Rama: Deti dëmtohet dhe nuk shfrytëzohet

21

945416_10151456940046523_1411267374_nNdërsa ka zhvilluar “Këndin e fjalës” në Tale të Lezhës, kryesocialisti Rama theksoi se sot vija bregdetare në Shqipëri është shumë e dëmtuar për shkak të ndërhyrjeve brutale dhe abuzimeve.

“Është e vërtetë, këtu nuk sheh asgjë mbi det ndërkohë që të kalosh kufirin sheh sesi deti shfrytëzohet maksimalisht.  Në Shqipëri, vija bregdetare është dëmtuar, coptim që u bë me pronat. Ne kemi në program ngritjen e një agjencie që do quhet Agjencia Bregdetare e Detit, e cila do ketë të gjithë fuqinë institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare. Jam i bindur se me ngritjen e Agjencisë Bregdetare të Detit do zbardhim jo vetëm procesin e kthimit dhe të kompensimit, por dhe të vërtetën e arkivave origjinale ku është bërë një batërdi” tha Rama.

Rama ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për mashtrim të shqiptarëve pasi sipas tij të gjitha premtimet që ka bërë  janë vetëm propagandë dhe asgjë konkrete për vendin.