Meta nga Mallakastra: Do të hapim vende te reja pune

ilir-meta22Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në qytetin e Ballshit, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit dhe kandidatin  e LSI-së për Rrethin e Mallakastrës, Ardian Alushi.

Ilir Meta u shpreh i bindur në një fitore spektakolare të LSI-së në Qarkun e Fierit ndërsa theksoi se kjo forcë politike ka dallime mjaft të forta me kryeministrin aktual.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë. Por Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe dhe sa për rrugët që janë bërë para shtatë vitesh, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, çmimet rriten çdo ditë dhe kosto e jetesës bëhet më e vështirë për mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh lideri i LSI-së.

Meta shtoi më tej se miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë prioritet kryesor i LSI-së  ndërsa shtoi se rritja e punësimit është në fokus të programit të LSI-së.

“Ne kemi një plan të qartë për hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha fushat. Në atë të industrisë, të shërbimeve, të bujqësisë, dhe të industrisë agropërpunuese, në energjetikë dhe unë jam shumë i bindur që me LSI-në, Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes, sepse kanë ku të shkojnë njerëzit në mëngjes: do të shkojnë në punë. Shqetësimi ynë është punësimi i mallakastriotëve dhe i shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave që vrasin kohën jo për faj të tyre nëpër kafene dhe nëpër loto. Ndërsa shqetësimi i Saliut është si të mos lëshojë karrigen, por ne e kemi zgjidhur edhe këtë punë, do t’ia japim me vete ta marrë karrigen në shtëpi” shtoi Meta.

Berisha fyen rëndë Ramën nga Shkodra

Kryeministri Berisha e ka përmbyllur axhendën e tij intensive të takimeve në qarkun e Shkodrës me një miting në qendër të qytetit, ku dhe prezantoi skuadrën e selisë blu për këtë qark. Nga bastioni historik i së djathtës, shefi i qeverisë ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të rivalit të tij politik, ndaj të cilit në mënyrë të përsëritur drejtoi një pyetje: Je i sëmurë psiqik apo biri i të atit?

“Cfarë ndodh në kampin tjetër? Në kampin tjetër po shëtit në rrugët e Shqipërisë në bunkerine tij mavi. Zoti. Rama nga Shkodra meriton përgjigjen e cdo shqiptari. Të krahasosh Sami Frashërin, Anton Zako Çajupin, Naim Frashërin me bandën e neobllokmenëve të rij me autobusin mavi ke fyer cdo shqiptar. Në autobusin tënd, bunkerin tënd shëtit ligësia ndaj cdo qyetari shqiptar, ligësia ndaj cdo fëmijë, të riu, cdo gruaje cdo burri që ti duke përdorur pushtetin e tyre ju bllokove statusin për të zbatuar testamentin e babës tënd. Nuk të vjen mirë kur unë të përmend aktet mizore të etërve të tu. U thua qytetarëve, se NATO-ja është natë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit. Kur t’i u thua sot 40 mijë mësuesve se janë injorante, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit që urren njerëzit e lirë. Nga Shkodra të pyes kur ti, nga bunkeri yt ke zemër ti quash nxënësit dele që hynë në klasë, je i sëmurë apo i biri të atit.Për të gjitha këto, vijoi kryeministri, Shkodra dhe e gjithë Shqipëria kërkon përgjigje të fortë.Shqipërinë ti e sheh me syze të zeza të etërve të tu që kërkon ti rilindësh me Vaterlonë, me të do të përgjigjemi me 23 qershor” deklaroi Kryeministri.

Lideri i mazhorancës ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve shkodranë për të firmosur me votën e tyre fitoren e mandatit të tretë, duke u shprehur i sigurtë për marrjen e 8 deputetëve në këtë qark.

Berisha në Shkodër: Shqiptarët po braktisin PS-në

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOANë një bashkëbisedim me gazetarët në Shkodër, kryeministri Berisha sulmoi sërish opozitën duke theksuar se sllogani i saj është “Bashkohuni të gjitha fundërrina për të rrëzuar qeverinë”.

