Pushohet nga puna, sepse nuk shkon ne miting

20

foto gazeta DitaE pushuar nga puna, pavarësisht eksperiencës 35-vjeçare, Diana Çorraj, edukatore e çerdhes së Njësisë nr.10, tregon për “Shekullin” se arsyeja e vërtetë e pushimit të saj është politike. Çorraj shpjegon se preteksti ka qenë mungesa e arsimit përkatës, në një kohë që ajo thotë se krahas eksperiencës së gjatë, ka edhe kualifikimet e duhura për këtë profesion. Çorraj thotë se shkarkimi ka ardhur për shkak të bindjeve të saj të majta.

“Në mos gabofsha me datën 13 maj më njoftuan se duhet të paraqitesha në Drejtorinë e Çerdheve. Shkova dhe takova shefen e Burimeve Njerëzore, zonjën Behije. Nuk më kujtohet mbiemri i saj. Ajo kishte përgatitur një letër për largimin tim nga puna dhe më tha se motivi ishte për arsye shkollimi. Më tha, nëse doja ta lexoja letrën, por unë nuk pranova. E pyeta sërish se cili ishte motivi real i largimit nga puna dhe mu përgjigj se ishte niveli i pamjaftueshëm i arsimit për këtë profesion. I kërkova të dija nëse kisha ndonjë shkelje apo gabim, por ajo më tha që ishte vetëm çështje shkollimi. Pas njoftimit, kam shkuar në punë për gati 2-3 ditë rresht. Ishte data 17 maj, ditë e premte dhe ora 6:30 e mëngjesit. Sapo kisha vajtur në punë, kur më thërret drejtoresha Stela Çavo në zyrë. Ajo më thotë se isha e pushuar nga puna dhe më kërkoi letrën që më kishte dhënë Drejtoresha e Burimeve Njerëzore. Ia dorëzova letrën dhe u largova me qetësi. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me të. Poshtë pallatit tim ndodhet zyra e Olsa Vutas që merret me organizim fushate të PD-së. Unë nuk jam paraqitur asnjëherë, pasi djemtë e mi janë të aktivizuar me Partinë Socialiste. Shumë kolege të miat janë të detyruara të merren me fushatë për të mbajtur vendin e punës. Është kërkuar që të paraqitemi nëpër zyra dhe të çojmë disa emra nga familja. Drejtoresha e çerdhes e di bindjen time politike dhe për djemtë e mi. Ajo është militante e PD-së dhe thotë se do ta bëjë çerdhen blu”, thotë ajo./gazeta Dita/