Rama: Deti dëmtohet dhe nuk shfrytëzohet

945416_10151456940046523_1411267374_nNdërsa ka zhvilluar “Këndin e fjalës” në Tale të Lezhës, kryesocialisti Rama theksoi se sot vija bregdetare në Shqipëri është shumë e dëmtuar për shkak të ndërhyrjeve brutale dhe abuzimeve.

“Është e vërtetë, këtu nuk sheh asgjë mbi det ndërkohë që të kalosh kufirin sheh sesi deti shfrytëzohet maksimalisht.  Në Shqipëri, vija bregdetare është dëmtuar, coptim që u bë me pronat. Ne kemi në program ngritjen e një agjencie që do quhet Agjencia Bregdetare e Detit, e cila do ketë të gjithë fuqinë institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare. Jam i bindur se me ngritjen e Agjencisë Bregdetare të Detit do zbardhim jo vetëm procesin e kthimit dhe të kompensimit, por dhe të vërtetën e arkivave origjinale ku është bërë një batërdi” tha Rama.

Rama ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për mashtrim të shqiptarëve pasi sipas tij të gjitha premtimet që ka bërë  janë vetëm propagandë dhe asgjë konkrete për vendin.

Pushohet nga puna, sepse nuk shkon ne miting

foto gazeta DitaE pushuar nga puna, pavarësisht eksperiencës 35-vjeçare, Diana Çorraj, edukatore e çerdhes së Njësisë nr.10, tregon për “Shekullin” se arsyeja e vërtetë e pushimit të saj është politike. Çorraj shpjegon se preteksti ka qenë mungesa e arsimit përkatës, në një kohë që ajo thotë se krahas eksperiencës së gjatë, ka edhe kualifikimet e duhura për këtë profesion. Çorraj thotë se shkarkimi ka ardhur për shkak të bindjeve të saj të majta.

“Në mos gabofsha me datën 13 maj më njoftuan se duhet të paraqitesha në Drejtorinë e Çerdheve. Shkova dhe takova shefen e Burimeve Njerëzore, zonjën Behije. Nuk më kujtohet mbiemri i saj. Ajo kishte përgatitur një letër për largimin tim nga puna dhe më tha se motivi ishte për arsye shkollimi. Më tha, nëse doja ta lexoja letrën, por unë nuk pranova. E pyeta sërish se cili ishte motivi real i largimit nga puna dhe mu përgjigj se ishte niveli i pamjaftueshëm i arsimit për këtë profesion. I kërkova të dija nëse kisha ndonjë shkelje apo gabim, por ajo më tha që ishte vetëm çështje shkollimi. Pas njoftimit, kam shkuar në punë për gati 2-3 ditë rresht. Ishte data 17 maj, ditë e premte dhe ora 6:30 e mëngjesit. Sapo kisha vajtur në punë, kur më thërret drejtoresha Stela Çavo në zyrë. Ajo më thotë se isha e pushuar nga puna dhe më kërkoi letrën që më kishte dhënë Drejtoresha e Burimeve Njerëzore. Ia dorëzova letrën dhe u largova me qetësi. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me të. Poshtë pallatit tim ndodhet zyra e Olsa Vutas që merret me organizim fushate të PD-së. Unë nuk jam paraqitur asnjëherë, pasi djemtë e mi janë të aktivizuar me Partinë Socialiste. Shumë kolege të miat janë të detyruara të merren me fushatë për të mbajtur vendin e punës. Është kërkuar që të paraqitemi nëpër zyra dhe të çojmë disa emra nga familja. Drejtoresha e çerdhes e di bindjen time politike dhe për djemtë e mi. Ajo është militante e PD-së dhe thotë se do ta bëjë çerdhen blu”, thotë ajo./gazeta Dita/

 

 

Gra tmerrësisht të gjata

Këto janë disa foto të grave të konsideruara, si tmerrësisht të gjata.

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

funsterz/stumbelupon
funsterz/stumbelupon

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Labinot: PD, 5 mijë euro dhe 100 vota nëse doni të punësoheni

5-qershor-Edi-Rama-ne-Labinot-300x158Kryesocialisti Rama ka qenë në Labinot në takimin elektoral të radhës. Nga Labinoti, një tjetër denoncim ka ardhur nëpërmjet kamerave, nga një qytetare e re në moshë, e cila ka denoncuar faktin, se të punësohesh duhet të paguash 5 mijë euro dhe të gjesh 100 vota për zgjedhje. Denoncuesja ka treguar gjithashtu, se ka mbaruar mësuesi dhe kur kishte kërkuar punë, i kishin thënë, se duhet të kryejë edhe një Master. Pasi kishte mbaruar Masterin i kishin komunikuar, se duhej të kryente edhe një vit stazh. Dhe mbasi kishte mbaruar stazhin i kishin kërkuar 5 mijë euro dhe 100 vota për zgjedhje. Ajo tha gjithashtu se, po nuk pagove dhe nuk je, krah i Saliut nuk gjen punë.  