“Ka një optimizëm të jashtëzakonshëm të shqiptarëve në këtë fitore. Ka një besim të madh, një atmosferë fitoreje në të gjithë vendin sa nuk gjen një fushatë me këtë start sa më të shkëlqyer. Fushatat janë në rrafshin e mjedjes dhe të shpirtit. Nëse ti shpall si moto të mbledhim ata që do të rrëzojmë Berishën në fund ke një kosh të madh.  Nuk ka ndodhur kurrë në histori një sllogan që të bashkohen të gjithë fundërrinat për të rrëzuar një qeveri” tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se programi i Partisë Socialiste ka në themel ristaurimin e bllokut, prandaj sipas tij dhe shqiptarët po e braktisin.

“E nisi me sheshe e përfundoi me salla, e nisi me trumbeta e përfundoi me dajre. Asgjë e mirë nuk ka ndodhur këto 4 vjet në Shqipëri sipas tij. Sipas tij autostrada që inagurojmë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është një gjë e keqe. Sipas tij fakti qëSshqipëria nuk ra një krizë është një gjë e keqe” shtoi Berisha.

Ai theksoi se lideri i PS-së nuk ka program tjetër, përveç rritje taksash dhe rikthim të bllokmenëve.

“Ky zotëri me një grup neobllokmenësh futi bilbilat në parlament në kohën e marrëveshjes më të rëndësishme me BE, me një akt shumë të paimagjinueshëm, të dejonizonte me cdo kusht shqiptarët, që tu thoshte se këta nuk kanë parlament, por një vathë bagëtish, të njëjtën gjë bënë me NATO,  i njëjti qëndrim është mbajtur për liberalizimin e vizave, bllokim i flaktë. Programi i tyre është kaotik, për të mbrojtur taksën progresive shkoi në Bullgari e na solli një akademik, e nxori para gazetarëve dhe akademiku bëri të kundërtën, ai ska asnje program tjetër përvec rritjes së taksave dhe restaurim te bllokut si platforme” tha ai.

Rama: Do të anullojmë industrinë me valencë kimike

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Ndërsa pritet mbajtja e referendumit për importin e plehrave, duket se me fitoren e PS në zgjedhjet e 23 qershorit kjo nuk do të jetë më e nevojshme pasi do ta anullojë këtë ligj. Garancia ka ardhur nga kreu i PS, Edi Rama, gjatë një konference për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit, një nga qytetet ku problemi i mbeturinave është një problem shqetësues.

 “Kemi përballë një panoramë katastrofike të mjedisit në Shqipëri. Një nga vendet dhe qarqet më të rëndësishme të vendit, një fushëbetejë elektorale po ashtu, ku Kryeministri është shfaqur shpesh për të propaganduar një tunel. Është një territor nën trysninë e një ndotje të pashpjegueshme. Kryetari i Bashkisë tha se 1 në 2 banorë këtu vdesin për shkak të ndotjes. Një vend që mbytet kudo nëpër plehra dhe një vend që për shkak të një vendimi absurd dhe kriminal të qeverisë importon plehra nga jashtë. Këtu fillon edhe aksioni ynë i pas 23 qershorit, me anullimin branda 100 ditëve të para të importit të plehrave në Shqipëri, do ta anullojmë ligjin dhe do vendosim bllokimin për cdo mbeturinë të importuar nga jashtë” tha Rama.

Shefi i opozitës deklaroi se Shqipëria nuk mund të bëjë përpunimin e mbetjeve të importuara nga jashtë, në një kohë që se bëjnë dot vendet më të zhvuilluara, fqinje me ne. Duke e përkufizuar të gjithë procesin të varur nga interesa të errëta kriminale, Rama tha se Shqipëria mbetet një ishull i preferuar për shkak të mungesës së standarteve dhe kontrollit të monitorimit në vend.

