Kombëtarja e shpresave, mundet në Bosnje 4-1

kombetarja u21Pas humbjes së parë në shtëpi ndaj Hungarisë, Kombëtarja e Shpresave ka regjistruar një tjëtër humbje tashmë në transfertë ndaj Bosnje-Hercegovinës.  Kombëtarja jonë e 21 vjecarëve, është mundur me rezultatin 4-1 duke pësuar kështu  humbjen e dytë në pakë ditë, në fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2015 në grupin 4.

Kuqezinjtë e trajnerit Skënder Gega, kanë vijuar të mos paraqesin një fytyrë shpresëdhënëse në këto kualifikuese, duke mbetur vetëm në kuadrin e disa veprimeve individuale të lojtarëve. I tillë ka qenë edhe goli i nderit për tanët, shënuar në fundin e pjesës së parë, me autor Fabio Hoxhën.

Loja ka nisur e shpejtë dhe tepër këmbëngulëse për boshnjakët, që tregojnë qartë ambiciet dhe superioritetin e tyre kualitativ. Kuqezinjtë tanë detyrohen të ngjeshen në mbrojtje pa dalë dot në gjysmëfushën e kundërshtarit. Vetëm 17 minuta lojë rezistojnë tanët, pasi vendasit bëjnë golin e parë më anë të Mesanoviç, që zhbllokon shifrat dhe vë në shinat e duhura suksesin e të tijve. Në minutën e 29-të, Kajiç do të realizonte golin e dytë në portën e Menkës. Në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë ka njëfarë zgjimi të tanëve, duke e hedhur disi vështrimin nga porta boshnjake. Goli i shpresës, që mund të hapte ndeshjen, erdhi pas një veprimi të bukur individual të Fabio Hoxhës në minutat shtesë të pjesës së parë. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjeve me rezultatin 2-1, por pjesa e dytë do të jetë një ferr i vërtetë. Në minutën e 67-të, Mesanoviç shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Minuata në vijim kombëtarja jonë e shpresave mundohet të reagojë, por pëson një tjetër gol në minutat shtesë, duke e mbyllur gjithëçka me pokerin 4-1.

Kuqezinjtë tanë mbeten në kuotën e zero pikëve në grupin 4 pas dy ndeshjeve, ndërsa Bosnja merr tri pikët e para, aq sa ka edhe Hungaria, me nga një ndeshje të luajtur deri më tani. Dy skuadrat e tjera të grupit tonë, Austria dhe Spanja nuk kanë luajtur ende asnjë kualifikuese.

Berisha: PS shan, mashtron, trillon dhe mallkon

June-11-22-8-49IMG_8740Kryeministri Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të Tiranës, në tubimin elektoral me banorë të lagjes 4 të kryeqytetit. Ai theksoi arritjet e qeverisë së tij, duke theksuar, se është derdhur djersë e madhe së bashku me popullin, për këto suksese.

“Këto vite nuk kanë qenë vite të lehta, por këto vite, mundi, djersa e secilit prej jush, puna dhe përkushtimi kanë qenë më të çmuara se kurrë sepse këto vite ne së bashku bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Tiranën, kryeqytet të  një vendi anëtar të NATO-s. Me mbështetjen tuaj, përkushtimin tuaj, ne ia dolëm të heqim vizat, të lëvizim të lirë në mbarë Evropën me dinjitet të plotë siç na takon. Së bashku ne ia dolëm të firmosim marrëveshjen e stabilizim asocimit, kontratën më të madhe me Evropën, të meritojmë statusin e kandidatit dhe më në fund ti imponojmë atij, që na bllokoi për 236 ditë, të votojë tre ligj. Statusi i kandidati na pret gjatë muajve që vjen, pasaporta e qytetarëve të Tiranës, të Shqipërisë drejtë të ardhmes së tyre të ndritur.

