Rama çon Rilindjen në Paskuqan dhe Kamëz

63

rama-meta-aleatetKreu i PS, Edi Rama, në rrjetin e tij social twitter bën me dije se paraditja e sotme do ta gjejë PS ne Kamëz e Paskuqan, aty ku sipas tij gënjeshtra njëzetvjecare u ka marrë të ardhurve votat për t’i lënë më pas me gisht në gojë.

Një ditë më parë PS prezantoi kandidatët e saj për Krujën e Fushë Krujën, përkatësisht Namik Doklen dhe Artur Bushin, si pjesë e listës së kandidatëve për qarkun e Durrësit.

Gjatë takimit Rama u ndal kryesisht në çështjet, që lidhen me legalizimet e pronave dhe taksimin.

Kryesocialisti apeloi edhe njëherë drejtuesit e shkollave dhe mësuesit po ashtu të distancohen nga fushatat elektorale, pasi në kundërt pas 23 qershorit do të përballen me ligjin.

“Lëreni Saliun se nuk e mbani dot më në majë të fikut, shikoni interesin tuaj. Cdo drejtor shkolle që do përzihet në fushatën elektorale, ashtu dhe cdo mësues do përballen me ligjin pas 23 qershorit. Këta janë duke ikur dhe si i mbyturi që mundohet të kapet pas fijes së barit, fantazmes së frikës. Një nga mënyrat më të ulëta është gjobitja për tua lënë mbi kokë gjobat duke i kushtëzuar me votat. S’do njohim asnjë gjobë nga 1 marsi, nuk do e njohim, mbajeni si certifikatë të opozitarizimit, lëreni pushtetin të marrë fund” tha Rama.