Sulmohet Muzeu i Alfabetit në Manastir

dereDrejtori i Muzet të Alfabetit Gazmend Hoxhaj ka bërë të ditur se “Në orën 3 e 30 të mëngjesit disa persona kanë dëmtuar derën kryesore të Muzeut e më pas kanë hyrë në ambjentet e brendshme ku janë dëmtuar 9 nga 11 vitrinat ku kanë qënë të ekspozuara dokumenta të ndryshme. Janë thyer dritaret dhe dyshemeja duke shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm material.“Dokumentet që janë brenda nuk janë dëmtuar. Kemi formuar komision për të vlerësuar dëmet dhe kemi përfunduar punët dhe kemi arritur të vlerësojmë dëmin. Dëmi më I madh është që dikush me këtë akt ka dashur të dërgojë ndonjë porosi. Por ata kanë gabuar me këtë porosi, sepse në këtë mënyrë nuk dërgohen mesazhe. Kjo nuk i ka hije qytetarisë së tillë manastirase. Kjo është një porosi për të rrënuar bashkëjetesën, mirëpo i bëjmë me dije se ata nuk mund të na mposhtin”, theksoi drejtori i këtij muzeu, Gazmen Hoxha.

Gjithashtu ai ka bërë të doitur se të paktën 4 herë të tjera ka pasur incidente me natyrë etnike, pasi në muret e Muzeut janë shkruar parulla me përmbajtje antishqiptare, por drejtori Hoxhaj thekson se incidenti i fundit përcjell një mesazh shumë të keq, pasi 24 maji shënon ditën e Shën Cirilit dhe Metodit, festë shtetërore në Maqedoni e arsimit të popujve sllavë.

Pas ngjarjes është ngritur një komision për vlerësimin e dëmit, ndërsa drejtuesit e Muzeut premtojnë kthimin në gjendjen e mëparshme, pasi dokumentat e dëmtuar janë të ruajtura në formë elektronike e mund të riprodhohen. Ndërkaq ka nisur hetimi për çështjen, por autorët ende nuk janë identifikuar apo arrestuar.

Ndërkohë edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp, duke shprehur indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjeherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme.

“Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjeherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen.”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Arvizu: Parlamenti të votojë rikonstituimin e KQZ-së

arvizuAmbasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu apeloi sot që në seancën e së hënës përveç 3 ligjeve të vendoset edhe për rikonstituimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Sot është dita e parë e fushatës por ajo ka kohë që ka nisur. Kemi qënë shumë të qartë për zgjedhjet dhe për pozitën e KQZ-së. Kam dëgjuar se do të zhvillohet një sesion në Parlament të hënën kështu që është një mundësi e mirë edhe për tre ligjet ashtu edhe për rikonstituimin e kqz. Shpresoj që të gjitha palët të përfitojnë nga avantazhi” tha Arvizu.

Ndërsa vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese ambasadori Arvizu shtoi se forca e çdo demokracie mbështetet shumë në ndarjen e pushteteve.

“Me kreun e Gjykatës Kushtetuese kemi folur për rolin e këtij institucioni dhe ne shprehim vlerësim për rolin që gjykata luan dhe për atë që bën për vendin. Ne ofrojmë mbështetjen tonë për punën e Gjykatës Kushtetuese” tha Arvizu.

Ballkani Perëndimor, vlerësimi i sfidave 10-vjeçare

106153303 (1)Në Dublin të Irlandës është organizuar Konferenca me temë ‘10 vjet pas Selanikut: Një vlerësim i perspektivës së BE-së dhe sfidave në Ballkanin Perëndimor’’. Synimi i  Konferencës, ishte reflektimi mbi progresin 10 vjeçar, vështirësitë e hasura si edhe kuadri i plotësimit të projekteve, me fokus integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Në këtë Konferencë të nivelit të lartë, morën pjesë më shumë se 100 drejtues politikë, funksionarë të lartë dhe ekspertë, të cilët kanë kontribuar në procesin e zgjerimit.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Stefan Fule, i ftuar në këtë Konferencë, ka vlerësuar në fjalën e tij, arritjet dhe sfidat kryesore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë 10 vjeçar. Duke iu referuar vetvetes, Fule theksoi se 10 vite më parë, BE kishte vetëm 15 Shtete Anëtare dhe askush nuk do të kishte menduar, se një Komisioner nga një Shtet i ri Anëtar do të udhëhiqte zgjerimin, 10 vite më vonë.

