Apeli zhvillon seancën e parë më 19 korrik për “21 janarin”

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Në apelimin drejtuar Gjykatës së Apelit, Prokuroria kërkon gjykimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, për akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese ndaj Faik Myrtajt dhe Agim Llupos, për vrasje me dashje në rrethana të rrezikshme të shtetasve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.

21-janari1Prokuroria, në ankimin drejtuar Gjykatës së Apelit, thekson se akuzën e ngritur e konsideron të provuar mbi bazën e dëshmive të marra në hetimet paraprake dhe gjatë procesit gjyqësor, si dhe nga ekspertizat e kryera dhe administrimi i provave materiale.

Në apelimin e çështjes së 21 janarit organi i akuzës nuk do të ketë as ndryshim të masës së kërkuar të dënimit, 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet burg për Agim Llupon.

Në 7 shkurt, gjykata shpalli vendimin duke i dhënë pafajësi të pandehurve të procesit “21 janarit”, ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo.

Prokuroria e Tiranës i akuzonte ata për “vrasje me dashje” të më shumë se dy personave, për shkak të cilësive të viktimave, por gjykata e hodhi poshtë.

McCormak: Çertifikimi i rezultatit kërkon shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh

0,,16873185_303,00Në një intervistë për Deutche Welle, Kryesuesja e Misionit Vëzhgues Ndërkombëtar OSBE/ODHIR-it, McCormack,  thekson se certifikimi i rezultatit zgjedhor kërkon një shumicë të cilësuar prej 5 anëtarësh. Ajo konstaton gjithashtu, se KQZ po operon aktualisht duke marrë vendime me 4 anëtarë, ndërkohë që ligji parashikon marrjen e këtyre vendimeve me shumicë të cilësuar prej 5 anëtarësh. McCormack, është prononcuar edhe mbi faktin që në inaugurime zyrtare vërehen flamuj partiak, fakte që sipas  saj do të figurojnë edhe në raportin final.

Znj. McCormack, zbatim i kuadrit ligjor të Shqipërisë për zgjedhje demokratike, është një nga drejtimet e vëzhgimit të misionit të OSBE/ODIHR-it, të drejtuar prej jush për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. A janë zbatuar ligjet deri tani? Mund të ilustroni opinionin tuaj me gjetjet nga misioni vëzhgues?

Conny McCormack: Ne vëzhgojmë kuadrin ligjor në tërësi, cilat ligje po zbatohen që procesi zgjedhor të funksionojë si dhe sa zbatohet ligji në vendimet e Kolegjit Zgjedhor. P.sh. në rastin kur KQZ nuk ishte i aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëhere këtë vendim e mori vetë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej t’i kërkonte përsëri KQZ ta merrte ai vendimin. Ky rast si edhe të tjera, që janë paraqitur në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, tregojnë se specifikat e ligjit në disa nivele ose tejkalohen ose nuk zbatohen në përputhje me atë që thotë ligji. Çështje të tjera, si pjesë e kuadrit ligjor, janë ato lidhur me fushatën elektorale: ka një lloj mjegullimi të kufinjve, të përcaktuara me ligj, në marrdhëniet mes politikes dhe shtetit. Kuadri ligjor përfshin të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Në pjesën e tyre më të madhe, në përgjithësi, ato po ecin mirë. Por ka disa që nuk ecin dhe mendoj që disa herë njerëzit përqëndrohen pikërisht tek ato, por nuk duhet humbur “pamja” si një e tërë , “peisazhi” në tërësi, pasi ajo ka rëndësi në kuptimin e procesit. Kur misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të bëjë vlerësimin përfundimtar do të shikojë pikërisht “gjithë pamjen”. Në këtë “pamje” ka shumë rëndësi numërimi i votave, sa transparent, i saktë dhe i ndershëm është numërimi. Ka disa aspekte lidhur me numërimin e votave që mendojmë se duhen riparë dhe që ne do t’i bëjmë të njohura në vijim të punës sonë.

Pra, kuadri ligjor për zgjedhjet në përgjithësi po zbatohet?

