Negociatat SHBA-BE, implikojnë PE në proces

68

EP pleniereNë një bashkëpunim dypalësh, SHBA dhe BE synojnë rilançim të ekonomisë në të dy anët e Atlantikut. Kjo marrëveshje ekonomike globale, bëhet në kuadrin e shfrytëzimit të plotë të potencialit të bashkëpunimit ekonomik. Impakti i kësaj strategjie, konsiderohet të ndjehet mbi rritjen e PBB të BE-së, si edhe mbi mundësinë e heqjes së shumë barrierave ekonomike, që ekzistojnë midis SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Europian ka votuar në seancën plenare të së enjtes, Rezolutën e cila synonte  implikimin e PE në negociata me SHBA, mbi atë çka mund të shndërrohet në zonën më të rëndësishme të  shkëmbimit të lirë. Deputetët mbështesin fuqishëm fillimin e negociatave, por shprehën gjithashtu, pritjet e tyre në lidhje me hapjen e tregjeve publike amerikane dhe mbrojtjen e shërbimeve kulturore dhe audiovizive.

Një marrëveshje ambicioze dhe globale, që do t’i japë një impuls të nevojshëm dhe me kosto të ulët ekonomive tona’’,- ka deklaruar raportuesi portugez, demokrat-socialist, Vital Moreira përpara votës mbi kontributin e Parlamentit, në negociatat përkatëse ndaj partneritetit transatlantik mbi tregëtinë dhe investimin.

Deputetët i hapën dritën jeshile, fillimeve të bisedimeve (460 vota pro, 105 kundër dhe 28 abstenime). Gjithsesi, ato i kujtojnë negociatorëve, detyrën për të mbajtur  parlamentin ‘ të informuar në mënyrë të shpejtë dhe me detaje’ për të gjitha stadet e negocimit. Ato nënvizojnë, se asnjë marrëveshje nuk mund të marrë efekt pa miratimin e PE dhe se ‘ këto pozicione si rrjedhojë, duhet të merren parasysh totalisht, në të gjitha stadet’.

Deputetët dëshirojnë që marrëveshja të hapë mundësi të reja, ndaj ndërmarrjeve të BE-së, në veçanti ndaj atyre të vogla dhe të mesme. Për shembull, ato shpresojnë se Komisioni Europian do të kërkojë të ketë akses të plotë në tregjet publike amerikane dhe do të kërkojë heqjen e shtrëngesave, që aplikohen aktualisht ndaj shërbimeve të transportit detar dhe ajror dhe ndaj furnizuesve të shërbimeve financiare.

Por, deputetët kanë përcaktuar edhe disa ‘linja të kuqe’ që synojnë mbrojtjen e vlerave europiane në këto negociata. Kjo bëhet për arsye, se negociatat, përqendrohen mbi diferencat midis legjislacioneve dhe normave të të dyja palëve, që përbëjnë barrierat më të rëndësishme në tregtinë transatlantike. Këto vlera përfshijnë principet e kujdesit në fushën e sigurisë ushqimore, siç janë organizmat gjenetikë të modifikuar (OMGJ), klonimi, e drejta e pronës intelektuale, sistemi i indikatorëve gjeografikë dhe një nivel i lartë mbrojtje të dhënash. Deputetët kërkojnë gjithashtu që normat sociale dhe mjedisore të BE-së, të mos komprometohen.

Në një votim të veçantë, deputetët kanë vendosur gjithashtu, ‘të përjashtojnë shërbimet kulturore dhe audiovizive nga mandati i negocimit’, konkretisht, shërbimet në linjë, me synim ruajtjen e diversitetit kulturor dhe linguistik të vendeve të BE-së (381 vota pro, 191 kundër dhe 17 abstenime).

Këshilli i Ministrave të BE-së, projekton të autorizojë hapjen e negociatave dhe të aprovojë direktivat në qershor. Negociatorët mund të fillojnë diskutimet në korrik dhe Komisioni Europian, shpreson mbylljen e këtyre negocimeve nga fundi i vitit 2014.