“Pse vendet e zhvilluara eksportojnë plehra në Shqipëri. Plehra në të cilat ka dhe lëndë kimike të rrezikshme për jetën. Është histori e njohur, historia e vendeve pa shtet, e vendeve që sundohen nga kasa të korruptuara, vende që kthehen në skena të tragjedisë humanitare. Prania e lëndëve toksike të rrezikshmërisë së lartë, bën që toka për shkak të varrosjes pa asnjë kriter të tyre të kthehet në një tokë të djegur që bëhet deri e pabanueshme. Ne smund të bëjmë dot atë që sbëjnë dot vendet pranë nesh, por i sjellin tekne. Mungesa e standarteve dhe kontrollit të monitorimit ka bërë që ato të sillen tek ne. Ne do ta zhbllokojmë të gjithë procesin e mbeturinave, Kryebashkiakët socialistë kanë projektin për mos lejimin e mëtejshëm të këtyre kodrave me plehra që digjen pranë apo në mes të qytetit. Pse këto projekte mbeten në letër, që nuk rezultojnë të kushtueshme nuk shkojnë përpara? Sa kohë skemi një përgjigje nga ata që sjapin llogari kemi një përgjigje tonën. Është një proces që bllokohet nga interesa mafioze dhe kriminale” deklaroi ai.

Kryesocialisti Rama më tej shpalosi dhe programin që PS ofron për zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të plehrave në vend, duke garantuar zbatimin e projekteve që sipas tij mbeten në sirtarët e Kryebashkiakëve të vendit për shkak të qëndrimit bllokues të qeverisë në pushtet.

“Në 8 vjet qeverisje pasi e kishin të shkruar në programinin e tyre në 2005 se do ti jepnin fund problemit me plehrat sot nuk kanë një fushë të vetme të përpunimit të plehrave. Ka vetëm një landfill funksional në Sharrë, ka filluar falë këmbënguljes sime dhe mbështetjes së qeverisë socialiste të asaj kohe, Ministrit Bashkim Fino që ndërhyri pranë qeverisë italiane dhe filloi puna për ta financuar. Sot Sharra në Tiranë është një landfill funksional, një të dytë nuk e kemi. Po të llogarisësh paratë që duhen për të sistemuar këtë fushë janë një sasi absolutisht e përballueshme me fonde që mund të dalin fare lehtë te partneriteti publik-privat. Ka interesa të mëdha që pengojnë krijimin e tyre, është zyra e Kryeministrit që mund të kishte cliruar këto projekt duke dhënë dritën jeshile nga pikëpamja e kornizës ligjore. Nuk ka ndodhur, nuk e di cfarë mund të thotë Saliu, mesiguri e ka edhe ai një version, mund të thotë që fajin e ka opozita. Por e vërteta është që këto projekte i pengon lidhja e qeverisë me fijet e interesave kriminale dhe mafioze në këtë fushë. A është vetë Kryeministri apo njerëzit e famshëm pranë tij kjo pak rëndësi ka. Jemi të vendosur që tu krijojmë të gjitha bashkive dhe komunave kushtet që të fillojnë menjëherë nga puna për zbatimine projekteve të gatshme që kanë nëpër sirtare. Së dyti mbështetje e drejtëpërdrejt nga qeveria, qoftë me kontribute të shtetit, qoftë me mbështetje të donatorëve.Duke mbetur tek Elbasani, garantojmë që pas 23 qershorit të vdekurit e këtij qyeti nuk do jenë më nën tymnajat e reve të zeza, do ta largojmë atë mal mbeturinash nga varrezat” tha më tej kreu i PS.

Ashton: Plani i Zbatimi çon Serbinë dhe Kosovën drejt BE-së

Catherine Ashton
Catherine Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Europian, ka deklaruar sot, se mirëpret vendimin e Serbisë dhe Kosovës për adoptimin e planit të zbatimit. Ky Plan Zbatimi, përkthen në praktikë parashikimet e Marrëveshjes së Prillit. Ashton ka falënderuar edhe njëherë Kryeministrin serb Dačić dhe Kryeministrin e Kosovës Thaçi, për lidershipin dhe vendosmërinë e tyre.

Përfaqësuesja më e lartë e diplomacisë Europiane, ritheksoi se filozofia e Marrëveshjes konsiston në një progres real të Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së, si edhe në zgjidhjen e problemeve në terren.

