si proçesin më të rëndësishëm. Është koha të bashkohemi dhe të votojmë në 23 Qershor për Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha.

Berisha në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe të gjitha pengesat që kryesocialisti Rama u ka bërë të gjitha këtyre proçeseve.

“Nuk do të doja të shprehesha se forca tjetër politike bëri gjithëçka për ti penguar këto proçese, por kjo është e vërteta. Kur Shqipëria u antarësua në Nato, shoku i autobuzit mavi organizoi protestë të nesërmen. Ai pati paturpësinë që të deklaronte dje se NATO është natë, NATO nuk është as bukë as ujë. Që të arrijë të shprehet kështu qytetari i një vendi, do të thotë të mos ketë asgjë të përbashkët me bashkëqytetarët e kombit të tij. Prandaj unë ju ftoj që në 23Qershor të votojmë integrimin dhe marrjen e statusit. Me taksat dhe mundin tuaj ne kemi ndërtuar 11 mijë km rrugë. Ne kemi projektet dhe vullnetin për të asfaltuar çdo km rrugë të Shqipërisë. Kjo është Shqipëria jonë reale, Shqipëria që po ndërton një infrastrukturë nga më modernet. Partia Demokratike është e frymëzuar nga ju, vizioni dhe energjia juaj. Fitoret janë rezultat i punës, mundit dhe djersës tuaj”, ka shtuar Berisha.

Bujar Qamili: U emocionova kur më duartrokitën italianët

bujar qamiliNjë nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore shqiptare ishte i ftuar në Romë, ku performoi në Felt Club jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë italian. Bujar Qamili me çiltërsinë e tij, arriti të pushtojë zemrat e të gjithë publikut.Në një intervistë për “Albaniaplus” ai tregon emocionet e kësaj feste dhe detaje nga jeta e tij.

Zoti Bujar ndodheshit në Romë apo ju dërgua një ftesë, ku erdhët posaçërisht për të kënduar?

Ishte një ftesë nga “Albania Party at Rome”. E prita me shumë kënaqësi sepse e dija që do ndodhesha midis miqve e simpatizantëve të mi. Isha i bindur që do kaloja një natë shumë të bukur, ashtu siç e patë dhe ju vetë. Kam ardhur nga Shkodra me një dëshirë të madhe, që të kalonim të gjithë së bashku një natë të bukur.

Është hera e parë që vini në Romë?

Është e katërta herë që vij në Romë. Kam paSur e koncerte të tjera, por mbrëmja e sotme ishte më e veçanta.

Mund të na tregoni diçka rreth karrierës tuaj?

Unë e kam filluar jetën artistike shumë i ri, që në moshën 14 vjeçare, kur ende isha në shkollën 8-vjeçare. Kam kaluar në Klubin e Rinisë dhe më pas në Estradën Profesioniste të qytetit të Shkodrës, në të cilën kam vazhduar të këndoj për 12 vjet radhazi. Mbas disa viteve zëri mori përmasa të tjera duke kënduar në skenat më të fuqishme, siç ishin festivalet e interpretuesve të këngës popullore në Radion dhe Televizionin Shqiptar. Në ato vite është organizuar koncerti “12 në Hollivud”, i cili ishte me të vërtet një koncert shumë i bukur. Gjithashtu edhe koncerti i mbrëmjes popullore, ku kam marrë çmime të ndryshme. Jam fitues i çmimit të parë në Maratona e Këngës Popullore, i Diskut të Artë dhe i Folk Universit. Koncertet e mia kanë qenë të shumta jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën si në: Gjermani, Angli, Francë, Romë, Luksemburg etj. Po kështu edhe në Australi dhe Amerikë, si: Neë York, Chicago, Las Vegas, Filadelfia, Florida, etj. Dmth aktivitete e mia kanë qenë të shumta. Jam munduar të këndoj gjithmonë sa më bukur, pastër, ashtu siç është edhe vetë kënga jonë shqiptare. Në vitin 2002 nga ish Presidenti Rexhep Mejdani nderohem me titullin këngëtari i urdhërit “Naim Frasheri i Artë, artist i merituar”, në 2010 ish-Presidenti Bamir Topi më jep titullin “Mjeshtër i madh-artist i popullit”.

