Apeli zhvillon seancën e parë më 19 korrik për “21 janarin”

61

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Në apelimin drejtuar Gjykatës së Apelit, Prokuroria kërkon gjykimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, për akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese ndaj Faik Myrtajt dhe Agim Llupos, për vrasje me dashje në rrethana të rrezikshme të shtetasve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.

21-janari1Prokuroria, në ankimin drejtuar Gjykatës së Apelit, thekson se akuzën e ngritur e konsideron të provuar mbi bazën e dëshmive të marra në hetimet paraprake dhe gjatë procesit gjyqësor, si dhe nga ekspertizat e kryera dhe administrimi i provave materiale.

Në apelimin e çështjes së 21 janarit organi i akuzës nuk do të ketë as ndryshim të masës së kërkuar të dënimit, 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet burg për Agim Llupon.

Në 7 shkurt, gjykata shpalli vendimin duke i dhënë pafajësi të pandehurve të procesit “21 janarit”, ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo.

Prokuroria e Tiranës i akuzonte ata për “vrasje me dashje” të më shumë se dy personave, për shkak të cilësive të viktimave, por gjykata e hodhi poshtë.