SHBA: Publikimi i programit të tabulateve, kërcënim për sigurinë kombëtare

James Clapper
James Clapper

Kreu i shërbimeve të zbulimit në Shtetet e Bashkuara e kritikoi ashpër nxjerrjen e dokumentave që kanë hedhur dritë mbi mënyrat sesi qeveria mbledh informacion mbi tabulatet telefonike dhe përdorimin e internetit të qytetarëve.

James Clapper, Drejtori i Zbulimit Kombëtar thotë se publikimi i pa-autorizuar i programeve është i dënueshëm dhe do ta bëjë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara të parandalojë kërcënime të sigurisë kombëtare.

Zoti Clapper e nxorri deklaratën mbrëmë, një veprim i pazakontë, pasi gazeta the Guardian njoftoi dje se Agjencia e Sigurisë Kombëtare po mblidhte të dhënat për tabulatet telefonike të miliona amerikanëve.

Më pas The Guardian, si edhe gazeta the Washington Post njoftuan për një proogram tjetër sekret, që mesa duket bën të mundur qasjen direkte të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare tek serverat e nëntë komapnive kryesore amerikane të internetit.

Zoti Clapper tha se njoftimet për programet ishin keqinformuese, të pasakta dhe të rrezikshme./VOA/

 

Irlandë, dyqane fals për të fshehur krizën

Irlandë, dyqane fals për të fshehur krizën FotoLa repubblica
Irlandë, dyqane fals për të fshehur krizën FotoLa repubblica

Arvizu: Policia na dha garanci për neutralitet

Ndërsa kanë mbetur 16 ditë nga dita kur shqiptarët do t`i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka marrë garancinë për një fushatë zgjedhore dhe votime të qeta.

Diplomati amerikan është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj me të cilin ka diskutuar në lidhje me rolin e policisë gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së votimit.

Në një prononcim për mediat pas takimi, Burgaj ka theksuar se policia e shtetit do të zbatojë ligjin duke respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve për të votuar.

aleksander-arvizu-hysni-burgajNdërsa ambasadori Arvizu u shpreh se mori garancinë për neutralitetin e policisë gjatë procesit zgjedhor.

“Mbështes gjithçka që tha drejtori i Policisësë Shtetit, Hysni Burgaj. Falenderojmë Policinë e Shtetit për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj në 365 ditët e vitit. Gjatë fushatës elektorale fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente por policia na siguroi se do ofrojë një periudhë para dhe një ditë zgjedhjesh të qetë dhe paqtë. Drejtori i policisë Burgaj dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë të përkushtuar për këtë gjë. Burgaj përmendi edhe neutralitetin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Mbështetësit e partive mund ta bëjnë më të lehtë punën e policisë duke zbatuar ligjet dhe duke qenë të kujdesshëm.  Kjo është ajo që SHBA pret dhe shpreson gjatë këtij procesi zgjedhor” tha ambasadori.

Ditët e fundit, ambasadori amerikan Arvizu ka qënë mjaft aktiv duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit.

Rama: Berisha, katra-gjyshi që braktisi Beratin

945416_10151456940046523_1411267374_nNdërsa ka zhvilluar një “kënd fjale” në Poliçan, kryesocialisti Rama tha se ato janë ndëshkimi i qeverisë, që duhet t’ia japin jo vetëm socialistët por dhe demokratët.

“Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se çfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rrugë dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresisteët, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallto, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza me e rendë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat,për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë”, tha Rama.

Rama shtoi se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorrit ndërsa suke iu referuar Beratit dhe pasurive kultorore të tij, kryesocialisti Rama premtoi se pas 23 qershorit do të bëhet për këtë qytet historic ajo që nuk është bërë për 20 vjet.