Conny McCormack: Po përsëris që zbatimi i ligjit është një punë jashtëzakonisht e madhe. Në kuptimin e çuarjes para të procesit zgjedhor ka disa afate ligjore që nuk janë respektuar dhe kjo nuk është në përputhje me ligjin. Por në përgjithësi mund të them që procesi zgjedhor duket se po shkon përpara brenda një kuadri ligjor të arsyeshëm.

Misioni juaj ka shprehur shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon një “motivim i saktë ligjor”. A mund të ndikojë kjo situatë në besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe standardet për zgjedhje demokratike, të cilat për Shqipërinë janë kushti kryesor për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE?

Conny McCormack: Situata në KQZ është në mendjen e të gjithëve dhe në media prej shumë javësh por ajo nuk ka ndryshuar: në vend të 7 anëtarëve që duhet të ishin janë vetëm katër që i përkasin të njëjtës parti politike. Kjo situatë, ashtu si e kemi vënë në dukje, po ndikon në vendimarrjen e deritanishme, pasi disa vendime, në bazë të ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakort ose ndryshe të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë. Në raportin tonë paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t’i fitojë ato, çertifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është çertifikimi i rezultatit. Ndërsa lidhur me rastet kur vendimeve të KQZ u mungon motivimi ligjor dëshëroj të sjell si shembull rastin e vendimit për rikompozimin e 89 KZAZ-ve. Ligji është i qartë, ai parashikon një listë të gjatë arsyesh për të ndryshuar anëtarësinë e këtyre komisioneve. Por aty nuk përfshihet asnjë arsye ligjore për rikompozim të Parlamentit. Por Parlamenti u rikompozua kur Lëvizja Socialiste për Integrim kaloi në koalicionin tjetër. 9 KZAZ me urdher të KQZ u rikompozuan dhe anëtari i Partisë për të Drejtat e Njeriut u largua dhe u zëvendësua me një anëtar nga Partia Republikane. Ky është një shembull i një vendimi që nuk ka motivim ligjor dhe që tregon se pas tij ka motive politike. Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshëron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.

Shqipëria, Znj. McCormack ka një të kaluar zgjedhjesh të kontestuara. Veç situatës në KQZ, misioni juaj ka gjetur shqetësuese në raportin paraprak edhe polarizimin politik apo mungesën e besimit mes dy partive kryesore PD-PS. Të gjitha së bashku a mund të çojnë përsëri në kontestim të rezultatit të këtyre zgjedhjeve?

McCormack: Shqipëria ka një histori zgjedhjesh me rezultat të ngushtë, me një diferencë të ngushtë mes palëve dhe natyrisht, mendoj që kjo krijon një atmosferë tjetër nga ajo kur fitorja është e qartë. Pra kërkon të thuash që në kushtet e një KQZ, jo të plotë, me vetëm 4 anëtarë, njerëzit nuk do të besojnë rezultatin e shpallur prej tij? Por rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky process. Ndërkohë që procesi i numërimit në Shqipëri është shumë i hapur, lejon vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë, askush nuk mundohet të mohojë aksesin e tyre , që mendoj se është një komponent kyc i besueshmërisë së publikut. Gjithë qendrat e votimit kanë kamera TV, ekrane që tregojnë se si ecën votimi, nëse vota është hedhur. Në kuptimin e transparencës procesi është jashtëzakonisht i mirë, këtë shumë vende nuk e kanë, përfshirë edhe vendin tim, SHBA. Kontestim i zgjedhjeve ndodh në të gjitha ato vende ku rezultati i zgjedhjeve është shumë i ngushtë. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë më 23 qershor

Znj. McCormack a ka ardhur koha që gjuha e përdorur në raportin përfundimtar të jetë e qartë, jo me nënkuptime? A ka gjasa të arrihet një konsensus mes misionit të OSBR/ODIHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për dobinë që i vjen demokracisë në Shqipëri nga të folurit qartë, pa ekuivoke?

Conny McCormack: Gjithkush do të donte të dëgjonte fjalët e thjeshta “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Por nuk është kjo që bën OSBE/ODIHR-i. Vlerësimi i zgjedhjeve nuk është bardhë e zi, por më tepër një shkallëzim. OSBE/ODIHR ka vëzhguar qindra e qindra zgjedhje. Metodologjia e përdorur bazohet në vlerësimin makro, plotësim i disa angazhimeve ndaj OSBE-së, të tjera që nuk plotësohen. Do të ishtë më e thjeshtë fjalia “Shqipëria kaloi testin” por nuk është kjo që ne bëjmë, është fjala për nuanca, për vështrim të gjithë “peisazhit zgjedhor”, thua kjo është realizuar kjo jo, kjo kërkon përmirësim, japim rekomandime për përmirësim. Por shpresoj se gjuha në raportin përfundimtar do të jetë e qartë që njerëzit ta kuptojnë.

