Ja, si duhet të sillemi me vajzën që ëndërrojmë

72
foto ilustruese
foto ilustruese

Të gjithë ëndërrojnë të tërheqim personin që dëshirojmë më shumë në botë, por ka disa gjëra që duhet t’i bëjmë dhe disa të tjera, që duhet absolutisht t’i evitojmë, në mënyrë që një vajzë të kuptojë, se ju e pëlqeni. Faza më e vështirë rezulton të jetë gjatë formimit të individit ose adoleshencës, ku mungesa e eksperiencës e vështirëson situatën. Por, ja disa këshilla që kanë të bëjnë me mënyrën se si të sillemi dhe të veprojmë në këto rrethana.

Çfarë duhet të bëni

Së pari, këshillohet të jeni absolutisht vetvetja, me çfarë do lloj çmimi dhe të mos ndryshoni sjelljen tuaj. Nëse jeni i ndrojtur, përpiquni të çliroheni nga guaska juaj, në mënyrë që të tërhiqni sado pak vëmendjen.

Për t’i tërhequr vëmendjen, ju duhet t’i tregoni asaj, se ju jeni i veçantë dhe jo si gjithë të tjerët. Duhet të zgjidhni vetë elementin që ju bën të veçantë, ose që është diçka speciale, vetëm e juaja.

Pasi të jenë shkëmbyer disa komunikime verbale dhe jo verbale (shikime, buzëqeshje, komplimenta), shtojeni si mikeshe në rrjetin tuaj social, Facebook, Twitter, etj.

Përpiquni ta kontaktoni tek profili i saj dhe nisni një bisedë, që mendoni se asaj mund t’i interesojë realisht, si psh. nëse është natyrë që i pëlqen të dalë, pyeteni se çfarë ka bërë përgjatë fundjavës, ose nëse del shpesh. Nëse është tip i tërhequr dhe e qetë flisni më shumë në lidhje me ambientin, që e rrethon dhe nëse ka dëshirë të lexoj.

Pas kësaj bisede të parë, duhet t’i tregoni, se keni dëshirë të komunikoni dhe të dini më shumë për të, gjithmonë duke mbajtur një pozicion natyral, sikur të ishit duke komunikuar normalisht me një mikun tuaj.

Çfarë nuk duhet bërë

Duhet të evitoni absolutisht që të futeni direkt e në temë, domethënë t’i jepni shumë shenja dhe të jeni të paduruar.

Mos u nxitoni, një vajzë është gjithmonë shumë e vëmendshme dhe e kupton kur dikush interesohet pas saj. Si pasojë, duhet t’i afroheni me ngadalë dhe me durim.

Mos filloni t’i bëni komplimenta direkt, ose ta mbysni me to. Mos harroni se të jesh natyral është arma më e mirë, për të bërë për vete një femër, që do të thotë nuk duhet kurrsesi të ndryshoni personalitetin tuaj. Nëse shikoni, se ajo nuk dëshiron të flasë me ju, mos insistoni, pasi përpjekjet do të jenë të kota, lërini pak kohë duke qëndruar i tërhequr, përpara se të rinisë komunikimi sërish.