Turqi, sheshi Taksim betejë përleshjesh

85

606x341_226734_turchia-a-piazza-taksim-menPërleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Sheshin Taksim të Stambollit.

Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotov dhe fishekzjarre.

Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur.

Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës që kur kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Më herët, kryeministri Recep Rayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.

Demonstratat antiqeveritare kanë nisur gati dy javë më parë, pasi policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.