Përkufizimi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” do të thotë përmbushje e standarteve të OSBE-së dhe atyre ndërkombëtare për zgjedhje dermokratike, apo jo? Cilat janë këto standarte Znj. McCormack? A mund të përmendni më thelbësoret?

Conny McCormack: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Mendoj se ne gjithmonë themi se i vlerësojmë zgjedhjet sipas plotësimit të standarteve, angazhimeve ndaj OSBE-së dhe atyre ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo? Zotimet mbështeten në Dokumentin e Kopenhagës, të 1990-ës, ku ka një sërë deklaratash për kriteret, me një shtrirje të gjerë ku disa prej tyre janë kyç dhe të tjera me një rëndësi të shkallëzuar. Një nga kriteret që OSBE/ODIHR-i ka vënë në dukje në raportin paraprak është aksesi pa pengesë i medias në procesin zgjedhor. Kemi vënë në dukje p.sh. që media lejohet të pasqyrojë një takim elektoral, por nuk lejohet të futet në ndërtesa ku ndodh një aktivitet i tillë, apo dhënia tek media e kasetave të gatshme. Është e qartë që të tilla episode nuk përmbushin standartet, kriteret. Një tjetër standart është ndarja e qartë e shtetit nga partitë politike. Në fushatën elektorale të deritanishme kemi vërejtur raste kur kjo nuk është përmbushur, kur në inagurime rrugësh dhe objektesh slogane të fushatës, flamuj të partive janë bërë pjesë e një ngjarjeje zyrtare, qeveritare. Këto do të pasqyrohen në raportin final që do të dalë rreth 2 muaj pas zgjedhjeve. Këto janë disa standarte që ne vëzhgojmë dhe janë në Dokumentin e Kopenhagësë së vitit 1990.

Znj. McCormack, kam lexuar CV tuaj, keni një përvojë të pasur në vëzhgimin e zgjedhjeve në rajone të ndryshme të botës. Nëse do të hidhnit një vështrim në përvojat tuaja të kaluara dhe ne këtë që po kaloni tani në Shqipëri çfarë do të thonit?

Conny McCormack: Kam vëzhguar zgjedhje në Indonezi, Algjeri, Armeni, Jemen, Meksikë dhe SHBA. Zgjedhjet janë përherë dhe kudo të ndryshme, nuk kam parë kurrrë dy zgjedhje që të jenë të ngjashme me njëra tjetrën. Një nga gjërat që ODIHR nuk e bën është të krahasojë zgjedhjet mes një vendi dhe një tjetri, apo edhe zgjedhjet brenda të njëjtit vend, nuk krahasojmë p.sh. zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të vitit 2013 me ato të vitit 2009. Ne bëjmë një vlerësim, “fotografojmë” atë që ndodh në një moment të dhënë, mbështetur në zotimet ndaj OSBE-së, Dokumentin e Kopenhagës dhe standarddet e tjera ndërkombëtare. Dhe vlerësojmë zgjedhjet në kohën kur ato bëhen. Kjo është metodologjia që përdorim, nuk themi që këto zgjedhje janë më të mira se ato në Algjeri p.sh. Çdo proces zgjedhor vlerësohet më vete. Njerëzit duhe ta kuptojnë çfarë bëjmë ne konkretisht. Ka ende shumë aktivitete përpara deri në ditën e zgjedhjeve më 23 qershor, shqetësim mbetet respektimi i afateve të parashikuara në Kodin Elektoral të Shqipërisë.

Basha shpallet ‘Qytetar Nderi i Prishtinës’

lulzim-bashaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës”. Për nderimin e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha është përzgjedhur Dita  e Çlirimit të Prishtinës.

Kryebashkiaku Basha është pritur sot nga kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa ndërsa ka vendosur edhe një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova si dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.

