Rama nga Durrësi: PS do të fillojë menjëherë procesin e legalizimit

54

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Gjatë takimit me banorë të zonës së Kënetës në Durrës, Kryesocialisti Rama deklaroi, se Berisha në gjithë këto vite ka bërë vetëm 8% të gjithë legalizimeve dhe se me këtë ritëm njerëzit duhet të presin 165 vjet, që ky proces të mbarojë. Rama premtoi se pas 23 qershorit do fillojë menjëherë procesi i legalizimit.

‘’ Pas 23 qershorit ne do fillojmë menjëherë procesin e legalizimit. Ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë do marrin titullin e pronësisë. Shtëpia e tyre do kthehet përgjithmonë në një pasuri të patundshme të familjes”- deklaroi Rama.

Lideri socialist, në përgjigje të pyetje vlerësoi edhe njëherë ne lidhje me procesin e legalizimeve :

Edhe sa akoma do hani rrenën e Saliut që do ju legalizojë dhe pse nuk ju ka legalizuar gjithë këto vite? 8 vjet kishte mundësi t’ju legalizonte. S’po ja quajmë ato 5 të parat kur ishte president se ishte i ri atëherë dhe s’kishte eksperiencë. Po këto 8 vjet, si ka mundësi që nuk bëri asgjë? E gjeti Shqipërinë me 250 mijë ndërtime pa leje, po e lë me 400 e ca mijë ndërtime pa leje dhe absolutisht asgjë nuk bëri. Ndërkohë që, në 23 qershor kush do legalizojë shtëpinë e vet me një kryq tek kutia e Partisë Socialiste i hap vetes dhe familjes së vet rrugën e legalizimit”, -deklaroi Rama.

Lideri opozitar Rama, ritheksoi në lidhje me këtë çështje se ky është zotimi i PS, dhënia fund e procesit të legalizimeve të shtëpive. Ai shtoi gjithashtu, se kush ka ndërtuar një shtëpi me gjakun dhe me sakrificat e veta, me kursimet e emigrantëve brenda familjes, me kursimet nga puna këtu, atëherë shteti është në borxh për të bërë legalizimet dhe se PS do t’i bëjë legalizimet.