Beogradi kërkon lënien e vulave dhe të shtetësisë së Serbisë në veri

63

VuçiqNënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së pari duhet përpjekur që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.

“Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit  9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”.

Ai ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.

“I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiq/ /Koha Ditore/