“Angazhimi i tyre personal, do të vazhdojë të jetë thelbësor, në zbatimin e shpejtë të planit. Plani i zbatimit, është përcaktuar të zgjidhë problemet në terren dhe të sigurojë progres të shpejtë, si në Serbi, po ashtu edhe në Kosovë, drejt Bashkimit Europian. Ai paraqet një hap të mëtejshëm, në thjeshtësimin e dialogut me BE-në dhe është pa paragjykim ndaj pozicionit të dy palëve, mbi statusin e Kosovës”,- ka deklaruar Catherine Ashton.

Sot, pritet gjithashtu që qeveria e Kosovës të kalojë në Parlament për ratifikim ‘ Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë’’, e cila shoqërohet me dy anekse, Marrëveshja dhe Plani i Zbatimit. Ratifikimi i saj, do të bëhet i mundur vetëm në një votim prej dy të tretave të Kuvendit dhe është e përfshirë nën kuadrin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

 

Rama nga Belsha: Do të zhvillojmë bujqësinë

rama njerezKryesocialisti Rama ne takimin e sotëm në zonën e Elbasanit  akuzoi qeverinë se ka shpenzuar më shumë nga sa ka ndërtuar rrugë.

“Sot pas 4 vjetësh ka më shumë gropa në këtë rrugë, ka më shumë zymti në këtë vend ku ka mbetur vetëm shpirti i mirë i njerëzve por nuk ka asgjë tjetër përveç rrënimit, asnjë ndryshim për mirë.  Vetëm rrënim nga të katër anët, gropa dhe braktisje. Ky është realiteti.  Qeveria thotë kemi bërë rrugë dhe Sali thotë kemi shpenzuar shumë për rrugët dhe  këtu fillon arsyeja për ta ndëshkuar këtë qeveri se ka shpenzuar më shumë para se sa kanë shtruar rrugë” tha Rama.

Rama u ka premtuar sot banorëve të Belshit se PS-ja do ta shkallmojë monopolin e duhanit që qeveria ka vënë aty dhe do të zhvillojë bujqësinë, për të zhdukur zymtësinë dhe rrënimin, që u rri si re e zezë mbi kokë, belshiotëve.

“Atje në fushë, ku sot ju rri si një re e zezë mbi kokë, një monopol mbi duhanin. Një monopol që ne do ta shkallmojmë, siç do të shkallmojmë të gjitha monopolet në Shqipëri për t’i hapur rrugë konkurrencës së lirë dhe për t’i dhënë mundësinë çdo njeriu të zakonshëm që me talentin dhe vullnetin e vet të bëhet sipërmarrës i suksesshëm, pa gjetur përpara muret e monopoleve dhe barrikadat e klientëve të pushtetit. Ne kemi një program, që është në radhë të parë programi i Rilindjes së fshatit. Sepse ne besojmë që nga rilindja e fshatit, nga rritja e prodhimit të tokës fillon mirëqenia për fshatin, por siguron dhe mirëqenien për qytetin”, theksoi kreu i PS-së.

Ndërsa u kërkoi votën qytetarëve të Belshit, kryesocialisti Rama theksoi se vota për PS-në në 23 qershor është për t`i hapur rrugë ndryshimit të jetës së tyre.

“Unë jam shumë krenar që bashkë me Benin dhe me Qazimin kemi ardhur këtu për të folur me ju duke pasur privilegjin e madh që në emër të PS-së të mbështesim me gjithë zemër një socialist 24 karat dhe një deputet të përkushtuar si Musa Ulqini, si dhe njerëz të zgjedhur këtu prej jush, si Mediun dhe Altinin, që plotësojnë më së miri këtë skuadër të vogël, që do të jetë kontributore e shkëlqyer e PS-së në 23 qershor” tha Rama.

 

Ambasadori i OSBE-së: duhet një KQZ e plotë

50486fbb35a6dAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur pas reagimit të Ambasadorit të SHBA Arvizu në lidhje me gjëndjen e krijuar në KQZ. Wollfarth deklaroi, se çështja e KQZ-së duhet të jetë në axhendën kryesore të partive duke shpresuar në një vendim të shpejtë për riformulimin e saj.