Sot nuk performuat vetëm për publikun shqiptarë, por edhe atë italian, të cilët kanë kërcyer me kënaqësi vallet popullore. A jeni i kënaqur, që nuk njiheni dhe vlerësoheni vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt?

Jam i lumtur që zërin tim, muzikën time nuk e pëlqen vetëm komuniteti shqiptar. Ndjeva kënaqësi të madhe kur mora komplimente edhe nga ata.

Shkodranët e kanë traditë të njihen kudo…?

(Qesh) Shkodra është një qytet me traditë jo vetëm në muzikë, por edhe në sport, kinema, teatër etj. Kudo që të shkosh është e pamundur mos hasësh me një shkodran.

Rama nga Vlora: Votoni për Rilindje jo për rrënim

rama njerezNë fjalën e tij nga qyteti i Vlorës, kryesocialisti Rama i bëri thirrje socialistëve dhe demokratëve që të votojnë në 23 qershor Partinë Socialiste për t`i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

“Në emër të historisë së lavdishme të kësaj treve, në emër të burrave që dhanë jetën për një atdhe më të mirë dhe në emër të këtyre fëmijëve që vijnë këtu dhe bëjnë mësim në këtë shkollë pa ngrohje u bëj thirrje që jo vetëm socialistët por edhe demokratët e zonës të votojnë për rilindjen dhe jo për rrënimin” tha Rama.

Rama gjithashtu u zotua se do ta bënte këtë zonë model zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, se kurrë nuk do ta tradhtonte dhe do të ishte këtu edhe pas 23 qershorit, për t’i kthyer fjalët në vepra, në projekte.

“Përpara memorialit të dëshmorëve të kësaj zone, premtoj se unë, Edi Rama, nuk do t’i tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi dhe do jem këtu edhe pas 23 qershorit për t’i kthyer fjalët në vepra, në projekte. Kjo zonë, ku tokat kanë mbetur pa vaditur, nuk duhej të shqetësohej për bukën e saj, por të mbante me bukë dhe të tjera. Këto zotime shoqërohen nga besimi im i palëkundur se kjo zonë do bëhet zona e mirëkuptimit, e një modeli zhvillimi ekonomik e shoqëror, që bëhet shembull në rrugën e një Shqipërie të re që duhet t’i kthehet punës” tha ai.

Rama premtoi edhe sistemin e lumit të Vlorës ndërsa u kërkoi shqiptarëve të mos jenë besnikë të kësaj qeverie që nuk ka bërë asgjë për ta.

“Sot e ngritëm tribunën në zemër të Labërisë, për t’u zotuar këtu para jush se kjo braktisje, harresë dhe përbuzje, që e turpëron qeverinë e Tiranës, që duket në çdo metër të Lumit të Vlorës, do të marrë fund më 23 qershor. Si mund të votoni më Saliun kur ai ju ka kthyer Saliun dhe ju ka lënë këtu si në një gropë ku nuk mund të dilni kurrë, por vetëm me ne, me Partinë Socialiste?! Sot nuk jemi më në epokën e ideologjive, por në atë të idealeve dhe ideve të atdhetarisë dhe zhvillimit të vendit. Në emër të këtyre idealeve, gjithkush votën e tij nuk mund ta hedhë qorrazi pas një qeverie që është mbledhur pas një grushti oborrtarësh dhe qeveritarësh e nuk duan t’ia dinë për askënd” shtoi Rama.

Berisha në Elbasan: Kjo është fushata me madhështore për PD

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOANë një bashkëbisedim me gazetarët në Elbasan, kryeministri Berisha theksoi se kjo fushatë është më madhështorja sa i përket edhe pjesëmarrjes së qytetarëve në mitingje.