Në fjalën e tij, ai iu rikthye disa çështjeve të rëndësishme, të cilat janë bërë pjesë e debatit në Parlamentin Europian, duke vlerësuar se vetëm pak ditë pas debateve në Strasburg, Serbia dhe Kosova, arritën një marrëveshje historike. Fule vlerësoi, se ky është një ndryshim loje për këto vende dhe për Ballkanin në tërësi. Ai përmendi afrimin e ditëve për hyrjen e Kroacisë në BE si vendi i 28-të, duke konsideruar gjithashtu, se dhe vendet e tjera po lëvizin drejt BE-së.

Komisioneri për Zgjerimin, parashtroi sfidat, që gjenden përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet tre përqasjeve:

Së pari, u konsiderua perspektiva e qartë për integrim Europian, që kanë tashmë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u theksuar gjithashtu puna e madhe që është bërë, që prej Këshillit Europian të Dhjetorit, duke treguar se viti 2013, është viti i oportuniteteve.

Së dyti, u vlerësua fakti se vendet kandidate duhet të jenë të vëmendshme ndaj oportuniteteve dhe të përdorin tërësisht momentin, që është krijuar. Çka përkthehet në një avancim të përpjekjeve, në tre drejtime:

–      Respektim i sundimit të ligjit

–      Adresim i çështjeve bilaterale

–      Përballje me vështirësitë ekonomike

Së treti, u theksua nevoja e rajonit, për të shfaqur kurajën dhe vizionin e lënies pas, të së kaluarës së tij; promovimin e pajtimit dhe të reformave si edhe progresin drejt një të ardhme të stabilizuar, e cila është e ankoruar në Bashkimin Europian.

Komisionieri për Zgjerimin Fule, i bëri thirrje vendeve partnere, që të afrohen dhe të përfitojnë nga këto oportunitete. Ai theksoi se, eksperienca tregon se sa më i madh të jetë konsensusi në vend, mbi axhendën europiane, aq më i shpejtë është dhe progresi i vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Ai vlerësoi gjithashtu, rolin e mbështetjes politike ndër partiake në lidhje me axhendën evropiane, si një nga pikat kyçe të situatës duke konsideruar rolin e një opozite konstruktive e cila nuk bojkoton parlamentin.

Në mbyllje të fjalës së tij, Komisioneri për Zgjerimin, Fule falënderoi gjithashtu Presidencën Irlandeze për rolin e saj në lidhje me zgjerimin, duke theksuar se, Kroacia u bë vend kandidat gjatë Presidencës Irlandeze të Këshillit më 2004 dhe hyrja e saj në BE, po finalizohet, po si sukses i Presidencës Irlandeze, më 2013.

Firmoset Memorandumi i Mirëkuptimit për TAP dhe IAP

May-23-21-36-38IMG_0407Dje pasdite u firmos në Tiranë “Memorandumi i Mirëkuptimit” ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi, Bonje Hercegovinës dhe Republikës së Kroacisë. Memorandumi ka në fokus mbështetjen dhe bashkëpunimin e vendeve respektive në realizimin e projektit “Gazsjellësi Trans Adriatik”-TAP dhe të projektit “Gazsjellësi Jonian-Adriatik”-IAP.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zoti Aldo Bumçi, nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Evropian i Malit të Zi, zoti Igor Lukshiç, nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje Hercegovinës, zoti Zlatko Lagumdzija dhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, zoti Joshko Klisoviç. Palët nënshkruese, duke vepruar brenda kuadrit të detyrimeve të traktateve ekzistuese në fushën e energjisë, përfshirë Kartën e Traktatit të Energjisë dhe Traktatin Themelues të Komunitetit të Energjisë të Evropës Jug-lindore, me firmosjen e këtij dokumenti mundësojnë ndërlidhjen midis Projektit TAP dhe Projektit IAP. Një veprim i tillë mundëson që gazi natyror i prodhuar në Republikën e Azerbajxhanit, rajonin e Kaspikut dhe më gjerë të furnizojë Evropën Juglindore, duke rritur besueshmërinë dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, si ambasadori i SHBA-ve z. Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së në Tiranë z. Ettore Sequi, ambasadori i Turqisë në Tiranë z. Hasan S. Aşan, ambasadori i Italisë në Tiranë z. Massimo Gaiani, ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Nicolas Pazios, ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë z. Rahman Mustafayev, Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Tiranë, z. Alexander Wittwer, ambasadori kroat, ambasadori i Malit të Zi, ambasadori i Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë z. Flamur Gashi, si dhe të ftuar të tjerë.