“Pikërisht këtu në qarkun e Beratit ka gënjeshtra jo me këmbë të shkurtra por rrugë më këmbë të gjata. Ky nuk është gjyshi, por katra-gjyshi, se këtë e tregojnë ato dy katrat që ka në fletën e votimit. Premtoi se do ta bënte rrugën turistike të Tomorrit e nuk e bëri. Iu ngjitha asja rruge me makinë, ihste një tmerr. Po sikur të ishte vetëm ajo, do ishte gjysma e keqes. Që nga rruga hyrëse në qytetin e Beratit deri në qytet, që është i listuar në pasuritë e botës, më thoni se cili komb do t’ia lejonte vetes këtë braktisje të një thesari?! Asnjë shtet, asnjë qeveri, vetëm këtu dhe vetëm me saliun. Po kështu Kruja, po kështu Gjirokastra, të gjitha amanetet e të parëve që ky e propagandon me fjalë po s’e ka bërë me vepra. Në qarkun e Beratit do bëjmë sa për 20 vjet të marra së bashku” tha Rama.

 

Sot Shqipëri-Norvegji, masa të rrepta nga policia

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineNdeshja Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Kampionati Botëror “Brazil 2014”, është më shumë se elektrizuese pasi të gjithë kanë nisur të besojnë gjithnjë e më shumë për një kualifikim të mundshëm të kombëtares sonë, që drejtohet nga italiani Xhani De Biazi, në Botërorin e Brazilit, që do të ishte jo vetëm një rezultat historik, por, mbi të gjitha, edhe një dalje për herë të parë në finalet e tilla.

Bashkia e Tiranës, dhe mbi të gjitha drejtoria e Sportit dhe e Rinisë në kryeqytet, ka gjetur mënyrën për të përmbushur të gjitha kërkesat e tifozëve. Tashmë bëhet fjalë për të gjithë ato që nuk kanë mundësi të jenë në stadium, por që duhet ta mbajnë gjallë atmosferën në kryeqytet në atë ndeshje shumë të rëndësishme për kuqezinjtë, për sa i përket objektivave të skuadrës sonë për në Botërorin e Brazilit.

Dy ekrane të mëdhenj do të vendosen në pikat më të rëndësishme të kryeqytetit; një te Pedonalja, e një te sheshi “Nënë Tereza”. Dhe e gjithë ideja është që ata që janë në stadium, në përfundim të ndeshjes, gjithnjë nëse do të fitohet, apo do të barazohet, të bashkohen me ata jashtë për ta ndezur flakë të gjithë Tiranën. Pse jo si më 2004-ën, kur Shqipëria e Brigelit mundi 2-1 Greqinë e sapo shpallur Kampione e Evropës.

Zhvillimi i ndeshjes së rëndësishme mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në ndërkombëtarin “Qemal Stafa”, në orën 20:30 si dhe fakti se atë do ta përcjellin nga stadiumi persinalitete të politikës shqiptare, mes të cilëve edhe kryeministri Berisha, ka angazhuar maksimalisht policinë e kryeqytetit.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Në një njoftim të saj policia thekson se gjatë hyrjes së tifozëve në stadium do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në impiantin sportiv në fjalë të sendeve të ndaluara si: mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.

Gjithashtu policia gjatë mesditës do të bllokojë edhe disa segmente rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Kështu duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00 do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”, si dhe te Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.

Tenton vetvrasjen vajza e Michael Jackson

mj-paris-jackson-suicide-300x225Paris Jackson, vajza 15-vjeçare e Michael Jackson u shoqërua me urgjencë në një spital në Los Anxhelos, pasi tentoi vetvrasjen pasditen e së mërkurës.
Ende është e paqartë se nëpërmjet çfarë mënyre tentoi Paris të vetvritej, ndonëse burime jozyrtare spekuluan për marrjen e një mbidoze ilaçesh, por lajmi për tentativën u konfirmua nga burime brenda familjes dhe vetë nëna, Debbie Rowe.
Aktualisht, gjendja shëndetësore e 15-vjeçares paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Një avokat i Katherine Jackson, gjyshes kujdestare, në një deklaratë shkruante se “vajza vazhdon të vuajë humbjen e babait”, por shtoi se një ngjarje e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.
Në rrjetin shoqëror “Twitter”, e frymëzuar nga një tekst i këngës “Yesterday” të “The Beatles”, një ditë përpara tentativës së dështuar të vetvrasjes, Paris shkruante: “Dje, të gjitë telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë rikthyer për të qëndruar”.
Nuk është e qartë nëse depresioni i adoleshentes është i lidhur vetëm me humbjen e babait dhe jetën e vetmuar që bën larg nënës natyrale apo për shkak të konflikteve brenda familjes Jackson për pasurinë e lënë nga Micheal, konflikte që kanë çuar deri në përballje fizike e ligjore midis motrave e vëllezërve të këngëtarit të ndjerë e tre fëmijëve të tij.

