Rama: Kemi plan të detajuar për punësimin

945416_10151456940046523_1411267374_nKreu i PS-së, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Gjirokastër ngriti shqetësimin e licensimit pa kriter të universiteteve private që sipas tij po prodhojnë diploma që nuk vlejnë, pasi edhe pse përfundojnë studimet e larta shumë të rinj janë të papunë. Kryesocialisti, tha se zgjidhja është hedhja e hapit të parë drejt arsimit profesional, pasi sipas tij në treg mungojnë specialistë për fusha të veçanta.

Rama duke iu përgjigjur interesit të studentëve theksoi se të luftosh korrupsionin më parë duhet të ndërtosh shtetin.

“Besoj se korrupsioni është alternativë e tmerrshme. Që të luftosh korrupsionin duhet t’i bësh shtetin dhe shërbimet e shtetit më efektivë. Korrupsioni lulëzon aty ku sistemi e lejon dhe për ta luftuar duhen ndërtuar sisteme që e bëjnë korrupsionin të palejueshëm. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit”, vlerësoi Rama.

“Ne jemi kundër arsimit privat, por e konsiderojmë si alternativë konkurruese përballë sektorit publik, por jo në këto shifra”, shtoi ai.

300 mijë vende të reja pune, premtoi Rama gjatë 4 viteve të para në pushtet, teksa akuzoi qeverinë se ka kthyer në instrument të saj INSTAT me qëllimin prodhimin e shifrave jo reale.

‘Kemi plan të detajuar për punësimin. Programi ynë është dokument i gjerë, por në sintezën e tij e fillojmë me punësimin. Synojmë që të krijojmë 300 mijë vende të reja pune në 4 vite, vende pune jo statistika të manipuluara sië janë shifrat e kryeministrit. Pasi vetë INSTAT varet nga kryeministri në fund të vitit 2012 nxori se shqiptarët humbën 51 mijë vende pune, dhe u fik web-site dhe me pas dolën vetëm 8 mijë vende pune. Berisha thotë gënjeshtra pas gënjeshtre dhe ngatërron shiritat e rrugëve me Gjirokastrën”, tha Rama.

Berisha: Tom Doshi dhe Koço Kokëdhima kanë grabitur tokat e bregdetit

berisha velipojeKryeministri Berisha mori pjesë sot në inspektimin e punimeve të rrugës hyrëse dhe shëtitores së Velipojës. Ky projekt me vlerë 88.5 milion lekë është financuar nga BERZH- BEI dhe  Qeveria Shqiptare. Projekti  është  2.50 km dhe gjerësia e rrugës hyrëse është  12 m,  me trotuare në çdo anë, gjerësia e shëtitores është  5 deri në 8 m dhe nga ky investim përfitojnë  8.718 banorë.

Nga Velipoja Kryeministri Berisha sulmoi kandidatët për deputetë te PS, Tom Doshin dhe Koço Kokedhimën duke i akuzuar për grabitje pronash dhe zonash turistike:

“Imagjinoni ju një moment. Që të lëshohet Velipoja në gojë të Tom Doshit, a e kuptoni ju sesi do ta shqyente ai me anturazhin e tij. Shkoni shikoni se ç’ka bërë Koço në Himarë. Një nga bizhutë e vërteta të detit Jon ka shkuar dhe ka ndërtuar dy lugetër, ia ka zënë detin të gjithë pjesës tjetër të Himarës, ju kujtoni se Toma është ma pak i uritur. Toma është i uritur sa Koço. Jua them këtë qytetarëve të Velipojës, se çdo votë në drejtimin tjetër shkon ne kundërshtim me interesat jetike të tyre”,- tha Berisha.

Brefort: Serbia nuk do të përballet me një skenar Grek

loup_brefort_lu_brefor_0404

Zyrtari  i Bankës Botërore, përgjegjës për Serbinë Loup Berfort, ka folur mbi situatën ekonomike në Serbi. Deficiti i lartë buxhetor vlerësohet të jetë një nga problematikat e kësaj situate, që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Shkurtimet buxhetore cilësohen si të nevojshme, si edhe rishikimi i sistemit të rrogave dhe pensioneve. Veprimet për konsolidimi fiskal të vitit të kaluar, janë vlerësuar si pozitive, nga Brefort.