Përveç këtij fenomeni, kanë spikatur edhe dy problematika të tjera për zonën që janë të karakterik jetik: çështja e ujit dhe çështja e shëndetësisë.

Në lidhje me çështjen e ujit Rama u shpreh: ”Ne këtë e dëgjojmë kudo që; nuk ka ujë, nuk ka ujë, nuk ka ujë. E, pastaj reagon si fyer, madje, Saliu edhe thotë ç’është kjo mesjetë, kujt i thonë këta mesjetë, ne jemi në NATO. Në fakt e vërteta është që të jetuarit në mesjetë nga qytetërimin modern e ndan, ndër të tjera besoj unë, edhe uji, uji i pijshëm, uji i rrjedhshëm për t’u larë, uji për të vaditur tokën dhe njëkohësisht mbrojtja nga uji për të mos u përmbytur. Nëse raporti nuk është ky, por është siç është sot që s’ka ujë për t’u larë, s’ka ujë për të pirë, s’ka ujë për të vaditur dhe kur be shi përmbytesh atëherë, sigurish, që këtu jemi në një gjendje mesjetare. Jemi si në ato librat që i lexonim kur ishim të vegjël e na dukeshin si përralla, si legjenda. Por, ja sot unë erdha nga Korça. Ajo këneta që na dukej si përrallë ka dalë prapë, është aty. Është shfaqur prapë. Në Vlorë më tregonin që është rishfaqur zona malarike. Po shtohet mushkonja me shpejtësi të madhe. Është bërë mushkonja atje për ta marrë Saliu në koalicion. Po normal se kur mori Kastriotin në koalicion mund marrë dhe mushkonjat”.

Në lidhje me politikat mbi cështjet e shëndetësisë, Kryesocialisti Rama tha:

“Saliu thotë kjo nuk ka mundësi, kjo është komunizëm. Ai në fakt ka qenë nja 25 vjet komunist dhe jo vetëm kaq se s’është ky problemi se ka shumë njerëz që kanë qenë komunist edhe kanë qenë dhe mbeten njerëz të ndershëm. Por ai ka qenë lloji më i poshtër siç thotë Vasllav Haveli jo unë. Thotë: ‘Lloji më i poshtër i komunistit është komunisti antikomunist’. Që nuk merret vesh më se çfarë është. Është vetëm etja për pushtetin e vet.

Ne themi jo, meqë kushton shumë do ta paguajë shteti shqiptar. Ne do të ndërtojmë një institucion që quhet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor dhe atë që sot e bën individi që shkon paguan dhe merr librezën, ky shërbim do ta bëj për të gjithë. Do ta blej shteti këtë shërbim për çdo njeri. E, kur dikush sëmuret librezën e ka atje, do shkoj do ta marrë dhe do vazhdojë procesin e kurimit. Këtë nuk e kemi mësuar nga komunistët, këtë e kemi parë dhe mësuar nga Barack Obama, e kemi mësuar nga Britani e Madhe që ka vite që e ka këtë sistem dhe nga të tjera vende që po e fusin këtë sistem në Europë dhe sidomos në vendet jo shumë të zhvilluara ku shëndetësia është e mbytur nga korrupsioni”.

 

 

Surroi: Politika kosovare më e kriminalizuara në Evropë

Kosovo delegation members Surroi Thaci and Hyseni during talks on the UN Kosovo plan for the independence of Serbia's breakaway Kosovo province in BadenPublicisti Veton Surroi ka thënë të mërkurën, në emisionin Rubikon të KTV-së, se politika kosovare është më e kriminalizuara në Evropë. Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) tha se ka kohë që kishte paralajmëruar se me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në muajt, por edhe vitet e ardhshme.

Surroi e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese. Ai e ka quajtur të pashembullt ndërhyrjen e qeverisë në punën e gjyqësorit në rastin e “Grupit të Drenicës”. Sipas tij, është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm.

Në emision shkrimtari Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut. Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.

Madje kjo gjendje evolutive nga gazetaria në letërsi, ka thënë se po e bën të ndihet shumë rehat.