Së bashku, me lumenj djerse pune dhe përkushtimi ne arritën në kulmin e krizës të vazhdojmë rritjen ekonomike. Çdo miligram, çdo centimetër është djersë e juaj, është mundi juaj, është përkushtimi juaj, është meritë e juaja. Së bashku ia dolëm të hapim për Tiranën një kapitull të ri, kapitullin e Tiranës së shekullit të 21”,-tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, nuk ka munguar dhe sulmi ndaj kundërshtarëve të tij duke e konsideruar alternativën socialiste si mashtruese, trilluese dhe mallkuese.

“Cila është alternativa tjetër? Mashtrime, trillime, sharje dhe mallkime.  Por ato le ti hedhim me një akt dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le t’ia lemë shokut të çlodhet në autobuz. Vazhdo të çlodhesh. Ne le të vazhdojmë në përpjekjen tonë të mëtejshme për të ulur më tej taksat, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për  të ecur drejt Europës dhe të vazhdojmë për një punësim më të madh, rrogave më të larta, mirëqenie  më të madhe, për Tiranën ëndrrës së qytetarëve të saj”,- deklaroi Berisha.

 

Turqi, sheshi Taksim betejë përleshjesh

606x341_226734_turchia-a-piazza-taksim-menPërleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Sheshin Taksim të Stambollit.

Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotov dhe fishekzjarre.

Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur.

Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës që kur kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Më herët, kryeministri Recep Rayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.

Demonstratat antiqeveritare kanë nisur gati dy javë më parë, pasi policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.

Rama: Do t`i japim fund historisë përçarëse të shqiptarëve

rama6Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Peshkopi kandidatët për deputetë për qarkun e Dibrës.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbërit dhe investime të mëdha për Dibrën që sipas tij është braktisur nga qeveria.

“Jam jashtëzakonisht i mrekulluar nga kjo pamje dhe kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë për Dibrën që do ti bëjmë realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit që Dibra të mos jetë e izoluar. Pas 23 qershorit Dibra nuk do të jetë më e rrënuar, Dibra nuk do të jetë më e braktisur.  Numri 29 është numri i bekuar që do të çlirojë energjitë dhe pasionet e këtij populli për një liri dhe rilindje kombëtare” tha Rama.

Kryesocialisti Rama theksoi më tej se pas 23 qershorit do t`i jepet fund historisë së përçarjes së shqiptarëve dhe do t`i hapet rrugë rilindjes së Shqipërisë.

“Nuk kemi ardhur këtu për të treguar përralla se ka kush i tregon përrallat. Ne kemi detyrën historike të rilindim Shqipërinë duke i hapur rrugë çdo familje të zakonshme pavarësisht bindjes partiake, pavarësisht ku jetojnë në qytet apo në fshat, pasi historia e një Shqipërie të përcarë, historia e urrejtes mes veti ka sjellë rrënimin që ne do ta ndalim në 23 qershor. Për hapur derën e një histroie që njerëzit shihen si njerëz dhe jo si zgjedhës” tha Rama.

Në mes të Kryeqytetit shpërndahen ndihma ushqimore, në këmbim të votës për PD-në

123Në kulmin e denoncimeve mbi shkeljet ligjore në këtë fushatë, vjen dhe denoncimi i radhës nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’. Shpërndarje e ndihmave ushqimore, në këmbim të votës për Partinë Demokratike. ‘Fiks Fare’ ka transmetuar pamje dhe filmime duke treguar, se si banorët hynin në një dyqan në rrugën ‘Myslym Shyri’, që tregton bojëra të ndryshme dhe aty mbusheshin qeset me ushqime dhe qytetarët dilnin me radhë njëri pas tjetrit. Stafi që merrej me këtë punë i përkiste Gazmend Dibrës.

Gazetarët investigativ të ‘Fiks Fare’ kanë arritur të penetrojnë deri tek personat që i merrnin ndihmat, duke marrë informacione të mëtejshme se si funksiononte situata, ku të paktën 5 persona ishin të aktivizuar në shpërndarjen e tyre. Në shkëmbim të votës për nr. 44 në listë, banorëve iu janë shpërndarë tre pako makarona, 2 litra vaj, tre kg miell dhe tre kg oriz.

