Rama minoritarëve: Mos votoni Piro Kserën

54

rama6Këndi i Fjalës’ i Partisë Socialiste është ndalur sot në Dervican të Gjirokastrës, ku kryesocialisti Rama ka dëgjuar nga afër shqetësimet e këtyre banorëve.

Problemi i ujit ishte një çështje për të cilën kreu i PS-së premtoi zgjidhje, duke thënë se është turp të thuash që jetojmë në Europë, kur nuk ka ujë në rubinete.

“Më vjen shumë turp të them që do sjellim ujë për fushatë. Ne ujin e kemi, të thonë pse nuk e lënë ujin të vijë. Nga Saharaja duhet thënë do biem ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Europë. Ne do ta bëjmë me patjetër betejën përfundimtare me ujin, pa çuar ujin në çdo rubinet, kot themi që jetojmë në Europë”, tha Rama.

Sipas tij, “Uji mungon për të pirë, për tu larë, kur duhet të vaditet toka, por për përmbytje është me tepri. Kjo çështje mjafton për ta ndëshkuar këtë qeveri, Saliu thotë e kemi sjellë, asgjë nuk ka sjellë prandaj edhe do largohen, ne do bëjmë betejë ditë e natë që të garantohet uji në rubinet e parcela, ne i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ujë. Kjo e ujit është betejë për civilizim. Ne do investojmë 160 milionë dollarë për të cuar ujin kudo që ka tokë dhe për ti dhënë mundësi njerëzve të fitojnë nga përdorimi i tokës”, vijoi Rama.

Më tej Rama ftoi minoritarët e Dervicanit të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën, pasi siç komentoi kryesocialisti ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.

“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive”, tha Rama.

Rama nënvizoi ndër të tjera se nuk do bëjë premtime të tipit, “Do ta bëjmë Dervicanin si Zvicra”. Ne nuk tregojmë përralla, e dini vetë ju kush i tregon, gjyshi
70 vjec me antiplumb, me roje, me qen, me snajperë del edhe tregon përralla”, ironizoi ai më tej kryeministrin.