Labinot: PD, 5 mijë euro dhe 100 vota nëse doni të punësoheni

56

5-qershor-Edi-Rama-ne-Labinot-300x158Kryesocialisti Rama ka qenë në Labinot në takimin elektoral të radhës. Nga Labinoti, një tjetër denoncim ka ardhur nëpërmjet kamerave, nga një qytetare e re në moshë, e cila ka denoncuar faktin, se të punësohesh duhet të paguash 5 mijë euro dhe të gjesh 100 vota për zgjedhje. Denoncuesja ka treguar gjithashtu, se ka mbaruar mësuesi dhe kur kishte kërkuar punë, i kishin thënë, se duhet të kryejë edhe një Master. Pasi kishte mbaruar Masterin i kishin komunikuar, se duhej të kryente edhe një vit stazh. Dhe mbasi kishte mbaruar stazhin i kishin kërkuar 5 mijë euro dhe 100 vota për zgjedhje. Ajo tha gjithashtu se, po nuk pagove dhe nuk je, krah i Saliut nuk gjen punë.  

Përveç këtij fenomeni, kanë spikatur edhe dy problematika të tjera për zonën që janë të karakterik jetik: çështja e ujit dhe çështja e shëndetësisë.

Në lidhje me çështjen e ujit Rama u shpreh: ”Ne këtë e dëgjojmë kudo që; nuk ka ujë, nuk ka ujë, nuk ka ujë. E, pastaj reagon si fyer, madje, Saliu edhe thotë ç’është kjo mesjetë, kujt i thonë këta mesjetë, ne jemi në NATO. Në fakt e vërteta është që të jetuarit në mesjetë nga qytetërimin modern e ndan, ndër të tjera besoj unë, edhe uji, uji i pijshëm, uji i rrjedhshëm për t’u larë, uji për të vaditur tokën dhe njëkohësisht mbrojtja nga uji për të mos u përmbytur. Nëse raporti nuk është ky, por është siç është sot që s’ka ujë për t’u larë, s’ka ujë për të pirë, s’ka ujë për të vaditur dhe kur be shi përmbytesh atëherë, sigurish, që këtu jemi në një gjendje mesjetare. Jemi si në ato librat që i lexonim kur ishim të vegjël e na dukeshin si përralla, si legjenda. Por, ja sot unë erdha nga Korça. Ajo këneta që na dukej si përrallë ka dalë prapë, është aty. Është shfaqur prapë. Në Vlorë më tregonin që është rishfaqur zona malarike. Po shtohet mushkonja me shpejtësi të madhe. Është bërë mushkonja atje për ta marrë Saliu në koalicion. Po normal se kur mori Kastriotin në koalicion mund marrë dhe mushkonjat”.

Në lidhje me politikat mbi cështjet e shëndetësisë, Kryesocialisti Rama tha:

“Saliu thotë kjo nuk ka mundësi, kjo është komunizëm. Ai në fakt ka qenë nja 25 vjet komunist dhe jo vetëm kaq se s’është ky problemi se ka shumë njerëz që kanë qenë komunist edhe kanë qenë dhe mbeten njerëz të ndershëm. Por ai ka qenë lloji më i poshtër siç thotë Vasllav Haveli jo unë. Thotë: ‘Lloji më i poshtër i komunistit është komunisti antikomunist’. Që nuk merret vesh më se çfarë është. Është vetëm etja për pushtetin e vet.

Ne themi jo, meqë kushton shumë do ta paguajë shteti shqiptar. Ne do të ndërtojmë një institucion që quhet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor dhe atë që sot e bën individi që shkon paguan dhe merr librezën, ky shërbim do ta bëj për të gjithë. Do ta blej shteti këtë shërbim për çdo njeri. E, kur dikush sëmuret librezën e ka atje, do shkoj do ta marrë dhe do vazhdojë procesin e kurimit. Këtë nuk e kemi mësuar nga komunistët, këtë e kemi parë dhe mësuar nga Barack Obama, e kemi mësuar nga Britani e Madhe që ka vite që e ka këtë sistem dhe nga të tjera vende që po e fusin këtë sistem në Europë dhe sidomos në vendet jo shumë të zhvilluara ku shëndetësia është e mbytur nga korrupsioni”.