“Serbia nuk do të përballet me një skenar krize si të Greqisë, por ajo nuk mund të mbijetojë me një deficit buxhetor kaq të lartë dhe huamarrje të vazhdueshme”,- ka thënë Loup Brefort, Menaxheri i Bankës Botërore, për Serbinë.

Në një intervistë për të përjavshmen Svedok, Brefort ka thënë se qeveria serbe duhet të zvogëlojë deficitin buxhetor të vendit me të paktën 1.5% të GDP-së, duke theksuar se masat e nevojshme duhet të merren sa më shpejt të jetë e mundur, pasi adoptimi i tyre në shtator dhe tetor mund të jetë shumë vonë për vendin. Ai ka deklaruar gjithashtu se, duke pasur parasysh se rrogat në sektorin publik dhe pensionet vlerësohen tek 52% e shpenzimeve buxhetore, nuk kuptohet, se si qeveria mund të zvogëlojë deficitin, nëse asgjë nuk bëhet në lidhje me rrogat dhe pensionet. Sipas Brefort, i përket qeverisë të vendosë se çfarë dëshiron.

“Shumë punonjës në Serbi, kanë lënë punën herët dhe iu është akorduar skemë e plotë pensioni, çka përbën diçka që asnjë sistem në botë nuk mund ta përballojë”,- tha zyrtari i Bankës Botërore.

Brefort sugjeron në lidhje me këtë problem, një zgjidhje ose nëpërmjet rritjes së viteve të punës, ose reformim dhe racionalizim të sistemit të pensionit. Ai ka pranuar se një pjesë e problemeve ekonomike që Serbia po përball në këto momente vjen edhe nga kriza në vendet e tjera evropiane, tregtia e të cilave me Serbinë, arrin në 70% të volumit të tregtisë së saj, nga ku vijnë edhe shumica e investimeve.

Zyrtari i Bankës Botërore, ka përshëndetur veprimet, që qeveria ka ndërmarrë në shtator dhe tetor të vitit të kaluar, në lidhje me konsolidimin fiskal, duke nënvizuar se ka lidhje të forta të lobistëve dhe burokratëve në Serbi që kundërshtojnë reformat duke mos dëshiruar një ndryshim aktual në sistemin ekonomik. /Tanjug/ Përgatiti it.ta/

 

PS: Raporti i OSBE/ODIHR, konstaton shkeljet ligjore të fushatës

9-qershor-Koli-Bele-300x158Në një deklaratë për shtyp  Nën Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS Koli Bele, ka denoncuar shkeljet ligjore të fushatës që konstaton raporti paraprak  i OSBE/ODHIR-it . PS vlerëson se konstatimet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR te datës 7  Qershor, pasqyrojnë me vërtetësi , problemet serioze dhe shkeljet e ligjit që po shoqërojnë fushatën  për zgjedhjet e 23 Qershorit. Sipas PS-se, në ndryshim të dukshëm me raportet e zgjedhjeve të mëparshme,  Misioni i ODIHR, këtë herë ka folur me një gjuhë të qartë dhe pa ekuivoke, duke  dokumentuar shkeljet flagrante te ligjit dhe cenimin e standardeve zgjedhore.