Ja si do kontrollohet administrata ditën e zgjedhjeve: lëvizja e bërrylit tregon kë voton

38Punonjësja e burgut regjistrohet nga “Fiks Fare”: Drejtori i burgut të Vaqarit, fushatë me të dënuarit për të votuar PD-në .

Administrata ka braktisur të gjitha detyrimet sociale, ekonomike dhe shërbimet publike ndaj qytetarëve dhe kush me detyrim e kush me dëshirë, është përfshirë në fushatë.

Një punonjëse e burgut të Vaqarit, aktiviste e PD-së, e cila ka marrë edhe detyrën e kryetares së një komisioni në një qendër votimi në kryeqytet, tregon për “Fiks Fare” presionet që po u bëhen mësuesve për t’u angazhuar në strukturat e PD– së. Punonjësja e këtij burgu është kapur nga gazetarët investigativë të këtij emisioni në zyrën elektorale të PD- së, teksa vijonte të priste simpatizantët e kësaj force politike. Me krenari ajo tregon se është caktuar kryetare e qendrës së votimit 1896.

Përpara gazetarit të “Fiks Fare”, kjo grua tregon të gjithë skemën sesi është angazhuar administrata në fushatë dhe sesi u bëhet presion për t’u paraqitur pranë qendrave elektorale.

Sipas saj, nëse punonjësit e administratës, që duhet të paraqiten sipas urdhrit të drejtuesve të tyre në qendrën elektorale të PD-së, ku ajo është e angazhuar, raportohen prej saj në qendra e tyre të punës dhe ata paguajnë me vendin e punës.

Gjithashtu tregon edhe skemën sesi po u bëhet presion punonjësve të administratës për të kontrolluar votën e tyre për PD-në ditën e zgjedhjeve.

Lëvizja e bërrylit në vendin e plotësimit të fletës së votimit do të jetë një tregues për të kontrolluar se kë subjekt ke votuar. Nëse nuk voton nr. 44, pra PD-në, sipas saj, këtë e tregon lëvizja e bërrylit në tavolinën e vendit të votimit. Pra nëse plotëson fletën e votimit për ndonjë subjekt tjetër partiak dhe jo për nr. 44, bërryli është treguesi që mund të tradhtojë punonjësit e administratës që nuk do t’i binden urdhrit të eprorëve.

Kjo punonjëse e burgut të Vaqarit, identiteti i të cilës nuk u zbulua në emisionin “Fiks Fare”, tregon se drejtori i këtij burgu bën fushatë elektorale me të dënuarit që vuajnë dënimin ne këtë institucion.

Edhe pse në kundërshtim me ligjin, sipas kësaj punonjëseje, drejtori i burgut të Vaqarit vijon të bëjë fushatë elektorale brenda në burg tek të burgosurit.

“Punoj brenda në burg. Kam parë të burgosur që nuk kanë karta për votime,” tregon ajo. Mes të tjerash tregon sesi janë angazhuar oficerët e këtij burgu për të bindur të dënuarit që të votojnë PD-në, madje, sipas saj, vetë drejtori futet e bisedon me të burgosurit, të cilët i thërret edhe në zyrë. Këtë fushatë ai po ë bën edhe me punonjësit, të cilëve, sipas kësaj zonje, u kujton rrogën që janë duke e marrë në shtet dhe për të cilën kanë detyrim ndaj PD-së.

Kjo punonjëse, aktiviste e apasionuar me PD-në, tregon se i ka sugjeruar drejtuesit të saj që t’u marrin kartat e identitetit  të dënuarve që janë me bindje të majta politike.

