Bajden vlerëson Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë

55

AB7DCA49-4F81-4E4A-9100-04509DC9A05D_w640_r1_sKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar dje pasdite në Washington me Zv. Presidentin Amerikan Xho Bajden. Zv. Presidenti Amerikan rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis dy vendeve dhe mbështetjen e plotë amerikane për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Bajden, vlerësoi udhëheqjen dhe kurajon politike të demonstruar nga Kryeministri kosovar Thaçi dhe Qeveria e Kosovës në arritjen e Marrëveshjes mbi thjeshtësimin e dialogut me BE-në për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë. Zv Presidenti Bajden, nënvizoi rëndësinë e implementimit të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për sigurimin e paqes dhe prosperitetit për popullin e Kosovës dhe të Serbisë dhe për avancimin e aspiratës europiane, për të dy vendet.

Zv. Presidenti Bajden, ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si një partner dhe mik dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, thuhet në Komunikatën për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.