Berisha: Sheshet e mia nuk mbushen me robër, por me njerëz që vijnë me vullnet të lirë

59

berisha-perparaaaaKryeministri Berisha gjatë prezantimit në Kurbin të deputetëve të qarkut të Lezhës, ka sulmuar sërish liderin socialist Rama duke e akuzuar, se po mbjell dëshpërim dhe zi në çdo skaj të vendit. Berisha akuzoi Ramën, se po kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve, që mbushin sheshet se janë robër, ndërkohë sipas Berishes, njerëzit që mbushin këto sheshe shohin një realitet tjetër, ndryshe nga ai i  socialistit Rama.

Në fakt mbushja e shesheve me një administratë nën presione, po denoncohet në mënyrë sistematike, nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ dhe së fundmi meqenëse Prokuroria e Tiranës nuk po reagonte aspak në lidhje me denoncimet publike të qytetarëve, PS ka depozituar një denoncim kundrejt shkeljeve ligjore të fushatës në këtë drejtim, duke kërkuar edhe ngritjen e një Task Force. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga ana e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

Alternativa tjetër është alternativë, e cila përpiqet të mbjellë dëshpërim dhe zi në çdo skaj të këtij vendi. Për shoferin e autobusit mavi, këto vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë dhe se kudo ku shkon ka vetëm rrënim, sepse ky shok, brenda autobusit me xhama të zi, nuk sheh asgjë.

Me lumenjtë e djersës ju keni ndërtuar këto vite Shqipërinë tjetër, Shqipërinë e keni ngritur nga kasollet në vilat më të bukura, në pallatet më dinjitoze. Paçka se udhëton me rrugë të reja nga Hani i Hotit gjer në Konispol, ai si një personazh i Servantesit vazhdon prej dy muajsh betejën kundër rrugëve. Ai përpiqet t’u thotë shqiptarëve se 20 vjet nuk keni bërë asgjë, se ju jeni robër, se ju që keni mbushur këtë shesh jeni skllevër, se shtëpitë tuaja nuk janë shtëpi e rrugët tuaja nuk janë rrugë, shkollat tuaja nuk janë shkolla e mësuesit tuaj nuk janë mësues, se mjeket tuaj nuk janë mjekë, por kjo është Shqipëria që ekziston vetëm në mendjen e tij, brenda autobusit mavi”,- tha Berisha.