Më poshtë biseda e plotë me punonjësen e burgut të Vaqarit:

 

Punonjësja e burgut– Tani punoj tek burgu i Vaqarit. Atje jam arkëtare, magaziniere. Merrem një çikë edhe me këto fushatat. Jam kryetare e qendrës së votimit 1896. Aman punë burgjesh, punë e lodhshme, punë stresante.

Fiksi– Si del votimi atje, kanë filluar…?

Punonjësja e burgut – Po, po, kam parë ca lista kështu. Se unë jam brenda në burg magaziniere. E kam parë ca që nuk kanë karta, jo më të pajisen me karta se do të votojnë. Edhe atje si këtu ka të majtë dhe të djathtë.

Fiksi– Ça flet, ka të majtë atje?

Punonjësja e burgut– Shumë, më thonë mua, deri më 23 qershor se ta tregojmë ne ty.

Fiksi– Ka ndonjë që punon, oficerët?

Punonjësja e burgut– Po, po, të gjithë punojnë.

Fiksi– Të paktën që të votojnë, se ata e kanë në dorë.

Punonjësja e burgut– Po, po, po, mirë.

Fiksi– Mësuesit të paktën që janë marrë me lista?

Punonjësja e burgut– Njëherë mësuesit kanë ardhur duke më kërcënuar se përse më ke marrë në telefon. Për Zotin, kanë ardhur duke më kërcënuar sa më thoshin do të heq, ju thashë po më lini rehat, se për një copë bukë ti e për një copë bukë unë. Unë nuk të kam thënë me ardhë e më bë punët e shtëpisë time. Të erdha, të thirra, të njoh kush je. Atë ditë që të vish me votu e di që kjo është e imja apo s’është e imja. I thashë nuk ju kam thirrur me më bërë punët këtu.

Fiksi– Po formularët nuk i keni shpërndarë?

Punonjësja– Jo, jo asnjë formular. Tani duke marrë në telefon isha. E ç’i do formularët, formularët të ngrenë nervat. Mua janë duke m’u nervozuar duke i marrë në telefon.

Fiksi– Punonjësit e shtetit nervozohen?

Punonjësja e burgut– Shumë, punonjësit e shtetit më kërcënojnë mua. Kush je ti e ku ke marrë numrin e telefonit ti? Pse më merr ti në telefon? Pastaj vijnë e bien pardon. I them, po a je ti që të më kishe pasur afër më kishe gjuajtur? Edhe, jo kam qenë me nerva, jo po kam qenë kështu, se a e kupton, ju çoj prapë emrin atje që nuk kanë ardhur! Edhe i thërrasin prapë atje.

Fiksi- I thërrasin tek drejtoria?

Punonjësja e burgut– Po, na ke dërguar emrin më thonë mua. Jo ju them, nuk ua kam dërguar unë. Mua më pyesin a kanë ardhur, nuk kanë ardhur.

Fiksi– Po tek burgu oficerët janë futur, fushatë kanë bërë? Fushatën e kanë bërë tamam tek burgu i Vaqarit?

Punonjësja e burgut– Tani me marifet vetë drejtori. Vetë drejtori futet e bisedon me ta, i takon edhe n.q.s. kanë pak respekt u thotë vetë. Besoj se do e marrim ndonjë votë atje, do votojnë.

Fiksi– Nga është drejtori?

Punonjësja e burgut- Drejtori është demokrat është nga Kukësi me mbiemër Xhuta.

Fiksi– I thërrisni në zyrë?

Punonjësja e burgut– Jo, ju shkon atje në burg. Pëllumbi hyn gati përditë. Të gjithë shkojnë duke e takuar drejtorin, se kanë halle e probleme edhe ky ua thotë. Na thotë edhe neve, na ka thirrë edhe neve e na thotë nuk dua ta di se je polic thotë, a je duke marrë rrogën me këtë shtet, po, a je duke punuar? Punoni se e keni për vete.

Fiksi– Shumë bukur.

Fiksi– Po mirë, të burgosur janë shumë?