LGTB ndan shqetësimet me opozitën

969011_10151459496496523_367178481_nLideri opozitar Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e lëvizjes LGTB në Shqipëri, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi. Aktivistët i komunikuan Kryesocialistit Rama, se dhjetëra pjesëtarë të Komunitetit kanë pritshmëri të larta ndaj PS-së për mbështetjen e të drejtave të këtij Komuniteti.

Gjatë këtij takimi Kryesocialisti Rama, është shprehur pro të drejtës së bashkëjetesës mes personave të të njëjtit seks, ndërsa në lidhje me çështjen e martesave mes së njëjtës gjini, pranoi se më parë duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni për të pasur debate të frytshme dhe sidomos informim. Kreu i PS-së, theksoi gjithashtu rëndësinë që institucionet shtetërore të kenë një rol më aktiv në lidhje me luftën kundër diskriminimit.

Rama deklaroi gjithashtu se kur flisje për çështjet e LGTB që në fillim të viteve ’90-të të konsideronin si homoseksual. Kryesocialisti i siguroi aktivistët se brenda dy viteve të para të qeverisjes socialiste, do të ketë një projekt të planifikuar me kujdes dhe maturi për të integruar komunitetin LGBT, për të eliminuar format e diskriminimit, por sidomos për të informuar dhe kulturuar shoqërinë.

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

20120608_president-obama_33Në një fjalim të rëndësishëm në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, Presidenti Obama parashtroi një kornizë të përpjekjeve anti-terroriste të administratës së tij, përfshirë përdorimin e avionëve të telekomanduar në veprime direkte për asgjësimin e elementëve terroristë.

Fjalimi që zgjati një orë ishte analiza më e gjerë që i ka bërë Presidenti Obama kërcënimit që paraqet al-Kaida dhe rrjetet që kanë lidhje me të ndaj Shteteve të Bashkuara, përgjigjen e Amerikës ndaj këtij kërcënimi dhe kufizimet që shoqërojnë këto veprime.

Ndërkohë që Amerika për përmbyll angazhimin e saj në Afganistan, tha Presidenti Obama, zemra e al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistan është “drejt disfatës”. Ai tha se nuk ka pasur sulme në shkallë të gjerë kundër Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama tha se kanë dalë kërcënime të reja, përfshirë veprimet e al-Kaidës në gadishullin arabik, si dhe grupe të tjera me rreze më të ngushtë veprimi, si dhe individë radikalë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha se Amerika preferon që të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe kundërvepruese ndaj këtyre rrjeteve terroriste në vende si Pakistani, Jemeni dhe Somalia.

Në rastet kur qeveritë e këtyre vendeve nuk mund të ndalin terrorizmin në territorin e tyre, tha Presidenti, nevojiten masa të përqëndruara përfshirë edhe përdorimin e avionëve të telekomanduar. Por këto veprime duhet të kryhen në përputhje me standarde rigoroze:

“Amerika nuk ndërmerr sulme kur ekziston mundësia për t’i kapur terroristët. Ne preferojmë t’i kapim, marrim në pyetje dhe nxjerrim para drejtësisë këta individë. Amerika nuk mund të ndërmarrë sulme kur t’i teket. Veprimet tona bazohen në konsulta me partnerët dhe në respektin për sovranitetin e shteteve përkatëse”. 

Zoti Obama e cilësoi përdorimin e avionëve të telekomanduar si një metodë efektive, duke thënë se sulme të tilla kanë parandaluar shumë komplote. Goditjet me avionë pa pilot, tha Presidenti janë një masë legjitime, pasi Amerika u sulmua më 11 shtator 2001.