Basha do të udhëtojë edhe drejt Prekazit ku do të zhvillojë homazhe në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij/Kohanet/

Bajden vlerëson Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë

AB7DCA49-4F81-4E4A-9100-04509DC9A05D_w640_r1_sKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar dje pasdite në Washington me Zv. Presidentin Amerikan Xho Bajden. Zv. Presidenti Amerikan rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis dy vendeve dhe mbështetjen e plotë amerikane për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Bajden, vlerësoi udhëheqjen dhe kurajon politike të demonstruar nga Kryeministri kosovar Thaçi dhe Qeveria e Kosovës në arritjen e Marrëveshjes mbi thjeshtësimin e dialogut me BE-në për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë. Zv Presidenti Bajden, nënvizoi rëndësinë e implementimit të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për sigurimin e paqes dhe prosperitetit për popullin e Kosovës dhe të Serbisë dhe për avancimin e aspiratës europiane, për të dy vendet.

Zv. Presidenti Bajden, ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si një partner dhe mik dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, thuhet në Komunikatën për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
 

Dekreti Rus krijon polarizime në BE

european_parliamentNjë Dekret Rus, që kërkon furnizimin me të dhëna personale të pasagjerëve ajrorë të BE-së, ka shqetësuar eurodeputetët në PE. Ato e shikojnë këtë Dekret, si një krijim precedenti për vendet e tjera, që mund të ndërmarrin gjithashtu këtë iniciativë. Eurodeputetët vlerësojnë se mekanizmi i thjeshtëzimit të vizave mund të përdoret si ‘pengesë’ përballë realizimit të kërkesës së palës Ruse. 

Dekreti i Rusisë, sipas të cilit kompanitë ajrore europiane, duhet të furnizojnë Rusinë me të dhënat personale të pasagjerëve të BE-së, është një çështje shumë shqetësuese, që mund të krijonte një precedent për vendet e tjera, kanë afirmuar deputetët e Komisionit të Lirive Civile (LIBE), gjatë një debati të hënën në mbrëmje me Komisioneren për Punët e Brendshme të BE-së,  Cecilia Malmström.

Në muajin korrik, të vitit 2012, Ministria e Transportit të Rusisë, ka publikuar një Dekret ku kërkon që kompanitë ajrore europiane, t’i japin të dhënat personale të pasagjerëve europianë (të dhëna PNR) duke filluar, që nga 1 korriku 2013.

Të hënën në mbrëmje, eurodeputetët kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me këtë kërkesë. Disa prej tyre kanë paralajmëruar, se kjo mund të krijojë një precedent për vendet e tjera, që do të ndërmarrin këtë hap, ndërkohë që eurodeputetë të tjerë sugjeruan se rishikimi i parashikuar për marrëveshjen aktuale, mbi thjeshtësimin e vizave me Rusinë, mund të shërbejë si një mekanizëm që mund të kundërshtojë dekretin rus. Disa eurodeputetë vlerësojnë gjithashtu, se futja e një sistemi mbledhje të dhënash PNR, në shkallë europiane mund të ndihmonte BE-në ‘ të negocionte mbi një bazë më solide’ në këto raste. Komisioni Europian është vënë gjithashtu në qendër të kritikave, për arsye se, nuk ka mundur të zgjidhë këtë problem që në fillesat e tij.

Berisha: Sheshet e mia nuk mbushen me robër, por me njerëz që vijnë me vullnet të lirë

berisha-perparaaaaKryeministri Berisha gjatë prezantimit në Kurbin të deputetëve të qarkut të Lezhës, ka sulmuar sërish liderin socialist Rama duke e akuzuar, se po mbjell dëshpërim dhe zi në çdo skaj të vendit. Berisha akuzoi Ramën, se po kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve, që mbushin sheshet se janë robër, ndërkohë sipas Berishes, njerëzit që mbushin këto sheshe shohin një realitet tjetër, ndryshe nga ai i  socialistit Rama.