Surroi ka bërë të ditur se në këtë fushë po e gjen veten dhe ka shprehur nevojën që edhe më tutje të vazhdojë me disa projekte të tjera të ngjashme./ Koha Ditore/

Obama ndryshon ekipin e politikës së jashtme

foto voaPresidenti Barak Obama ka njoftuar ndryshime madhore në ekipin e tij për politikën e jashtme. Ai ka zgjedhur Ambasadoren Susan Rice për postin e Këshilltares për Sigurimin Kombëtar. Samantha Power do të marrë postin e Ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara.Susan Rice ishte në qendër të polemikave që u ndezën ndërkohë që vazhdonte fushata presidenciale vjet, lidhur me komentet e ambasadores Rice për sulmin terrorist ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Ajo pritej të merrte rolin e Sekretares së Shtetit, por e tërhoqi kandidaturën pas kritikave të ashpra nga republikanët. Vetë zonja Rice tha se nuk donte që kandidatura e saj të bëhej shkak për zhvendosjen e vëmendjes nga përparësitë.

Dje Presidenti Obama e cilësoi zonjën Rice si një mbrojtëse të palodhur të interesave amerikane:

“Ajo ka ndihmuar për të vënë në zbatim sanksione të forta kundër Iranit dhe Koresë së Veriut, ka mbrojtur Izraelin, ka ngritur zërin në mbrojtje të civilëve të pafajshëm nga Libia, në Bregun e Fildishtë, ka mbështetur shpalljen e pavarësisë për Sudanin e Jugut, ka ngritur zërin për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e grave. Me pak fjalë, Susan Rice personifikon traditën më të mirë të diplomacisë amerikane”. 

Zonja Rice u shpreh në komentet e saj:

“Kemi përpara mundësi të mëdha dhe sfida të vazhdueshme. Ende mbetet shumë për të bërë në emër të popullit amerikan”. 

Emërimi i zonjës Rice nuk kërkon miratim nga Senati. Një ndër kritikët e saj më të ashpër, Senatori republikan John McCain, tha se është kundër emërimit të saj në këtë post, por shtoi se do të bëjë çdo përpjekje për të punuar me të për përmbushjen e përparësive të rëndësishme.

Samantha Power është kandidatura për Ambasadore amerikane në OKB. Emërimi i zonjës Power, e cila ka pasur role të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe poste në Departamentin e Shtetit lidhur me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, duhet të miratohet nga Senati.

Zonja Power ishte ndër zyrtarët që u shprehën për nevojën e ndërhyrjes amerikane dhe të NATO-s në Libi dhe ishte një zë i fortë në një numër çështjesh, përfshirë nevojën për reforma në Kombet e Bashkuara:

“Pyetja se çfarë mund të përmbushin Kombet e Bashkuara për botën dhe për Shtetet e Bashkuara mbetet një temë e nxehtë. Kam parë punonjës të ekipeve të OKB-së për ndihmat nën zjarrin e predhave, ndërkohë që shpërndanin ushqime për njerëzit në nevojë në Sudan. Por kam parë edhe se si paqeruajtësit e OKB-së nuk arritën të mbronin popullatën në Bosnje. Amerika, si vendi më i fuqishëm dhe më demokratik në botë, ka një rol kritik për të kërkuar nga ky institucion të përmbushë nevojat e kohës”. 

Zoti Obama vuri theksin tek angazhimi i zonjës Power tek përgjegjësia morale dhe puna e saj në mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Ai i bëri thirrje Senatit të miratojë kandidaturën e saj sa më parë:

“Ajo njeh pikat e forta të OKB-së, njeh pikat e dobëta të organizatës, e ka të qartë se u shërben interesave të Amerikës kur arrijmë të sigurojmë mbështetjen e botës, dhe e ka të qartë se Amerika duhet të ngrejë zërin për parimet dhe idealet tona”. 

Analistët parashikojnë se emërimi i zonjës Power mund të ofrojë një shans të ri që kritikët të sulmojnë zotin Obama për ato që i cilësojnë si dështime të administratës në politikën e jashtme, në veçanti në Siri./VOA/

 

Mister, UFO hyn në vullkanin Popocatepetl

Nëse jashtëtokësorët janë mes nesh, duket se ju pëlqen të nxehtit. Jo rastësisht do të kenë zgjedhur një vullkan meksikan për të kaluar pushimet. Më 30 maj të vitit të kaluar,  është parë dhe filmuar një disk fluturues pranë vullkanit Popocatepetl .

ufoVullkani, mbi 5 mijë metra i lartë,  ndodhet 70 km në jug-lindje të Mexico City. I datuar që nga koha e Aztecs në periudhën para-kolumbiane, Popocatepetl ka pasur vizitorë të çuditshëm. Gjithmonë duke supozuar se video është origjinale dhe nuk është modifikuar qëllimisht.