  • PS vlerëson, se Raporti konstaton këto shkelje ligjore:
  1. KQZ-ja funksionon vetëm me katër anëtarë, gjë e cila pengon aftësinë e saj në administrimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. (fq.1)
  2.  KQZ-ja ka miratuar me shumicë thjeshtë prej katër votash, akte normative të cilat kërkojnë pesë vota, si dhe ka shmangur miratimin e vendimeve të nevojshme, ashtu siç e kërkon ligji fq.4.par.3
  3. Kolegji Zgjedhor mori përsipër përgjegjësinë e KQZ-së duke caktuar numrin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, në kundërshtim më ligjin. Fq.1.p.6
  4. Në 7 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë juridiksionin në lidhje me Ankimin e PS ndaj Vendimit të parlamentit në lidhje me shpërndarjen e mandateve, …Megjithëse vendimet e parlamentit nuk mund të rishikohen nga Kolegji Zgjedhor ose nga ndonjë gjykatë tjetër. Fq.9 par 2
  5. Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI-ja, në një kohe qe neni 18 i Kodit Zgjedhor, nuk e lejon këtë rikompozim nga parlamentit. Fq.2
  6. Se aktivitete zyrtare qeveritare që janë përdorur për qëllime fushate. Përurimi i rrugëve të reja dhe prezantimi i projekteve në lidhje me infrastrukturën, janë shoqëruar me slogane dhe flamuj të fushatës së PD-së. Faqja zyrtare e Kryeministrit mbulon aktivitetet e fushatës, që ai ndjek. Fq.7 par.4
  7.  Misioni i OSBE/ODIHR-it takoi disa ish-punonjës të administratës të cilët janë pushuar nga puna pasi nuk kanë pranuar të marrin  pjese në tubime elektorale ose të sigurojnë mbështetje për partinë në pushtet .Fq.7 par.5
  8. Sa më sipër por edhe të tjera,  janë konstatimet e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të cilat përveçse vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit, janë një këmbanë alarmi për cënimin e standardeve zgjedhore,  kusht i panegociushëm për proceset integruese të vendit.
  9.  PS  do vazhdojë të informoje partnerët dhe misionet ndërkombëtare, si dhe të denoncojë publikisht e dokumentojë çdo shkelje të ligjit gjatë fushatës zgjedhore.
  10. Pavarësisht  akteve te dëshpëruara të qeverisë në ikje, PS do të fitoj bindshëm zgjedhjet e 23 qershorit dhe çdo zyrtar apo individ që po shkel kushtetutën dhe ligjet, për t’i shërbyer verbërisht partisë shtet në ditët e saj të fundit, do të përballet me forcën e shtetit të së drejtës që do të rilindë mbas 24 qershorit.

 

 

 

BE reagon sërish mbi ngjarjet në Turqi

catherine-ashtonBE ka shprehur gjatë këtyre ditëve shqetësimin e saj, në lidhje me përkeqësimin e situatës në Turqi. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe në të njëjtën kohë Zv. Presidente e Komisonit Europian, ka dhënë një deklaratë në lidhje me situatat e fundit në Turqi. Ashton shpreh shqetësimin e BE-së në lidhje me përdorimin e tepruar të dhunës nga ana e autoriteteve turke, si edhe ka insistuar në gjetjen e një zgjidhje, të bazuar në një dialog gjithëpërfshirës.

Përfaqësuesja më e Lartë e BE-së, Catherine Ashton në një deklaratë të bërë dje, mbi situatën në Turqi ka theksuar, se vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet dhe se është e shqetësuar për situatën. Ashton duke shprehur keqardhjen në lidhje me vdekjet dhe plagosjet, që kanë ndodhur në Turqi, ka insistuar se është thelbësore që dhuna të ndalojë dhe të gjithë rastet e përdorimit të ekzagjeruar të forcës nga policia të njihen si të tilla dhe të hetohen.

Ashton ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë, të bazuar në dialog, respekt reciprok, në mirëkuptim dhe përfshirje. Ajo ka shtuar gjithashtu se, një angazhim i hapur dhe i vazhdueshëm i autoriteteve është thelbësore për riforcimin e demokracisë, ndërtimin e besimit dhe shmangien e përshkallëzimit.

“Negociatat e pranimit të Turqisë në BE dhe angazhimi në kriteret e Kopenhagenit, ofrojnë kuadrin për sigurimin e një angazhimi të plotë dhe garanci për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në përfitim të gjithë qytetarëve të vendit, pa diskriminim. Këto përfshijnë lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit, lirinë fetare, të besimit dhe të mendimit, dhe lirinë e medias, duke përfshirë përgjegjësinë, për ta ushtruar atë aktivisht. Media sociale, nuk duhet të jetë nën presion arbitrar. Çdo kufizim, duhet të jetë në mënyrë strikte, brenda limiteve të përcaktuara nga GJEDNJ dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së. BE është plotësisht e angazhuar në përforcimin e dialogut më Turqinë, në këto çështje të rëndësishme dhe në progresin e mëtejshëm në procesin e negocimit të Turqisë në BE”, – ka deklaruar Ashton.