“E kam përmendur se të pasurit një KQZ-je të plotë duhet të jetë në krye të axhendës së partive. Ajo ç’ka është me ë rëndësishme është se ndjej të ketë një lloj sensi konstruktiviteti në këto ditë afër zgjedhjeve. Sigurisht që zgjedhjet dhe përgatitja e zgjedhjeve janë një element që përfshijnë KQZ. Por ajo çka ndihmon shumë është që partitë politike apo liderët politikë të flasin për atë çka do të ndodhë pas 23 qershorit. Unë uroj që të ketë një vendim sa më herët që të jetë e mundur nga parlamenti, duke pasur parasysh sa e rëndësishme është hapja e rrugës drejt BE-së dhe për këtë duhet një lloj stabilizimi institucional. Unë do të doja të theksoja se kjo është më tepër një dëshirë nga unë, si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo një apel. Gjithçka, çdo lloj vendimi që do të merret në parlament, jam i bindur se do të jete vendimi i duhur, vendim sovran dhe do të jetë në të mirë të Shqipërisë. Sigurisht që miratimi i tre ligjeve është i rëndësishëm por po aq i rëndësishëm është edhe lufta ndaj korrupsionit krimit etj. Kjo ndjesia e një lloj konstruktiviteti bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe unë thjesht do të doja të shihja më shumë”, – deklaroi Wollfarth.

 

 

 

9531 familje shqiptare pa tualet ne shtëpi

foto ilustruese
foto ilustruese

Censusi i popullsisë, ndërmjet të tjerave ka shtruar edhe dy pyetje që kanë lidhje me pasjen e një tualeti në shtëpi dhe nëse ai ndodhet brenda apo jashtë shtëpisë. Gazeta Panorama shkruan sot se, rreth 9531 familje kanë konfirmuar se, në shtëpitë e tyre nuk ndodhet një tualet. Nuk konfirmohet gjithashtu edhe fakti, se kujt studimi do t’i referohen të dhënat e mbledhura, por ajo që konstatohet si vërtetë e pabesueshme është fakti që mijëra familje shqiptarë, po përballen me një standard jetese përtej normave normale.

‘’Qarku më problematik është Shkodra, e cila renditet e para në listën e 12 qarqeve që janë bërë pjesë e censusit. Në këtë qark, plot 2336 familje nuk kanë banja në shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale. Surpriza nga këto të dhëna është qarku i Tiranës, ku 1567 familje gjithashtu nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre. Banesa të tilla i gjen jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit të Tiranës, në periferi. Gjirokastra është qarku që duket se i ka dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, e fundit në listë, ka vetëm 180 familje, të cilat nuk kanë tualet brenda në shtëpitë e tyre’’,- thotë Panorama.

Problematika tjetër lidhet me faktin, se duke parë të dhënat ku edhe uji i rrjedhshëm mungon, këto familje nuk arrijnë dot as të kenë një higjienë personale, as të lahen dhe as të kryejnë nevojat e tyre personale, në kushtet më minimale higjenike çka mund të precipitojë në gjenerime sëmundjesh të ndryshme, shkruan Panorama sot.

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

9FD88308-8977-4B6B-875E-7667DC4FD66F_mw1024_n_sQë nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë. Lagjet periferike të Stokholmit u përfshinë për të pestën natë me radhë nga përleshjet. Këto janë trazirat më të të mëdha në vend prej disa vjetësh.

Që nga e diela, qindra të rinj të lagjeve periferike u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë.

Protestuesit po bëjnë thirrje për hetime lidhur me vrasjen me armë zjarri nga policia të një banori 69-vjeçar javën e kaluar.

Që nga ajo ditë, më tepër se 100 makinave u është vënë zjarri dhe dhuna vazhdon të përhapet./VOA/

Dhunohet nga bashkëshorti, vdes 40 vjeçarja

violenza(1)Ndërron jetë në spital, 40-vjeçarja e cila u dhunua fizikisht nga bashkëshorti i saj 3 ditë më parë në Vlorë.

Lumturie Selimaj, nënë e dy fëmijëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë në kokë pas 3 ditësh  në gjendje kome.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e mërkurë ku 49-vjeçari Gëzim Selimaj nga fshati Alikokë i Vlorës gjatë një konflikti në familje për motive të dobëta goditi me sende të forta bashkëshorten e tij.

Menjëherë policia bëri të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Gëzim Selimi për veprën penale “Vrasje me dashje”.