Mbyllet Televizioni Publik Grek, ERT

54

ert_390Qeveria greke ka lajmëruar, se do të mbyllë televizionin publik ERT, për ta rihapur sërish atë me më pak punonjës. Sipas burimeve të së përditshmes Ekathimerini, Kryeministri grek Antonis Samaras, e ka marrë tashmë vendimin për mbylljen e tij.

Aktualisht në ERT, janë të punësuar 2800 punonjës. Nuk është e qartë akoma, se në ç’nivel do të jenë shkurtimet e personelit. Greqia duhet të pushojë rreth 2.000 punonjës të shërbimit publik, deri në fund të këtij viti dhe rreth 15.000 mijë deri në fund të vitit 2014. Të larguarit do të procedojnë nëpërmjet reduktimit vullnetar, ose daljes në pension të parakohshëm ose duke dhënë dorëheqjet.

Nuk është e qartë se, si kjo lëvizje do të prekë shërbimet e ndryshme të ERT-së, duke përfshirë TV dhe stacionet e radios. Po ashtu nuk është e qartë as, se si do të realizohet ky proces dhe sa do të jenë kursimet që mund të përfitohen nga kjo lëvizje. Ajo që theksohet si e rëndësishme, është roli që aktualisht ka ky televizion publik në opinion. Gjithsesi ajo, çka është e sigurt në ditët në vijim, janë protestat e vazhdueshme kundër planeve të qeverisë.