Rama nga Vlora: Votoni për Rilindje jo për rrënim

58

rama njerezNë fjalën e tij nga qyteti i Vlorës, kryesocialisti Rama i bëri thirrje socialistëve dhe demokratëve që të votojnë në 23 qershor Partinë Socialiste për t`i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

“Në emër të historisë së lavdishme të kësaj treve, në emër të burrave që dhanë jetën për një atdhe më të mirë dhe në emër të këtyre fëmijëve që vijnë këtu dhe bëjnë mësim në këtë shkollë pa ngrohje u bëj thirrje që jo vetëm socialistët por edhe demokratët e zonës të votojnë për rilindjen dhe jo për rrënimin” tha Rama.

Rama gjithashtu u zotua se do ta bënte këtë zonë model zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, se kurrë nuk do ta tradhtonte dhe do të ishte këtu edhe pas 23 qershorit, për t’i kthyer fjalët në vepra, në projekte.

“Përpara memorialit të dëshmorëve të kësaj zone, premtoj se unë, Edi Rama, nuk do t’i tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi dhe do jem këtu edhe pas 23 qershorit për t’i kthyer fjalët në vepra, në projekte. Kjo zonë, ku tokat kanë mbetur pa vaditur, nuk duhej të shqetësohej për bukën e saj, por të mbante me bukë dhe të tjera. Këto zotime shoqërohen nga besimi im i palëkundur se kjo zonë do bëhet zona e mirëkuptimit, e një modeli zhvillimi ekonomik e shoqëror, që bëhet shembull në rrugën e një Shqipërie të re që duhet t’i kthehet punës” tha ai.

Rama premtoi edhe sistemin e lumit të Vlorës ndërsa u kërkoi shqiptarëve të mos jenë besnikë të kësaj qeverie që nuk ka bërë asgjë për ta.

“Sot e ngritëm tribunën në zemër të Labërisë, për t’u zotuar këtu para jush se kjo braktisje, harresë dhe përbuzje, që e turpëron qeverinë e Tiranës, që duket në çdo metër të Lumit të Vlorës, do të marrë fund më 23 qershor. Si mund të votoni më Saliun kur ai ju ka kthyer Saliun dhe ju ka lënë këtu si në një gropë ku nuk mund të dilni kurrë, por vetëm me ne, me Partinë Socialiste?! Sot nuk jemi më në epokën e ideologjive, por në atë të idealeve dhe ideve të atdhetarisë dhe zhvillimit të vendit. Në emër të këtyre idealeve, gjithkush votën e tij nuk mund ta hedhë qorrazi pas një qeverie që është mbledhur pas një grushti oborrtarësh dhe qeveritarësh e nuk duan t’ia dinë për askënd” shtoi Rama.