Deklarata e Ashton vjen pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, ku u theksua përdorimi i tepruar i forcës nga ana e autoriteteve turke, përballë protestuesve. Kjo deklaratë shkaktoi polemika, duke u shoqëruar me një prononcim të Kryeministrit turk Erdogan, i cili akuzoi BE-në për hipokrizi, duke i kujtuar dhunën policore të përdorur në Francë, Londër dhe Greqi. Kryeministri turk, i ka rikujtuar edhe njëherë BE-së, zvarritjet në procesin e negociatave me Turqinë, si edhe faktin se BE arrin të krijojë lehtësira në procesin e Shengenit edhe me vende të Amerikës Latine, por jo me Turqinë, që është për më tepër një vend kandidat.

 

 

Konsulli i shtetit shqiptar në Paris, Luiz Ejlli lë 50 turistë shqiptarë në burg

2107250 shqiptarë, prej 3 ditësh janë duke u mbajtur në dhoma paraburgimi në Francë. Askush nga ambasada shqiptare në Paris nuk kujdeset për to. Shqiptarët kanë shkuar në Francë si turisë, por janë arrestuar pasi dyshohen se kanë shkuar për azil politik. Ata janë duke u mbajtur në Kalaj, një zonë që ndodhet 130 km larg Parisit. Aldrin Kuqi, një prej të arrestuarve, thotë se ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Francë, por deri më tani askush nuk është interesuar për fatin e tyre.

Dhëndri i kryeparlamentares, Luiz Ejlli, konsull në ambasadë, ndoshta duhet të merret edhe me këtë çështje. /Gazeta Shekulli/

Samantha Karavello fiton Top Fest 10

samanta-karavello-topfest-298x295Samantha Karavella është fituesja e “Top Fest 10” me këngën e saj “Loti i fundit”. Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare. 

“Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë”, ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja “Top Fest 9”, Elhaida Dani.

Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të “Top Fest,” u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Ja, fituesit e kategorive

Në kategorinë “Best Group”, çmim i mbështetur nga “DigitAlb”, Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me “Lynx”, “Burn”, “NA”. Çmimin për këtë grup e dhanë 4 finalistët e “Big Brother 6” Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.

E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin “Best Male”, ku fitues për këtë kategori u shpall artisti Andos.

Ndërsa për kategorinë “Best New Artist”, çmimin e fitoi “The Code”, që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të “Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha Lori Hoxha.

Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në “The Voice of Albania 1”, është këngëtarja me e votuar në internet.  Çmimin e Internetit për Çibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.

Një artiste që është rritur me “Top Fest”, Naza fitoi çmimin ‘Top Albania Radio’, me këngën e saj “Dëgjo zemrën”.

Dy prej fituesve të “Top Fest” ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit “Best RNB”. Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.

Venera, fituesja e “The Voice of Albania 2”, prezantoi të nominuarit për çmimin “Best Pop Rock”, të cilët ishin Andos, |Copyleft”, Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.

Samantha Karavella u shpall fituese për kategorinë “Best Female”. Çmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i “Top Fest”, Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Çibukaj dhe Beatrix Ramosaj.

Një nga fituesit më të pëlqyer të “Top Fest”, Alban Skënderaj shpalli çmimin “Best Balade”. Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.

Show dhe surpriza

Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel.

Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te “Top Fest”, ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani./ Top Channel/

Dasmë në një shesh të Turqisë

Dasmë në Turqi(Stoyan Nenov, Reuters/Contrasto)
Dasmë në Turqi(Stoyan Nenov, Reuters/Contrasto)

Rama:Do e kthej Vlorën në portin turistik të Mesdheut

rama njerezNdalesa e radhës së kreut të PS-së Edi Rama, ishte Kanina ku zhvilloi një kënd fjale me banorët e zonës. Rama duke iu përgjigjur interesit të banorëve tha se fushata e 23 qershorit është për të zgjedhur “mes shtetit rrokopujë, apo për shtet që zgjidh problemet”. Rama vlerësoi se deri më tani rruga e zhvillimit për komuna dhe qytetet në vend ka qenë e gabuar