“PD ka këtë pranverë ka bërë fushatën në më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një check up dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë.  Kjo nuk është fushata më madhështore sa i përket pjesëmarrjes por është një optimizëm i madh sepse njerëzit të mbushin sheshet muaj para datës së votimit dhe kjo do të thotë që një energji e brendshme po vërshon në zemrën, mendjen e shqiptarëve” tha Berisha.

E veçantë,fëmijë dhe kafshë shtëpiake në një gjendje psikologjike

Kafshët shtëpiake sa vjen dhe po bëhen një tendencë e pakthyeshme e shoqërizimit njerëzor. Efektet e tyre pozitive janë tashmë të njohura, pasi arrijnë  të përcjellin doza dashurie të mjaftueshme, që e bëjnë njeriun të ndjehet shumë mirë, duke i larguar ankthet, stresin dhe duke ndikuar deri në përmirësimin e sëmundjeve problematike, që kanë lidhje me zemrën. Për sa i përket fëmijëve, prezenca e një kafshe arrin t’i bëjë ato më social, më të dashur dhe të përkujdesur. Këto foto tregojnë, se sa ngushtë lidhen kafshët shtëpiake me fëmijët duke arritur jo vetëm të marrin të njëjtën pozicion si fëmijët, por duke përvetësuar edhe tiparet e tyre dhe të njëjtën gjendje psikologjike./stumbelupon/

cute-31
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

foto stumbelupon
foto stumbelupon

 

cute-2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ja, si duhet të sillemi me vajzën që ëndërrojmë

foto ilustruese
foto ilustruese

Të gjithë ëndërrojnë të tërheqim personin që dëshirojmë më shumë në botë, por ka disa gjëra që duhet t’i bëjmë dhe disa të tjera, që duhet absolutisht t’i evitojmë, në mënyrë që një vajzë të kuptojë, se ju e pëlqeni. Faza më e vështirë rezulton të jetë gjatë formimit të individit ose adoleshencës, ku mungesa e eksperiencës e vështirëson situatën. Por, ja disa këshilla që kanë të bëjnë me mënyrën se si të sillemi dhe të veprojmë në këto rrethana.

Çfarë duhet të bëni

Së pari, këshillohet të jeni absolutisht vetvetja, me çfarë do lloj çmimi dhe të mos ndryshoni sjelljen tuaj. Nëse jeni i ndrojtur, përpiquni të çliroheni nga guaska juaj, në mënyrë që të tërhiqni sado pak vëmendjen.

Për t’i tërhequr vëmendjen, ju duhet t’i tregoni asaj, se ju jeni i veçantë dhe jo si gjithë të tjerët. Duhet të zgjidhni vetë elementin që ju bën të veçantë, ose që është diçka speciale, vetëm e juaja.

Pasi të jenë shkëmbyer disa komunikime verbale dhe jo verbale (shikime, buzëqeshje, komplimenta), shtojeni si mikeshe në rrjetin tuaj social, Facebook, Twitter, etj.

Përpiquni ta kontaktoni tek profili i saj dhe nisni një bisedë, që mendoni se asaj mund t’i interesojë realisht, si psh. nëse është natyrë që i pëlqen të dalë, pyeteni se çfarë ka bërë përgjatë fundjavës, ose nëse del shpesh. Nëse është tip i tërhequr dhe e qetë flisni më shumë në lidhje me ambientin, që e rrethon dhe nëse ka dëshirë të lexoj.

Pas kësaj bisede të parë, duhet t’i tregoni, se keni dëshirë të komunikoni dhe të dini më shumë për të, gjithmonë duke mbajtur një pozicion natyral, sikur të ishit duke komunikuar normalisht me një mikun tuaj.

Çfarë nuk duhet bërë

Duhet të evitoni absolutisht që të futeni direkt e në temë, domethënë t’i jepni shumë shenja dhe të jeni të paduruar.