Por ai pohoi se teknologjia e re sjell pyetje të reja dhe rrezikun e lindjes së armiqve të rinj:

“Ndërkohë që lufta jonë hyn në një fazë të re, e drejta jonë legjitime për vetëmbrojtje nuk mund të jetë e padiskutueshme. Kur themi që një taktikë ushtarake është e përligjshme ose e efektshme, kjo nuk do të thotë se është në çdo rast e mirëpeshuar apo e moralshme. Përparimi i njerëzimit na sjell ndryshime teknologjike për të goditur me telekomandë në anën tjetër të globit, por këto aftësi kërkojnë disiplinë dhe maturi në përdorimin e kësaj aftësie”. 

Në fjalimin e tij, Presidenti Obama u zotua gjithashtu të mbyllë qendrën e paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës.

Ai tha se Guantanamo është bërë në të gjithë botën një simbol që Amerika nuk përfill sundimin e ligjit.

Presidenti i bëri thirrje Kongresit të heqë kufizimet lidhur me transferimin e 166 të ndaluarve që mbahen në Guantanamo.

Ai tha se i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të identifikojë një objekt në Shtetet e Bashkuara ku komisione ushtarake të vendosin për çdo të ndaluar nëse mund të transferohet në një vend tjetër, ose nëse do të gjykohet në një gjykatë civile apo ushtarake. Presidenti tha se do të emërojë një të dërguar që të mbikqyrë transferimin e të ndaluarve në një vend të tretë.

Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me fatin e të ndaluarve për terrorizëm. Ndërkaq, fati tyre ka mbetur i paqartë prej vitesh, pa u ngritur akuza për vepër penale dhe pa zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Profesor Ken Anderson i Universitetit Amerikan thotë se fjalimi, ku përfshiheshin edhe politikat e mbajtjes në paraburgim të të dyshuarve për terrorizëm, mund të ketë përmbushur një objektiv kryesor:

“Mendoj se fjalimi shpalosi mendësinë e administratës Obama në mandatin e saj të dytë se do t’i duhet të kërkojë mirëkuptimin e Kongresit për një numër çështjesh që nga qendra e paraburgimit në Guantanamo, tek goditjet e telekomanduara e tema të tjera, dhe se do t’i duhet të gjejë mënyra për t’i dhënë formë të re politikave dhe praktikave të sigurisë kombëtare, jo vetëm për këtë administratë, por edhe për të ardhmen”. 

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta përkufizojnë anti-terrorizmin jo si luftë e pakufizuar globale kundër terrorizmit, por si një seri përpjekjesh të përpikta për të zhbërë rrjete specifike terroriste.

Presidenti ka në plan të rifillojë kontaktet me Kongresin lidhur me politikat e goditjeve të telekomanduara. Ai ka dhënë urdhër për rishikimin e propozimeve, si për shembull për ngritjen e një gjykate speciale për të analizuar dhe autorizuar marrjen e goditjeve vdekjeprurëse./VOA/

Rebelë sirian në një përballje në Aleppo

Rebelë sirian në një përballje në Aleppo. (Ricardo Garcia Vilanova, Afp)
Rebelë sirian në një përballje në Aleppo. (Ricardo Garcia Vilanova, Afp)

Rama: Fshati është rrënuar për shkak të keqqeverisjes

rama6Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot “Këndin e fjalës” në Rrashbull të Durrësit. Rama ka prezantuar dy kandiatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se sot fshati është i rrënuar për shkak të keqqeverisjes ndërsa premtoi se gjatë qeverisjes socialiste do t`i jepet zgjidhje problemit të pronës.

“Per ne ju jeni të gjithë njerëz dhe ne do të kemi vëmendje për ju çdo ditë. Ne në mandatin që do të marrim nga vota e 23 qershorit do ta zgjidhim këtë çështje. Do bëjmë transparencë për atë grabitje të madhe që i është bërë pronave të shqiptarëve, pronave të përbashkëta dhe pronave private. Ata që kanë dalë pronarë me dhjetëra hektarë në breg të detit, ndërkohë që gjyshërit e tyre kanë parë malin e asnjëherë detin, ato prona do t’i marrin pronarët që e provojnë se janë pronarë me dokumente historike” tha Rama.