Sipas HuffPost, filmimi është bërë më 30 maj rreth orës 08:30 nga një webcam që vazhdimisht monitoron vullkanin. Nga rregjistrimet shihet një dritë e bardhë që i afrohet me shpejtësi malit  dhe pas disa lëvizjesh rrethore hyn në krater të vullkanit.

Edhe në fund të vitit 2012 ka pasur disa njoftime, njëra prej tyre tregon një objekt fluturues që ka depërtuar në malin e gjerë, për ekspertët atëherë ajo ishte një vepër e falsifikuar.

Kësaj here duket se dyshimet janë të shumta, dhe nëse me të vërtetë filmimi është një mashtrim atëherë është orkestruar mirë.

Rama: Nuk ka shqiptar që i beson xhepin Saliut

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Gjatë një mitingu elektoral në Cërrik, ku dhe prezantoi kandidatët socialistë për deputetë, Rama tha se zgjedhja në 23 qershor është e qartë, mes një pushteti në qafë dhe një qeverie socialiste që do të jetë në krah të qytetarëve.

“A ka shqiptarë t’ia besojë me xhepin e vet Saliut, dhe kësaj qeverie që ka 8 vjet që gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? Kanë zbrazur po ashtu edhe arkën e shtetit, për të përfituar në arkën e tyre! A ka shqiptarë që mund të besojë se me PD të katandisur në një parti familjare mund të ketë të ardhme për ekonominë, biznesin e vogël? A ka shqiptarë sot që të besojë se me këta mund të ketë shans të përmirësohet përkujdesi shëndetësor, apo arsimi?”- theksoi Rama.

Duke analizuar qeverisjen 8-vjeçare të kundërshtarit të tij politik, Rama nënëvizoi se Kryeminsitri e ktheu qeverinë e Shqipërisë në një kompani fitimprurëse biznesi ku të gjithë janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që shqiptarët akoma nuk kanë certifikatën e tokës së tyre.

“Sot më thanë që Saliu premtonte certifikata toke brenda fundit të këtij viti, kush është ai shqiptar që e ha këtë gënjeshtër, kur ky kishte 8 vjet kohë të jepte certifikatat e tokës. Në këto 8 vjet qeveria u kthyer në kompani biznesi, janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që qytetarët e ndershëm rropaten dhe tokën se kanë ende të tyren. Gjyshi me jelekun antiplumb thotë se do ju japë para në dorë për naftën fidanët, plehun kimik, për TVSH, por a ka shqiptar që mund t’ja besojë më xhepin e tij Saliut që ka 8 vjet që i gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? A ka shqiptarë sot më që mund të besojë se me Partinë Demokratike të katandisur në parti familjare mund të ketë të ardhme për biznesin e vogël, i premtuan se do ja përgjysmonin taksat në 2005, ia kanë trefishuar barrën e taksave”, tha kryesocialisti ndërsa premtoi se çdo familje nën qeverisjen e PS-së do të përfitojë certifikatën e tokës, nga sistemi i ri i taksimit dhe nga programi i PS-së për Bujqësinë.
Duke iu referuar kandidatit për deputet Musa Ulqini, Rama e cilësoi si një vlerë të shtuar dhe arsye më tepër që Cërriku të votojë numrin 29, Partinë Socialiste.

Pas Cërrikut, Rama sëbashku me skuadrën e tij të kandidatëve për deputetë e ka përmbyllur fushatën elektorale të së mërkurës në Gramsh. Duke iu referuar mitingut që pritet të ketë nesër në këtë qytet kryeministri Berisha, Rama nënvizoi faktin e përdorimit të administratës nga qeveria për të mbushur sheshet nën kërcënimin e vendit të punës apo të notës.

“Ja pse nesër shkollat e Gramshit do mbyllen, sepse nesër të gjithë mësues e nxënës, do përgjigjen, do vijnë nesër për ta mbushur këtë shesh me fëmijë të kapur rob, mësues e infermierë të kapur rob nga një pushtet që i kërcënon me bukën e gojës pasi ju merr paratë për t’i dhënë një vend pune, i merr zvarrë për të mbushur sheshet. Unë ju premtoj që kurrë më këto sheshe nuk do mbushen nga frika e pushtetit, nuk do ketë mësues, e mësuese, infermierë që do detyrohen në lënë karrigen dhe të shkojnë të brohorasin për qeverinë në mitingje dhe koncerte. Populli më 23 qershor do vendosë fundin e pushtetit të frikës, rrënimit dhe dëshpërimit”, tha ai.

