Berisha: Ramës i kanë ngecur rrugët në fyt

56

June-3-22-36-12foto4Nga Shijaku, ku edhe prezantoi kandidatët demokratë për deputetë, Berisha deklaroi se në një vend të lirë, liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin dhe mirëqënien e qyetarëve.

“Ka një javë që bën beteja me rrugët, por kur i ngecën në fyt deklaroi sot në Labinot se rrugët duhen por duhet ti shërbejnë tregut. Atje sot shkon dhe autobusi mavi, por mos mendoni ju se ai ishte vetëm kundër ndërtimit të rrugës në Labinot, ai quajti rrugën e Kombit rrugën e asgjëkundit, votoi kundër autostradës Tiranë-Elbasan. Deklaroi se duhet rrugë aty ku kalon tregu, të dashur qytetarë tregu kalon aty ku punon çdo qytetar. Në një vend të lirë për njëriun liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin, mirëqënien e qyetarëve” tha Berisha.

Kryeministri Berisha sulmoi edhe premtimin e Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë, që sipas tij do ta kthejë Shqipërinë në një “Republikë Bananesh”, duke mos prodhuar asgjë vetë.

“Këto ditë Rama zotohet se do heqë TVSH për produktet bazë ushqimore, kjo është tu godasësh në zemër fermerëve tanë prodhimet e tyre, të hapësh dyert për prodhuesit gjigandë të botës, do të thotë që gruri në Shijak të mos mbillet më kurrë. Po hoqe TVSH, të huajt janë të gatshëm të dynden në porte me prodhimet e tyre” theksoi ai , duke shtuar se me vendosjen e kësaj takse do të falimentojnë shumë biznese.

Debati mbi taksat nuk ka munguar edhe në këtë takim, ku Berisha vlerësoi edhe njëherë se taska e sheshtë, ose taksa e e tw dhjetave sic preferon ta quajë ai, është taksa më e drejtë dhe më e ndershme për qytetarët, përkundrejt taksës progresive që Berisha e etiketoi si taksë të regjimit komunist.