“Kjo fushatë nuk është një fushatë për të zgjedhur mes dy palësh, kjo është fushatë, edhe 23 qershori është për të vendosur për shtet rrokopujë dhe gllabërim, se apo do të ndërtojmë shtet për të sjellë ujin në parcele. Deri më sot rruga e zhvillimit për qytet dhe komunat ka qenë rrugë e gabuar dhe asnjë bashkëpunim për të parë zhvillimin si qëllim të realizueshëm në rrugën e përbashkët ku të koordinohen forcat potencialet dhe energjinë. Ne do i japim prioritet zhvillimit rajonal duke nxitur bashkëpunimin mes gjithë njësive të pushteti vendor”, tha Rama.

Rama si deputet i Vlorës, premtoi se do të zbatojë një plan të posaçëm për zhvillimin e turizmit për të kthyer qytetin bregdetar si portin e turizmit të Mesdheut.

“Si deputet i Vlorës iu them se ne do të ndërtojmë një projekt të posaçëm për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të turizmit, një model të integruar që të përputhet brenda një kornize edhe detin edhe trashëgiminë kulturore dhe agro-biznesit dhe agro-turizmit, në mënyrë që ata që vinë në këtë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, të kenë një hapësirë shumë më të madhe se hapësira 1 dhomë në hotel dhe për tu larë në det, i japim prirje shtrirje në kohë të turizmit, për të transformuar Vlorën në një port të Mesdheut bashkë me Durrësin dhe me tutje bashkë me Shëngjinin”, premtoi Rama.

Rama edhe në këtë kënd fjale ju kërkoi vlonjatëve, që të mos votojnë për kandidatin e pavarur Arben Malaj, pasi cdo votë për të shkon në favor të PD-së dhe penalizon PS.

“Unë nuk iu them kurrë mbylleni derën si mik, por ndihmojeni si mik se nuk ka asnjë votë për të se vota për 23 qershor nuk është për miqësia, por për të shpëtuar veten dhe Shqipërinë nga varfëria dhe rrënimi. Vota nuk është për të punësuar një njeri, por për të pushuar nga puna një kryeministër që e rrënoi Shqipërinë dhe po bredh a thua se këto vite ishin shaka. Vota për Arben Malajn ndihmë për Saliun, se i hiqen PS dhe aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe e merr lumi votën. Është një votë pak për ne dhe një më shumë për Saliun. Fare mirë këtë herë mund të mos ishte deputet dhe mund ti shërbente në mënyrë tjetër Vlorës dhe shoqërisë. Xhaxha unë me ty jam, por unë nuk dua të mos e hajë ujku por mos të marrë vota”, tha Rama.

 

Ardian Prrenjasi i rrëfen të vëllait në qeli: Nuk e kam vrarë Julian Çelën

prrenjasiPak ditë më parë në ambientet e izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka ndodhur një ngjarje e cila vë në pikëpyetje dëshminë e Ardian Prrenjasit në lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela. “Manjaku” 45-vjeçar i arrestuar me akuzën për përdhunimin e një 10-vjeçari në Laprakë, i ka rrëfyer një të afërmi gjatë një takimi në qeli se “nuk e kam vrarë unë Julian Çelën, dhe nuk kam lidhje me zhdukjen e tij”.

Pohimi është bërë nga i arrestuari pak çaste pasi është përballur me të afërmin e tij në ambientin e izolimit. Gazeta “Panorama” e mësoi këtë informacion pak ditë pas takimit në qeli që Ardian Prrenjasi ka pasur me një të afërm të tij. Informacioni u dha nga burimet e grupit të hetimit, që janë të informuara në lidhje me çështjen. Sipas të dhënave që u bënë të ditura jozyrtarisht, personi që ishte takuar në qeli me Ardian Prrenjasin kishte qenë i vëllai i tij, B.Prrenjasi, i ardhur në Tiranë nga Përrenjasi për të takuar 45-vjeçarin e arrestuar.

Takimi mësohet se është lejuar sipas ligjit dhe rregullores dhe në ambientin ku ka ndodhur komunikimi mes dy vëllezërve, ka pasur një apo dy efektiva policie. Komunikimi mes Prrenjasit dhe vëllait të tij ka ndodhur në ambientet e izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.