Në fakt mbushja e shesheve me një administratë nën presione, po denoncohet në mënyrë sistematike, nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ dhe së fundmi meqenëse Prokuroria e Tiranës nuk po reagonte aspak në lidhje me denoncimet publike të qytetarëve, PS ka depozituar një denoncim kundrejt shkeljeve ligjore të fushatës në këtë drejtim, duke kërkuar edhe ngritjen e një Task Force. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga ana e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

“Alternativa tjetër është alternativë, e cila përpiqet të mbjellë dëshpërim dhe zi në çdo skaj të këtij vendi. Për shoferin e autobusit mavi, këto vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë dhe se kudo ku shkon ka vetëm rrënim, sepse ky shok, brenda autobusit me xhama të zi, nuk sheh asgjë.

Me lumenjtë e djersës ju keni ndërtuar këto vite Shqipërinë tjetër, Shqipërinë e keni ngritur nga kasollet në vilat më të bukura, në pallatet më dinjitoze. Paçka se udhëton me rrugë të reja nga Hani i Hotit gjer në Konispol, ai si një personazh i Servantesit vazhdon prej dy muajsh betejën kundër rrugëve. Ai përpiqet t’u thotë shqiptarëve se 20 vjet nuk keni bërë asgjë, se ju jeni robër, se ju që keni mbushur këtë shesh jeni skllevër, se shtëpitë tuaja nuk janë shtëpi e rrugët tuaja nuk janë rrugë, shkollat tuaja nuk janë shkolla e mësuesit tuaj nuk janë mësues, se mjeket tuaj nuk janë mjekë, por kjo është Shqipëria që ekziston vetëm në mendjen e tij, brenda autobusit mavi”,- tha Berisha.

 

Rama nga Tepelena: Hallet tuaja do të jenë hallet e mia

mitingu-psKreu i PS-së, Edi Rama duke iu referuar premtimit që kryeministri i vendit bëri në kuadër të festimeve të 100 vjetorit për kthimin në atdhe të kokës të ‘Ali Pashë Tepelenës’, kryesocialisti tha se Përmeti, Tepelena dhe Gjirokastra më 23 qershor do i ‘presin kokën’ pushteti që e varfëroi për tu pasuaruar vetë.

“Saliu doli një ditë dhe u tha shqiptarëve se do u sillte kokën e Ali Pashë Tepelenës nga Turqia në Shqipëri, e në fakt i uli kokën Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, duke mos jua ndërtuar kurrë rrugën që merituat. Prandaj edhe Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, e gjithë Shqipëria do t’ia heqë kokën pushtetit të korrupsionit, pushtetit të një grushti njerëzish, pushtetit që varfëroi tërë popullin shqiptar për t’u pasuruar për vete. Vota e Tepelenës, vota e Gjirokastrës, vota e Përmetit, vota e këtij Qarku të harruar, të braktisur, të varfëruar, do të shkojë tek numri i bekuar i çlirimit, tek 29-ta për të çliruar energjinë e jashtëzakonshme të këtij populli të marrë peng dhe për t’i hapur rrugë Rilindjes që duam”, u shpreh Rama gjatë takimit elektoral pasditen e djeshme në Tepelenë.

Rama premtoi se 100 e para të mandatit do të bëjë zero taksën e biznesit të vogël dhe të ushqimit të për popullin ,që sipas tij e kanë varfëruar dita ditës.

“Unë dua të ju them disa fjalë shumë të thjeshta sot. Së bashku ne do të bëjmë të mundura ato gjëra që padrejtësisht 20 vjet i janë bërë të pamundura këtij populli, së bashku ne do të rimëkëmbim ekonominë, do të hapim 300 mijë vende të reja pune, do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, do të çojmë ujin në çdo familje dhe në çdo parcelë, do të pesëfishojmë financimin e shtetit për bujqësinë dhe për blegtorinë, do t’u japim fëmijëve të këtij vendi arsimin më të mirë, sepse mësuesit nuk do të hyjnë më në punë duke paguar para dhe as me urdhër partie, por mësuesit do t’i zgjedhim së bashku me komuniteti e prindërve. Ne që në 100 ditët e para do ta bëjmë zero taksën e biznesit të vogël për të gjithë ata që janë vetëpunësuar dhe mbajnë familjen e tyre me një dyqan dhe do t’ju përgjysmojmë edhe tatimin e fitimit. Ne do t’i japim fund braktisjes së fshatit dhe do ta fillojmë Rilindjen aty ku fillon edhe rruga e prodhimit të ushqimit për popullin, tek fshati. Ne nuk do t’i kërkojmë më familjeve të zakonshme të këtij vendi të paguajnë 20% taksë për kilen e bukës, 20% taksë për kilen e qumështit, 20% taksë për kokrrën e vezës apo kilen e vajit, miellit e orizit, do t’i bëjmë zero taksat e ushqimit për popullin”, premtoi Rama.