Mos u nxitoni, një vajzë është gjithmonë shumë e vëmendshme dhe e kupton kur dikush interesohet pas saj. Si pasojë, duhet t’i afroheni me ngadalë dhe me durim.

Mos filloni t’i bëni komplimenta direkt, ose ta mbysni me to. Mos harroni se të jesh natyral është arma më e mirë, për të bërë për vete një femër, që do të thotë nuk duhet kurrsesi të ndryshoni personalitetin tuaj. Nëse shikoni, se ajo nuk dëshiron të flasë me ju, mos insistoni, pasi përpjekjet do të jenë të kota, lërini pak kohë duke qëndruar i tërhequr, përpara se të rinisë komunikimi sërish.

 

 

Beogradi kërkon lënien e vulave dhe të shtetësisë së Serbisë në veri

VuçiqNënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së pari duhet përpjekur që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.

“Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit  9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”.

Ai ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.

“I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiq/ /Koha Ditore/

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

foto VOA
foto VOA

Bisedimet e muajit të ardhshëm për t’i dhënë fund konfliktit në Siri duket se janë në pikëpyetje. Opozita siriane, në një takim në Stamboll, mbetet e përçarë lidhur me zgjedhjen e një udhëheqjeje të re dhe nuk është ende e qartë nëse do të marrë pjesë në bisedimet që pritet të zhvillohen në Gjenevë.

Pas tri ditë bisedimesh në Stamboll, opozita siriane mbetet e bllokuar lidhur me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe radhëve të tjera të udhëheqjes. Përkrahësit perëndimorë të opozitës kërkojnë një përfaqësim më të gjerë dhe më të larmishëm në udhëheqje. Por përpjekjet për të dobësuar fuqinë e Vëllazërisë Myslimane në Koalicionin Kombëtar Sirian deri tani kanë dështuar. Kreu në largim i koalicionit, Moaz al-Khatib bëri thirrje për unitet:

“Ne themi se në fund të fundit duhet të bashkëpunojmë me njerëzit, me sirianët nën kushtet e vështira për të shpëtuar vendin”. 

Zëdhënësi i koalicionit të opozitës Khaled Saleh tha se është shënuar përparim. Por ngërçi aktual lidhur me udhëheqjen dhe përfaqësuesin që mund të flasë në emër të opozitës muajin e ardhshëm, i ka vënë në pikëpyetje bisedimet e Gjenevës.

Rusia njoftoi të premten se në parim, qeveria e Damaskut ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedime.

Por opozita siriane ende nuk ka udhëheqje. Një diplomat evropian, i cili ishte i pranishëm në takimin e Stambollit, tha se do të ishte e paimagjinueshme nëse opozita nuk merr pjesë, por pohoi se më parë duhet zgjedhur udhëheqja e opozitës.

Disa anëtarë të opozitës kanë akuzuar vendet e Perëndimit se kanë ndërhyrë në procesin e zgjedhjes së udhëheqjes. Bisedimet e Stambollit pritet të vazhdojnë me përpjekjet për arritjen e një kompromisi dhe për të vendosur nëse mund të mbahen bisedimet e muajit të ardhshëm.

Ndërkaq, në Siri luftimet vazhdojnë. Një ndër anëtarët e lartë të opozitës, George Sabra, paralajmëroi se luftimet mund të acarohen më tej:

Ai thotë se mijëra iranianë dhe luftëtarë të mbështetur nga Irani po futen në Siri nga Libani për të luftuar për regjimin e al-Asadit.

Zoti Sabra bëri thirrje për bashkim mes forcave kryengritëse për të ndihmuar sirianët e rrethuar nga forcat qeveritare në qytetin Qusair pranë kufirit me Libanin. Aktivistët sirianë thonë se dita e djeshme u shoqërua me disa nga luftimet më të ashpra, ndërkohë që regjimi i Asadit përpiqet të marrë nën kontroll qytetin e rëndësishëm të Qusairit./VOA/