Rama ka shkuar më tej në akuza në drejtim të Kryeministrit, ku deklaroi se qeveria që ai drejton po organizon fluturime falas me qëllim që studentët në Itali të vijnë këtu e të japin vota të diktuara.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se kë kemi përballë, por ne e dimë dhe duam ta dinë të gjithë shqiptarët se zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë një luftë gjelash ku njerëzit vënë baste, as zgjedhje ku njeri humbe tjetri fiton, por janë zgjedhje për të vendosur se në çfarë Shqipërie do jetojmë. Për të vendosur nëse e duan pushtetin në qafë, apo një qeveri në krahun e tyre. Nëse populli do vazhdojë të rropatet për të mbajtur në kurriz një grup njerëzish që u bënë miliarderë duke grabitur paratë e popullit, apo një qeveri që garanton se hallet tuaja do jenë hallet tona, për të dalë nga varfëria, për të mundur krimin, për t’i dhënë çdo shqiptari mundësinë për të jetuar me punën e tij të ndershme”, theksoi ai.

Berisha: Ramës i kanë ngecur rrugët në fyt

June-3-22-36-12foto4Nga Shijaku, ku edhe prezantoi kandidatët demokratë për deputetë, Berisha deklaroi se në një vend të lirë, liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin dhe mirëqënien e qyetarëve.

“Ka një javë që bën beteja me rrugët, por kur i ngecën në fyt deklaroi sot në Labinot se rrugët duhen por duhet ti shërbejnë tregut. Atje sot shkon dhe autobusi mavi, por mos mendoni ju se ai ishte vetëm kundër ndërtimit të rrugës në Labinot, ai quajti rrugën e Kombit rrugën e asgjëkundit, votoi kundër autostradës Tiranë-Elbasan. Deklaroi se duhet rrugë aty ku kalon tregu, të dashur qytetarë tregu kalon aty ku punon çdo qytetar. Në një vend të lirë për njëriun liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin, mirëqënien e qyetarëve” tha Berisha.

Kryeministri Berisha sulmoi edhe premtimin e Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë, që sipas tij do ta kthejë Shqipërinë në një “Republikë Bananesh”, duke mos prodhuar asgjë vetë.

“Këto ditë Rama zotohet se do heqë TVSH për produktet bazë ushqimore, kjo është tu godasësh në zemër fermerëve tanë prodhimet e tyre, të hapësh dyert për prodhuesit gjigandë të botës, do të thotë që gruri në Shijak të mos mbillet më kurrë. Po hoqe TVSH, të huajt janë të gatshëm të dynden në porte me prodhimet e tyre” theksoi ai , duke shtuar se me vendosjen e kësaj takse do të falimentojnë shumë biznese.

Debati mbi taksat nuk ka munguar edhe në këtë takim, ku Berisha vlerësoi edhe njëherë se taska e sheshtë, ose taksa e e tw dhjetave sic preferon ta quajë ai, është taksa më e drejtë dhe më e ndershme për qytetarët, përkundrejt taksës progresive që Berisha e etiketoi si taksë të regjimit komunist.

Rama: Berisha bën premtime të rreme

Rama: Berisha po mashtron njerëzitNë një takim me banorë të Labinot Fushë, kreu socialist u shpreh se kryeministri Sali Berisha mashtron njerëzit duke i bërë premtime të rreme për dëmshpërblime si për të përmbyturit ashtu edhe për uljen e kostos së prodhimit në fshat.

“Qeveria për 8 vjet e ka rrënuar dhe e ka braktisur fshatin. Ne premtojmë që do të heqim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të përmirësojmë jetën e banorëve të fshatit”, tha Rama.
Më herët, Rama ishte në një takim me banorë të Labinot Mal. Ne nje njoftim ne profilin e tij ne Tëitter, lideri i socialisteve, Edi Rama shkroi se ne kete zone tokat thahen per uje, nderkohe qe rezervuari qe u ishte premtuar banoreve eshte bere koncension per nje HEC. “Ne Labinot Mal ku tokat thahen per uje e rezervuari i premtuar u be koncesion per nje HEC qe kercenon te ardhmen e jetes se tokes bujqesore”, tha Rama