Punonjësja e burgut– Sa veta kam atje unë, kam 200. Unë ju thashë merruni ndonjë kartë këtyre që janë socialista, i thashë unë. Po këto thonë, jo po s’janë, po ju them unë janë, se mua më kërcënojnë atje, ju tregoj unë kush janë. Po është shpejt me ju mbledhë kartat.

Fiksi– Tani si e kanë vendosur, për t’i mbledhur kartat apo mos me i mbledhë?

Punonjësja e burgut– Jo, unë faktikisht këtu në lagjen time nuk kam gojë me i thënë kujt “më jep kartat” se më thotë ti nuk më beson mua? Unë ju kam thënë një gjë atë ditë, do të tregoj që më dhe s’më dhe votën, se do të tradhtojë ky bërryl. Se bërryli është jashtë kutisë. Edhe 24 me 44, 29 me 44. Edhe ju kam thënë, atë ditë do ju tregoj ma dhe, nuk ma dhe votën./ Gazeta Dita/

Delegacioni i Këshillit të Evropës,vizitë parazgjedhore në Shqipëri

KiE

Sipas njoftimit të zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, një delegacion gjashtë-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), do të vizitojë Shqipërinë më 10-11 qershor 2013. Delegacioni udhëhiqet nga  Luca Volonte (Itali, EPP/CD), dhe misioni është i një niveli parazgjedhor, me synim vlerësimin e kuadrit zgjedhor dhe fushatën para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në vend më 23 qershor.

Në Tiranë delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Brendshëm dhe delegacionin shqiptar në APKE.

Bisedime janë planifikuar edhe me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhor, përfaqësues të partive politike në zgjedhje, anëtarë të trupës diplomatike në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Një delegacion i Asamblesë prej 27-anëtarësh do të kthehet në vend për të vëzhguar votimin, përpara se të dalin me një vlerësim përfundimtar.

Anëtarët e delegacionit:

Luca Volonte (Itali, EPP/CD), Kreu i Delegacionit
Alina Stefania Gorghiu (Rumani, ALDE)
Petros Tatsopoulos (Greqi, EDG)

Bashkë-raportuesit e AKPE-së për monitoriming e Shqipërisë:
Jonathan Evans (Mbretëria e Bashkuar, EDG)
Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, UEL)

Kombëtarja ngjitjet e 38-ta në FIFA, përmirësohet rekordi

kombetarja38Kombëtarja shqiptare vazhdon ngjitjen në renditjen e FIFA-s. Për muajin qershor skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi është ngjitur në vendin e 38-të, nga vendi i 45-të që ishte në maj. Ky është një tjetër rekord për kuqezinjtë, të cilët të premten do të përballen me Norvegjinë në “Qemal Stafa”.

Sipas renditjes së re, Shqipëria ka fituar plot 50 pikë në krahasim me një muaj më parë dhe aktualisht numëron plot 690 të tilla.

Progresi i kuqezinjve gjatë muajve të fundit rrezikon dhe Norvegjinë, kundërshtaren direkte të sfidës së nesërme, e cila mban vendin e 29-të me 794 pikë. Nëse ekipi i drejtuar nga De Biasi do të arrijë të fitojë në “Qemal Stafa”, atëherë mund të parakalojë edhe norvegjezët.
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.

Falsifikonte dokumenta, policia zbulon bazën

Gjatë ditës së sotme, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan procedimin e nisur rreth 4 muaj më parë duke arrestuar shtetasin Ylber Xhaferr Huqi dhe shpallur një tjetër në kërkim policor si bashkëpunëtor i dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik – Financiar, Sektori i Operacioneve Specialedhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një baze falsifikimi të dokumentave zyrtare.

Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 14.00, ku u bë dhe ekezekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e Ylber Huqi, për konsumim të veprës penale të fallsifikimit të dokumentavee vulave, e kryer më shumë se një herë”.

Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e fallsifikimit të dokumentave zyrtare si : Vula të ndryshme Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj).

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të Dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme të Vërtetimeve të Hyrje – dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjëndjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve ; formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, Vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.Ndërkohë pas një kontrolli të banesës së tij e cila shërbente njëkohëshisht si bazë fallsifikimi të dokumentave zyrtare u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike” deklaroi në një konferencë për mediat zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ylber Huqit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.