BE paralajmëron: Shmangni dhunën

53

drapeau-europeenBashkimi Europian nëpërmjet një Deklarate për Shtyp, ka kërkuar shmangjen e dhunës në mënyrë, që zgjedhjet të zhvillohen në një kuadër të qetë dhe paqësor. Delegacioni konfirmoi, se po e ndjek nga afër procesin.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi”, thuhet në deklaratë.