Banorët e pyetur nga gazetari i cili kishte hyrë në rolin e një qytetari të thjeshtë, shprehnin revoltën e tyre se si ky sistem i nëpërkëmb duke i gënjyer me ushqime për një ditë dhe duke i lenë pa ngrënë për 4 vjet. Në qese personat e ngarkuar për shpërndarje u vinin dhe fletën me nr. 44 për kujtesë. Banorët iu shprehën gazetarit se ushqimet do i marrin, por votën nuk do ia japin PD-së.

Biseda e gazetarit me qytetarët, që sapo kishin marrë ndihmat ushqimore

Fiksi– Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja– Po, a e ke emrin?

Fiksi-  Duhet me emër ë?

Qytetarja– Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi– Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja– Po.

Qytetari– Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja– Tek kjo ku shiten bojërat.

Qytetari– Ëhë tek Çimi.

Fiksi- E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja– Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi– Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja- I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20.000 lekë bëjnë.

Qytetari- Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja– Edhe një pulë.

Fiksi– Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari- Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja– Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari– Kaq gjë duam ne.

Fiksi– Me kaq gjë ë?

Qytetarja– Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ja futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte folë ai komshiu im.

Fiksi– Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja– Një Çimi, Çimi.

Fiksi– Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja– Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi– Jo unë.

Qytetarja– A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këto që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pasë hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë, më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq, i thashë. Unë nuk dua me ja thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari– Dëgjo…

Qytetarja– Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari– Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja– Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ja the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari– Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20.000 lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja- Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri!

410

 

 

 

 

 

 

 

 

315

Shpërthejnë ndërtimet pa leje në Tiranë, Bashkia nuk ndërhyn

u3_lulTop Channel ka denoncuar shpërthimin e ndërtimeve pa leje në Tiranë, të cilat nuk kontrollohen aspak nga organet përkatëse dhe kanë një prapavijë politike.

Në kulmin e fushatës elektorale, kur vëmendja është përqendruar tek politika, në kryeqytet kanë shpërthyer ndërtimet pa leje. Në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të Bashkisë ka nisur një ndërtim në katin e fundit të një pallati ekzistues, ku punëtorët punojnë në mes të ditës pa u penguar nga askush.  Te tjera ndertime po kryhen ne pallatet prane lulishtes “1 Maji”, perballe ish-Ekspozites “Shqipëria Sot”, ku disa ndërtime, falë lehtësive që të ofron teknologjia, kanë përfunduar, ndërkohë që të tjera vijojnë punën me ritme të shpejta për të mbyllur gjithçka para ditës së zgjedhjeve.

Banoret e pallatit duket se janë të trembur dhe nuk pranojnë të flasin para kamerave, ndonëse dikush prej tyre tregon se u janë dëmtuar depozitat e ujit apo antena e televizorit dhe se per kete ndertime as qe i ka pyetur njeri. Ata thone se jane ankuar edhe prane Policise Bashkiake apo Inspektoriatit të Ndertimit ne Bashki, por punonjesit e kesaj te fundit jane shnderruar ne seksere duke grumbulluar para ne kete periudhe zgjedhjesh.

Ata paraqiten vetem ne rast se ndonje nga pronaret eshte vonuar ne shlyerjen e gjobes. E ne fakt askush nuk do te guxonte te kryente punime ne kete forme, nese nuk do te jete pjese pazareve te tilla me te cilat eshte perlyer Inspektoriati i Ndertimit ne Bashki. Drejtues te njesive vendore, te cilet kane ne administrim territoret ku kane nisur ndertimet pa leje thone se kane denoncuar disa here prane Bashkise,Policise Bashkiake dhe asaj te Ndertimit por ata nuk u pergjigjen per t’i mbeshtetur. / Top Channel/

BE paralajmëron: Shmangni dhunën

drapeau-europeenBashkimi Europian nëpërmjet një Deklarate për Shtyp, ka kërkuar shmangjen e dhunës në mënyrë, që zgjedhjet të zhvillohen në një kuadër të qetë dhe paqësor. Delegacioni konfirmoi, se po e ndjek nga afër procesin.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi”, thuhet në deklaratë.