Duke i kërkuar tepelenasve që më 23 qershor të votojnë për Partinë Socialiste, Rama u zotua se: “se nuk do ta harroj kurrë këtë pritje të jashtëzakonshme dhe nuk do të ju tradhtoj kurrë, hallet tuaja do të jenë edhe hallet e mia, problemet tuaja do të jenë problemet e mia dhe në përpjekjet për të dalë nga varfëria, nga papunësia, nga izolimi unë do të jem në krahun tuaj.

Delegacioni i KiE takime në Tiranë

LUCA VOLONTèDelegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kryesuar  nga ish-parlamentari italian Luca Volonte vijon takimet në Tiranë për të vlerësuar legjislacionin elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Në vizitën dy ditore në vendin tonë, ku delegacion do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.

Vëzhguesit do të mbajnë sot në orën 18:30 një konferencë për shtyp ku pritet të jepen detaje për mënyrën se si po zhvillohet fushata elektorale në Shqipëri.

 

GPI: Bota më pak paqësore, Shqipëria e 69-ta

GPI (1)Një botë gjithnjë e më pak paqësore.  Ky është përfundimi i studimit të “Indeksit Global të Paqes 2013”, sipas të cilit rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor.

Sipas këtij studimi Shqipëria renditet në vendin e 69-të ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 72, Serbia në vendin e 62, Mali I Zi në vendin e 73 dhe Maqedonia në vendin e 79-të.

Sipas studimit, 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore.

Studimi përmend luftën civile siriane, dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera.

Raporti thekson se Rusia dhe Euroazia mbetën ndër rajonet më pak paqësore në botë, prapa dy rajoneve tjera që janë edhe më pak paqësore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme e Afrikës së Veriut.

Gjithashtu sipas studimit, Islanda është vendi më i qetë, ndërsa Afganistani është në fund të listës së të qenit paqësor.

Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur.

Rama minoritarëve: Mos votoni Piro Kserën

rama6Këndi i Fjalës’ i Partisë Socialiste është ndalur sot në Dervican të Gjirokastrës, ku kryesocialisti Rama ka dëgjuar nga afër shqetësimet e këtyre banorëve.

Problemi i ujit ishte një çështje për të cilën kreu i PS-së premtoi zgjidhje, duke thënë se është turp të thuash që jetojmë në Europë, kur nuk ka ujë në rubinete.

“Më vjen shumë turp të them që do sjellim ujë për fushatë. Ne ujin e kemi, të thonë pse nuk e lënë ujin të vijë. Nga Saharaja duhet thënë do biem ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Europë. Ne do ta bëjmë me patjetër betejën përfundimtare me ujin, pa çuar ujin në çdo rubinet, kot themi që jetojmë në Europë”, tha Rama.

Sipas tij, “Uji mungon për të pirë, për tu larë, kur duhet të vaditet toka, por për përmbytje është me tepri. Kjo çështje mjafton për ta ndëshkuar këtë qeveri, Saliu thotë e kemi sjellë, asgjë nuk ka sjellë prandaj edhe do largohen, ne do bëjmë betejë ditë e natë që të garantohet uji në rubinet e parcela, ne i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ujë. Kjo e ujit është betejë për civilizim. Ne do investojmë 160 milionë dollarë për të cuar ujin kudo që ka tokë dhe për ti dhënë mundësi njerëzve të fitojnë nga përdorimi i tokës”, vijoi Rama.

Më tej Rama ftoi minoritarët e Dervicanit të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën, pasi siç komentoi kryesocialisti ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.

“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive”, tha Rama.

Rama nënvizoi ndër të tjera se nuk do bëjë premtime të tipit, “Do ta bëjmë Dervicanin si Zvicra”. Ne nuk tregojmë përralla, e dini vetë ju kush i tregon, gjyshi
70 vjec me antiplumb, me roje, me qen, me snajperë del edhe tregon përralla”, ironizoi ai më tej kryeministrin.