Surroi: Politika kosovare më e kriminalizuara në Evropë

57

Kosovo delegation members Surroi Thaci and Hyseni during talks on the UN Kosovo plan for the independence of Serbia's breakaway Kosovo province in BadenPublicisti Veton Surroi ka thënë të mërkurën, në emisionin Rubikon të KTV-së, se politika kosovare është më e kriminalizuara në Evropë. Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) tha se ka kohë që kishte paralajmëruar se me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në muajt, por edhe vitet e ardhshme.

Surroi e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese. Ai e ka quajtur të pashembullt ndërhyrjen e qeverisë në punën e gjyqësorit në rastin e “Grupit të Drenicës”. Sipas tij, është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm.

Në emision shkrimtari Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut. Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.

Madje kjo gjendje evolutive nga gazetaria në letërsi, ka thënë se po e bën të ndihet shumë rehat.

Surroi ka bërë të ditur se në këtë fushë po e gjen veten dhe ka shprehur nevojën që edhe më tutje të vazhdojë me disa projekte të tjera të ngjashme./ Koha Ditore/