Sipas Ramës, Berisha i ka gënjyer prej 20 vitesh banorët të cilët e votojnë duke mos u dhënë ende letrat e legalizimit të banesave.

PS prezanton skuadrën e Rilindjes në Tiranë

rama liveVetëm një ditë pas startit zyrtar të nisjes së fushatës elektorale për forcat politike, Partia Socialiste ka celur fushatën elektorale në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët për deputet në qarkun më të madh në vend. Në një miting festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e Rilindjes për kryeqyetin ,apeluan për një votë pro Rilindjes dhe PS. I pranishëm kreu i PS, Edi Rama, ndërsa e vlerësoi kryeqyetin si zemrën e Shqipërisë e cila ushqehet me gjakun e të gjitha rretheve, garantoi legalizim të banesave për të gjithë qytetarët, që vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta mbi banesat e tyre.

“Ky është takimi më entuziast që kam parë në Tiranë që nga viti 2000. E keni bërë pallatin e Sportit zemrën e PS. Ju sot po shpërndani në gjithë Tiranën dhe Shqipërinë fuqinë e jashtëzakonshme të Rilindjes. Tirana është zemra e gjithë Shqipërisë, zemra e cila merr gjak nga të gjitha rrethet e vendit. Kjo është Tirana ku gjithë shqiptarët ëndrrimtarë erdhën dhe ndërtuan një Amerikë të vogël. Ata presin që shteti ti kthejë në pasuri të patundshme të tyre. Zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër dhe duke shënuar një kryq te numri 29 te PS do ti kthejë vetes shtëpinë e tij përjetësisht në një pasuri të patundshme” tha ai.

Rama më tej ka premtuar heqje të taksës për biznesin vogël dhe clirim të administratës publike nga duart e pushtetit. Edhe pse ironizoi sërish Kryeministrin Berisha lidhur me infrastrukturën, ai shtoi se në programin e PS nuk mungojnë edhe projekte infrastrukturore.

Ibrahimovic shpreh dashurinë për serinë A

Zlatan-IbrahimovicNë një deklaratë për mediat franceze, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë të qartë se nuk do të bëjë më premtime për të qëndruar në një skuadër, pasi fillimi i sezonit të ardhshëm mund ta gjejë në radhët e ndonjë ekipi tjetër. Sulmuesi suedez, “i djegur” nga eksperienca e viteve të kaluara pranon se për të ardhmen asnjëherë nuk mund të jeshë i sigurt, pasi gjithmonë ekziston mundësia e surprizave.  I pyetur nëse do të dëshironte të kthehej në Itali, golashënuesi më i mirë në Francë, ka bërë të ditur se:  “Juventus, Inter dhe Milan janë tre ndër klubet më të mëdha në botë. Unë kam fituar me ata dhe e di se çfarë do të thotë të jesh futbollist në Itali, vendi më fanatik në botë pas këtij sporti. Nuk di të them nëse do të qëndroj te PSG, sepse sa herë që kam bërë një deklaratë të tillë gjithmonë jam larguar. Kam planifikuar shpesh të qëndroja për një periudhë të gjatë në një klub, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë”, ishin fjalët e Ibrahimoviç.

Suedezi është shprehur edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit të tij  Ançeloti. Ai thekson se nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës franceze, dëshiron të ketë italianin në pankinën e klubit.

“Ne lojtarëve nuk na thotë shumë gjëra, është një çështje mes tij dhe klubit. Unë kam një raport të shkëlqyer me të dhe nuk dua që të largohet. Ai është një personazh pozitiv dhe ka bërë jashtëzakonisht rritje po të shohësh konfuzionin që ishte krijuar në fillimet e tij këtu. Ndërsa pyetjes kë do të dëshironte ai në vendin e tij? Sulmuesi shtatlartë është përgjigjur:  Askënd, dua të vazhdoj të stërvitem nga Ançeloti”. Me këtë deklartë, Ibra ka lënë të kuptohet se largimi i Ançelotit  mund të sjellë edhe largimin e tij nga kryeqyteti Francez