Rama nga Tepelena: Hallet tuaja do të jenë hallet e mia

60

mitingu-psKreu i PS-së, Edi Rama duke iu referuar premtimit që kryeministri i vendit bëri në kuadër të festimeve të 100 vjetorit për kthimin në atdhe të kokës të ‘Ali Pashë Tepelenës’, kryesocialisti tha se Përmeti, Tepelena dhe Gjirokastra më 23 qershor do i ‘presin kokën’ pushteti që e varfëroi për tu pasuaruar vetë.

“Saliu doli një ditë dhe u tha shqiptarëve se do u sillte kokën e Ali Pashë Tepelenës nga Turqia në Shqipëri, e në fakt i uli kokën Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, duke mos jua ndërtuar kurrë rrugën që merituat. Prandaj edhe Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, e gjithë Shqipëria do t’ia heqë kokën pushtetit të korrupsionit, pushtetit të një grushti njerëzish, pushtetit që varfëroi tërë popullin shqiptar për t’u pasuruar për vete. Vota e Tepelenës, vota e Gjirokastrës, vota e Përmetit, vota e këtij Qarku të harruar, të braktisur, të varfëruar, do të shkojë tek numri i bekuar i çlirimit, tek 29-ta për të çliruar energjinë e jashtëzakonshme të këtij populli të marrë peng dhe për t’i hapur rrugë Rilindjes që duam”, u shpreh Rama gjatë takimit elektoral pasditen e djeshme në Tepelenë.

Rama premtoi se 100 e para të mandatit do të bëjë zero taksën e biznesit të vogël dhe të ushqimit të për popullin ,që sipas tij e kanë varfëruar dita ditës.

“Unë dua të ju them disa fjalë shumë të thjeshta sot. Së bashku ne do të bëjmë të mundura ato gjëra që padrejtësisht 20 vjet i janë bërë të pamundura këtij populli, së bashku ne do të rimëkëmbim ekonominë, do të hapim 300 mijë vende të reja pune, do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, do të çojmë ujin në çdo familje dhe në çdo parcelë, do të pesëfishojmë financimin e shtetit për bujqësinë dhe për blegtorinë, do t’u japim fëmijëve të këtij vendi arsimin më të mirë, sepse mësuesit nuk do të hyjnë më në punë duke paguar para dhe as me urdhër partie, por mësuesit do t’i zgjedhim së bashku me komuniteti e prindërve. Ne që në 100 ditët e para do ta bëjmë zero taksën e biznesit të vogël për të gjithë ata që janë vetëpunësuar dhe mbajnë familjen e tyre me një dyqan dhe do t’ju përgjysmojmë edhe tatimin e fitimit. Ne do t’i japim fund braktisjes së fshatit dhe do ta fillojmë Rilindjen aty ku fillon edhe rruga e prodhimit të ushqimit për popullin, tek fshati. Ne nuk do t’i kërkojmë më familjeve të zakonshme të këtij vendi të paguajnë 20% taksë për kilen e bukës, 20% taksë për kilen e qumështit, 20% taksë për kokrrën e vezës apo kilen e vajit, miellit e orizit, do t’i bëjmë zero taksat e ushqimit për popullin”, premtoi Rama.

Duke i kërkuar tepelenasve që më 23 qershor të votojnë për Partinë Socialiste, Rama u zotua se: “se nuk do ta harroj kurrë këtë pritje të jashtëzakonshme dhe nuk do të ju tradhtoj kurrë, hallet tuaja do të jenë edhe hallet e mia, problemet tuaja do të jenë problemet e mia dhe në përpjekjet për të dalë nga varfëria, nga papunësia, nga izolimi unë do të jem në krahun tuaj.