Mbyllet Televizioni Publik Grek, ERT

ert_390Qeveria greke ka lajmëruar, se do të mbyllë televizionin publik ERT, për ta rihapur sërish atë me më pak punonjës. Sipas burimeve të së përditshmes Ekathimerini, Kryeministri grek Antonis Samaras, e ka marrë tashmë vendimin për mbylljen e tij.

Aktualisht në ERT, janë të punësuar 2800 punonjës. Nuk është e qartë akoma, se në ç’nivel do të jenë shkurtimet e personelit. Greqia duhet të pushojë rreth 2.000 punonjës të shërbimit publik, deri në fund të këtij viti dhe rreth 15.000 mijë deri në fund të vitit 2014. Të larguarit do të procedojnë nëpërmjet reduktimit vullnetar, ose daljes në pension të parakohshëm ose duke dhënë dorëheqjet.

Nuk është e qartë se, si kjo lëvizje do të prekë shërbimet e ndryshme të ERT-së, duke përfshirë TV dhe stacionet e radios. Po ashtu nuk është e qartë as, se si do të realizohet ky proces dhe sa do të jenë kursimet që mund të përfitohen nga kjo lëvizje. Ajo që theksohet si e rëndësishme, është roli që aktualisht ka ky televizion publik në opinion. Gjithsesi ajo, çka është e sigurt në ditët në vijim, janë protestat e vazhdueshme kundër planeve të qeverisë.

 

 

Shpikje teknologjike të çuditshme

filxhan web/ stumbelupon
filxhan web/ stumbelupon

 

printer qe thek buken /stumbelupon
printer qe thek buken /stumbelupon

 

elektrik dore me panel solar/stumbelupon
elektrik dore me panel solar/stumbelupon

 

thekese buke me televizor/stumbelupon
thekese buke me televizor/stumbelupon

 

makineri qe numeron shpenzimin e letrave higjenike/stumbelupon
makineri qe numeron shpenzimin e letrave higjenike/stumbelupon

 

pc me fshirese xhami/stumbelupon
pc me fshirese xhami/stumbelupon

 

tabele elektronike per lypesit/stumbelupon
tabele elektronike per lypesit/stumbelupon

 

 

 

 

 

 

Vishen si gra për protestë

Martin Akersten  (LaPresse).
Martin Akersten (LaPresse).

Kompania i pengon të veshin pantallona të shkurtra në punë, si protestë shkojnë të veshur me fund. Ka ndodhur në Stokholm, Suedi, ku në një kompani kompiuterash, dje në mëngjes shoferët dhe punëtorët e janë veshur si gra.

Arsyeja ka qenë për të protestuar kundër kompanisë dhe politikës së saj që i pengon shoferët, pilotët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të shkojnë në punë të veshur me pantallona të shkurtra..

Kompania nuk e ka bllokuar protestën dhe as nuk ka sanksionuar punonjësit e saj. Zëdhënësi i kompanisë Tomas Hedenius tha se ata dëshirojnë që stafi të jetë “i bukur dhe të ndihet mirë”, dhe se nuk ka një rregullore që ndalon punonjësit që të veshin rroba  grash.  “Nuk mund ta ndalohet ajo që ata duan, përndryshe do të ishte diskriminim kundër tyre” tha ai. Hedenius nuk ka përjashtuar një ndryshim në politikën e kompanisë për uniformat. Ndërkohë, punonjësit  mund të vazhdojnë të qëndrojnë të freskët duke veshur funde.